Lufta në Gjirin Persik ka shkaktuar tashmë një largim të pasurve, edhe pse jo të gjithë janë të gatshëm të kthehen në shtëpi.

Për shumë evropianë, Italia shihet si opsioni më strategjik. Ndryshe nga rregullat më të rrepta të Mbretërisë së Bashkuar, rezidentët e rinj që nuk kanë paguar taksa në vend për të paktën nëntë nga 10 vitet e fundit nuk duhet të paguajnë taksë mbi të ardhurat e tyre të huaja, në këmbim të një takse vjetore fikse prej 300,000 eurosh. Ata më pas taksohen mbi të ardhurat italiane dhe fitimet nga investimet brenda pesë viteve nga zgjedhja e taksës fikse.

“Regjimi është i thjeshtë dhe njerëzit e duan,” thotë këshilttari financiar Marc Acheson. “Italia është një vend i bukur, Milano ka një sektor të thellë të shërbimeve financiare, shumë nga gjërat që bëjnë Londrën tërheqëse, Milano i ka gjithashtu.”

Rreth 5,000 persona janë regjistruar tashmë në skemën e taksës fikse italiane. Fillimisht shumë aplikantë ishin italianë që kishin jetuar në Londër, por pas pandemisë nisi një rritje eksponenciale.

Një valë tjetër interesi po vjen tani nga Gjiri Persik. Italia është e shpejtë në përpunimin e aplikimeve. Kështu, po tërheq kryesisht njerëz që largohen nga rajoni dhe duan të zhvendosen në Europë për të përfituar nga taksa fikse dhe cilësia e jetës.

Ky influks i komunitetit të ri të pasur po rrit tashmë çmimet në Milano. Çmimet e pronave janë rritur me 38% gjatë pesë viteve të fundit.

Milano ka tejkaluar së fundmi Venecian si qyteti më i shtrenjtë në Itali, me një çmim mesatar prej 5,171 euro për metër katror në nëntor 2025. Sipas vlerësimeve, tani ka rreth  30-40% më shumë blerës ndërkombëtarë në treg sesa dy vjet më parë.

Skemat e tjera të lehtësimit tatimor lejojnë banorët e rinj ose ata që kthehen në Itali të taksohen vetëm mbi 50% të të ardhurave për pesë vjet. Disa përfitime më të mëdha janë të disponueshme për disa banorë.

Ndërkohë, jeta po ndryshon shpejt në Milano. Si Dubai, galeritë, klubet private dhe hotelet po shumohen: qeveria italiane uli TVSH-në për shitjet dhe importet e veprave artistike nga 22% në 5%, një nga tarifat më të ulëta në Europë, duke nxitur zgjerimin e galerive si Thaddaeus Ropac në qytet. Në 2024, Via Monte Napoleone tejkaloi Upper Fifth Avenue të Neë York-ut si rruga më e shtrenjtë e blerjeve në botë. Ajo humbi vendin e parë në favor të Bond Street në Londër në prill, megjithëse pedestrianizimi në maj do ta rikthejë në krye këtë vit.

Markat po ndjekin valën e re të parave, duke përfshirë filiale të reja për klubet private Casa Cipriani dhe Soho House.

Të njëjtat ndryshime po ndodhin edhe në Romë ku pritet të hapen hotele si Rosewood dhe Four Seasons në 2026 dhe 2027.

Edhe pse Milano është një qytet ndërkombëtar gjatë javës së modës, mbetet për t’u parë nëse do të mund të sfidojë Dubain si qendër e elitës globale./The Guardian