Lufta në Lindjen e Mesme vijon të përshkallëzohet dita ditës. Nefail Emini, ekspert për marrëdhëniet ndërkombëtare tha sot në ‘Shtypi i Ditës dhe Ju’ se nëse Huthët përfshihen në këtë konflikt mund të shkaktojnë një tronditje në të gjithë botën

“Përfshirja e Huthëve ka shkaktuar një përshkallëzim të konfliktit. Huthit kanë ndëshmuar se mund të sulmojnë anijet cisternë. Nëse e bëjnë këtë ata mund të shkaktojnë një tronditje globale. Ata kanë dëshmuiar se mund të dëmtojnë edhe tubacionet e naftës”, tha Emini.

Ndër të tjera ai shtoi se deklarata e presidentit amerikan për marrjen e naftës së Iranit është një formë presioni për të marrë ishullin Kharg, vendi ku përpunohet dhe eksportohet 90% e naftës iraniane.

“SHBA-të kanë rritur prezencën ushtarake, rreth 50 mijë trupa në Rajon. Mendoj se deklarata e Trump është një lloj presioni për ishullin Kharg për shkak se është ishulli kryesor ku përpunohet dhe eksportohet 90% e naftës iraniane dhe më pas shpërndahet në tregjet ndërkombëtare. Është artieria jetike e regjimit të ajatollahëve. Nëse SHBA e merr këtë ishull atëherë industria energjitike e Iranit merr fund. Me ndihmën e Emirateve të Bashkuara SHBA-të mund të marrin ishujt strategjikë për Iranin”, theksoi ai.

Në përfundim Emini nënvizoi lufta po e çon botën drejt një krize të ushqimeve dhe kjo për shkak të ngritjes së çmimeve të plehërave artificialë.

Lufta në Iran ka shkaktuar ka goditje të fuqishme në ekonminë globale, po shkojmë drejt një krize të ushqimeve, për shkak se Lindja e Mesme prodhon 20% të totalit të plehut artificial në botë dhe 46% uresë të cilët janë shumë të rëndësishme për të rritur rendimemtin në bujqësi dhe agrokulturë. Çmimi i uresë është rritur mbi 60% të gjithë botën”, përfundoi ai.