Lufta në Kosovë, Majko: Ja
politikani shqiptar spiun i huaj

Lufta në Kosovë, Majko: Ja<br />politikani shqiptar spiun i huaj
Deputeti i Partisë Socialiste Pandeli Majko ka reaguar pas letrës së ambasadorit të SHBA për deputetët,që iu kërkonte miratimin e Reformës në Drejtësi edhe pa dakordësinë e liderëve politikë, ku ka thënë se Reforma në Drejtësi do të prekë vetëm "sovranitetin" e korrupsionit në Drejtësi. Majko ka sjellë në kujtesë një histori të pashkruar gjatë luftës së Kosovës ku ka zbuluar se në atë kohë është zbuluar një politikan shqiptar bashkëpunëtor i një shërbimi inteligjent kundërshtar të “shkrirë”

Në reagimin e tij në faqen Facebook Majko shton se Shqipëria rrezikon që të futet në spiralen anti-perëndimore.

Majko shton se letra është e paprecedentë dhe situata e rkijuar e ka çuar vendin në një udhëkryq të pazakontë.
 
Majko thekson se kur politika dhe frika bëhen bashkë, izolojnë Shqipërinë.

Sakaq, ai i ka bërë apel kolegëve që më 21 korrik, politika të kthehet në krahun e interesave kombëtare.

Ja reagimi i plotë
UDHETIMI DREJT ASKUNDIT SI ALTERNATIVE…
Letra e djeshme e Ambasadorit të Shteteve të Bashkuara drejtuar deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë ka sjellë një udhëkryq të pazakontë. Ajo është përgjigja ndaj saj.
Letra e Ambasadorit Lu është e paprecedentë për mënyrën se si politika amerikane vendos raportet me një cështje në pamje të jashtme si “cështje e brendëshmë” e një vendi.
Ka pak njerëz, por KA edhe në Partinë Demokratike që e kuptojnë “kodin” e saj. Kjo parti u krijua si aspiratë ndaj Perëndimit e shoqërisë shqiptare përpara 25 viteve. Ky është fakt.
Shqipëria aktualisht rrezikon të përfshihet në një spirale anti-perëndimore. Ky është një rrezik real. Askush nga ata që bëjnë sikur flitet për një “interes personal” të një ambasadori, me këtë që po ndodh, janë duke thënë të vërtetën. Eshtë e tepërt që letra e Ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës të shikohet e lidhur edhe me “refuzimin” e Edi Ramës për dialog. Ky i fundit, në këtë fazë të reformës, nuk ka cfarë “të negociojë” edhe po të dojë ta bëjë këtë.
E vërteta e vërtetë është se politika shqiptare nuk është vënë nën presion për të pranuar të “pamoralshmen” apo “kapjen e sistemit”. Arsyetimi se refuzimi i reformës së drejtësise është një akt sovraniteti është ironik. Edhe zhurma nën tavolinë për refuzimin e një “Euleksi” në Shqipëri nuk ka asnjë paralele për një vend anëtar të NATO-s. Reforma e drejtësisë do të preki vetëm “sovranitetin” e sistemit të korrupsionit në vend. Refuzimi i kësaj Reforme do të njollosi vendin dhe politikën e tij. Statusi ndërkombëtar i Shqipërisë dhe jo sovraniteti i saj është ai cfarë diskutohet me votimin ose jo të reformës në drejtësi.
Refuzimi i Reformës të Drejtësisë nuk do të jetë një akt ku “cudia më e madhe zgjat tre ditë!” Letra e Ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës bën të qartë se politika shqiptare është përgjegjëse për një vendim që shkon përtej një mandati katër vjecar për të cilin ajo është votuar.
Refuzimi i Reformës së Drejtësisë do të konsiderohet një akt frike i politikës. Historikisht kur politika dhe frika janë bërë bashkë ato e kanë izoluar Shqipërinë. Ata që kuptojnë, e dinë që letra e ambasadorit Lu, nuk ishte “letra e Lu-së”. JO!
Shqipëria është shteti më i sabotuar në historinë europiane. Edhe për këtë arsye, ai është drejtuar nga interesat e politikanëve të cilët krijuan përshtypjen se shqiptarët i “lodh” miqësia më shumë se armiqësia… KJO NUK ESHTE E VERTETE! Letra e Ambasadorit të vendit që ka qenë i gatshëm të bëjë LUFTE për shqiptarët pohon pikërisht këtë fakt.
Në të tilla raste në historinë e cdo vendi ka “histori të pashkruajtura”. Po kujtoj dicka, i detyruar nga rrethanat. Gjatë Luftës së Kosovës, një politikan shqiptar u dekodifikua si bashkëpunëtor i një shërbimi inteligjent kundërshtar të “shkrirë”. Përballë mosbesimit tim bashkëfolësi i huaj me një të folur cinike më tha shkurt: “Nuk keni pse shfaqni mërzi për njerëz që nuk e meritojnë. Ata janë vec të mërzitshëm në mërzinë e tyre. Janë njerëz pa kohë! Nuk meritojnë asgjë!”…
Të kthesh kokën pas në momente të vështira është gabim. Por, kjo edhe ndodh kur ngjarjet përsëriten. Dikur student vendosa të përbuz! Përbuza politikën e vendit tim që drejtohej nga njerëz “pa kohë” që na udhëhiqnin drejt ASKUNDIT! Kjo ndodhi përpara se të vinte dhjetori i vitit 1990.
21 korriku është një ditë e rëndësishme për Shqipërinë dhe shqiptarët. Politika duhet të vendoset në krah të interesave kombëtare të vendit. Shqiptarët inatin dhe zemrën i kanë njëlloj! Me votë politika duhet të zgjedhi midis të parës dhe të dytës. Abstenimi, në këtë rast, është “KUNDRA”. Udhëkryqet në histori përbuzin naivitetin dhe ata që bëjnë si të tillë. Refuzimi i UDHETIMIT DREJT ASKUNDIT është interesi ynë kombëtar. Në rrethana të ndryshme REFUZIMI I PERENDIMIT ka ndodhur edhe më parë nga Shqipëria. Ndaj sot, justifikimi nuk ekziston. Pohimi i vetëvetes është akt jo fjalë! Sigurisht.
 
Redakia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Rikthehet Broja, sulmuesi gjen minutat e para për këtë sezon me Everton U-21

Rikthehet Broja, sulmuesi gjen minutat e para për këtë sezon me Everton U-21