Karabina: Akuzat e Berisha e Bardhi ndaj Bashës, politike! Luftojnë për interesa personale! Kaosi në Kuvend nga grupi ‘Foltores’? Fyese për demokratët

‘Lufta’ mes demokrate është më e thelluar pas lëvizjes së një grupi deputetësh me në krye Gazment Bardhi nga PD tek ‘Foltorja’. E fetuar në Report Tv me gazetarin, Nertil Agalliu zëdhënësja e PD-së, Mirela Karabina thotë se të gjitha akuzat e bëra nga Bardhi për kryedemokratin Basha janë politike, e se dyshja Berisha-Bardhi janë duke luftuar për interesa personale.

Deklarata e Karabinës vjen fill pas përplasjes së fortë në Parlament mes Bardhit dhe Bashës, të cilët akuzonin njëri-tjetrin se kishin lidhje me kullën që po ndërtohet pas Teatrit të Operës dhe Baletit në Tiranë.

‘Ne kemi kallëzuar në SPAK kullën ‘Mali i Tiranës’.

Akuzat e tjera nga pala tjetër janë thjesht për politkë. Nuk bëjnë gjë tjetër përveçse vazhdojnë të djerrin besimin e qytetarëve.  

Berisha dhe Bardhi po luftojnë për interesa personale, s’janë për interesat e demokratëve.’- tha Karabina.

Një koment e pati edhe për kaosin që shkaktuan deputetët e Rithemelimit në Kuvend. Karabina tha se ishte një shfaqje skandaloze dhe fyese për demokratët.

‘Pamje të trishta, pamje fyese dhe tallëse për demokratët. S’është forma dhe mënyra për të luftuar këtë keqqeverisje. Shtim i dozës së neverisë nga qytetarët për partitë politike. Lëvizja foltore ka dy vjet që mban peng opozitarizmin.’- përfundoi Karabina.

G.MO/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Këngëtarja Parashqevi Simaku komunikon me djalin dhe ish-bashkëshortin

Këngëtarja Parashqevi Simaku komunikon me djalin dhe ish-bashkëshortin