‘Lufta’ në PD, Kulluri zbulon për Report Tv: Po përgatis një platformë për zgjidhjen e krizës! Basha nëse është kaq trim të bëjë zgjedhje

Selia blu pas pasdites së djeshme ka marrë hijen e një skene lufte, ku viktimë “ra” Partia Demokratike, ndërsa teksa po komentonte mbi situatën, ish-kryetari i anëtarësisë së Këshillit Kombëtar të PD, Edvin Kulluri zbuloi për Report Tv se po përgatit një platformë për t’i dhënë fund krizës politike brenda partisë.

“Jam duke shqyrtuar edhe idenë për të dal me një propozim për të gjitha palët, me një platformë për zgjidhjen e krizës, nuk e kam marrë vendimin akoma sepse janë të gjithë palët shumë emocionale dhe ka një acarim shumë të madh nga ana e demokratëve. Kemi pasur shumë kriza brenda PD, por si kjo asnjëhere! Jemi në një kaos despotik dhe hipokrizie.”, u shpreh ai.

Duke folur mbi situatën kaotike në të cilën ndodhet Partia Demokratike në këto momente, Kulluri tha se zgjidhja e vetme janë zgjedhjet e ndershme, duke shtuar se ky është mekanizmi i vetëm politik që mund t’i shpëtoi.

“Këtu ka një shkak dhe një pasojë, politika është shkak pasojë. Nuk ka zgjidhje tjetër përveç se të bëhet një proces zgjedhor. Nuk di asnjë mekanizëm tjetër politik që mund të zgjidhi krizën. Kjo krizë në PD nuk është vetëm lidershipi, është një krizë që është transmetuar duke shkatërruar strukturat e PD në bazë. Sistemi i përfaqësimit është goditur prej vitesh.”, tha ai.

Ai tha se Basha është kryetari formalisht dhe jo moralisht, duke shtuar se është minoranca.

“Ky njeri që është autokrat, ky njeri që nuk jep llogari për asgjë, ky njeri që merr çdo vendim pa pyetur, që nuk merr parasysh anëtarësinë, nëse është kaq trim pse nuk hynë në një garë të barabartë. Unë mendoj që ai nuk është kryetari i partisë, formalisht po, por moralisht jo. Lulzim Basha është minorancë, kjo është e qartë.”, tha Kulluri.

Ai tha se PD i mungojnë prej kohësh elementet e një partie të vërtet, ndërsa shtoi se njerëzit rrinë për forcë zakoni.

“Ka vite që PD i mungojnë elementet për të qenë një parti, është një muze dylli njerëzi rrinë për nostalgji dhe forcë zakoni.”, shtoi ai.

 

J.GJ./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 10/01/2022 01:06

    Po si ke per te bere platforme per te gjithe palet,per te zgjidhur krizen,kur dhe vete ne kete interviste nuk je i zoti te qendrosh neutral,por merr ane,duke dale kunder Bashes?!Te pakten meso te jesh eluziv si politikan ne deklarata,mos e nxirr veten kaq hapur.

    Përgjigju
  • LORA: 09/01/2022 19:25

    Kujt i drejtohet ky kullurja? Atyre qe e dine fort mire se zeja e tij eshte sekserlleku ne zullum?!

    Përgjigju
  • Gripi: 09/01/2022 15:54

    Ik o bedeli i Ylli Spangos ng dukati ik se mire qe je i peshtire por je dhe idiot. PD eshte parti e tropojes ndersa ti je nje delirant medioker qe te buzeqeshi fati disa kohe.

    Përgjigju
  • Dukati: 09/01/2022 14:27

    Kur jep mend dhe ky melciav e Dukatit qe kur flet sikur pertyp ket temin.

    Përgjigju
  • Ben: 09/01/2022 13:57

    Vazhdo,vazhdo ta pergatitesh,avash avash,me kujdes.Me ju qe jeni aty,pergatit çfare te duash,nje vërë ne uje do besh.Po nuk dili ndonje tip serioz qe ta marri partine me "dhune", ju vetem ricikloni budallallikun tuaj.Niveli i te gjithve ju,eshte shume qesharak.Ju nuk keni stof lideri,te gjithe ju,jeni nivel kafje,zero politikane ne nivel normal.Te gjithe e shihni partine si trampoline per te fitur privilegje etj.Puno,puno per programin.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion