Lufta në Lindjen e Mesme në prag, Rusia furnizon me armë të reja Iranin, sulmi mund të nisë që nesër! Tajani: Italianët kthehen sa më shpejt nga Libani
Moment nga bombardimet në Gaza
Tensionet po rriten në Lindjen e Mesme pas vrasjes në Iran të Ismail Haniyeh, udhëheqësit të Hamasit, e cila ndodhi të mërkurën e kaluar (31 Korrik) në Teheran. Irani zyrtar ka akuzuar se “vrasja ishte e planifikuar nga regjimi sionist”.
Teksa ekziston edhe frika e hakmarrjes nga Irani, i cili mund të nisë sulmin e tij që nesër, pas zhvillimeve më të fundit gjeo-politike dhe ushtarake që vijnë nga Moska. Kjo e fundit njoftohet se ka furnizuar Teheranin me armatime të reja.
Ndërkohë, Tel Avivi po përballet me një valë të re raketash që vijnë nga Libani dhe një goditje me thikë në qytetin Holon, ku një djalë palestinez vrau një grua dhe plagosi të paktën tre persona.
Sipas raportimeve nga disa media ndërkombëtare dhe “Channel 14” në Izrael, Rusia po ndihmon në pajisjen e Iranit me armë të reja në përgatitje për një luftë kundër Izraelit. Moska thuhet se ka vendosur sisteme të avancuara të luftës elektronike në Iran, duke përfshirë ato që mund të dëmtojnë ose prishin sistemet ushtarake në një distancë deri në 5,000 kilometra, raporton “La Repubblica”.
Disa blogerë ushtarakë shkruajnë se gjatë fundjavës Rusia zbarkoi në aeroportet iraniane aeroplanë transporti “Ilyushin”, që mbanin municion dhe “Iskander”, një raketë balistike e përdorur në luftën me Ukrainën.
Edhe Roma zyrtare ka reaguar në lidhje me situatën më të fundit në Lindjen e Mesme.
“Duke pasur parasysh përkeqësimin e situatës, ftojmë italianët që qëndrojnë përkohësisht në Liban të mos udhëtojnë në jug të vendit dhe të kthehen në Itali me fluturime komerciale sa më shpejt të jetë e mundur”. Kështu ka shkruar ministri i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajani, teksa më herët ishin edhe shtete të tjera perëndimore që këshilluan qytetarët e tyre që të evakuoheshin sa më parë nga “zonat e nxehta”.
A.Q/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
PS abstenon e s'e çon mandatin e Xhaçkës në Kushtetuese, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
26.8%
-
Të gabuar
68.2%
-
Nuk e di
5%
Vota total: 2003
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
VIDEO/Flota ruse shfaq ‘muskujt’ e saj në Mesdhe, një nga nëndetëset ‘zhduket’ gjatë rrugës për në Siri
13 Shtator, 15:02
-
Rusia dëbon 6 diplomatë britanikë për spiunazh
13 Shtator, 10:31
-
SHBA shqyrton mundësinë që Ukraina të përdorë raketat perëndimore për të goditur brenda Rusisë
13 Shtator, 08:19
-
VIDEO/ Shikoni se si ushtria ukrainase rrëzon bombarduesin rus duke e shenjëstruar nga një motoskaf!
13 Shtator, 07:51
-
SHBA sanksione të reja ndaj Iranit, pas akuzave se Teherani po furnizon Rusinë me raketa
11 Shtator, 09:04
-
SHBA: Dërgesa e raketave balistike iraniane në Rusi do të ishte “përshkallëzim dramatik”
10 Shtator, 14:01
-
Polonia neutralizon një grup sabotuesish të lidhur me Bjellorusinë dhe Rusinë
9 Shtator, 16:36
-
Kina dhe Rusia me stërvitje të përbashkëta ushtarake
9 Shtator, 15:27
-
Lufta në Ukrainë/ Dorëhiqet edhe ministri i Jashtëm Kuleba, 4 largime nga kabineti! 51 të vrarë në masakrën e Poltavës
4 Shtator, 07:43
-
Masakër në Ukrainë/ Rusia sulmon me raketa balistike qytetin Poltava 49 të vdekur, 219 të plagosur! Zelensky: U goditën shkolla dhe spitali, Moska do paguajë! Tre ministra japin dorëheqjen (VIDEO)
3 Shtator, 14:32
-
Pamje terrorizuese nga fronti i luftës Rusi-Ukrainë, shpiket droni flakëhedhës! Mister kush e ndërtoi, Moska: E bënë inxhinierët tanë! Ukraina: Shpikje e jona
3 Shtator, 09:26
-
Lufta/ Bomba ruse mbi jetimoren në Sumy, edhe 2 fëmijë të plagosur! Moska avancon në rajonet e Donetskut, Kievi i përgjigjet
2 Shtator, 07:07