Një fundjavë në Dubai e gjyqtares së Gjykatës së Posaçme, Engjëllushe Tahiri, ka bllokuar disa procese gjyqësore në Tiranë. Toga e zezë e GJKKO-së është bllokuar për shkak të luftës në Dubai dhe prej ditësh nuk vjen dot në atdhe.

Mungesa e saj prej anulimit të fluturimeve si pasojë e situatës së paprecedent në atë rajon, ka ndikuar për shtyrjen e një sërë seancash gjyqësore në GJKKO, ku ajo është pjesë e trupave të gjyqtarëve.

Vetëm këtë të enjte 3 seanca u shtyn prej mungesës së saj, mes të cilave edhe procesi i rëndësishëm “Plumbi i Artë”. Në gjyqin në fjalë, anëtari i trupës gjykuese, Besmir Stroka, tha se seanca radhës do të mbahet në datë 10 mars ora 10.00.

Mungesa e saj deri në datën 9 mars rrezikon të dështojë edhe seancën për çështjen e Erion Veliajt, e planifikuar të mbahet në datën 9 mars.