Lufta në PD me 2 Kuvende, Kadilli në 'Kontrast': Basha dhe Berisha po konkurrojnë me vendime personale! Unë do të shkoj te të dy

Vendimin e Lulzim Bashës për të mbajtur një Kuvend të PD-së në 18 dhjetor, Fatbardh Kadilli e cilëson personal. Në studion e emisionit ‘Kontrast’ ai tha se pavarësisht kësaj lëvizje politike, e nevojshme për demokratët është që të mbahet një Kuvend i përbashkët.

“E thamë se kemi të bëjmë me dy autokratë. Me këto vendime, do të kemi dy Kuvende, një të Sali Berishës dhe një të Lulzim Bashës. Por jo një Kuvend të Partisë Demokratike dhe të demokratëve ku të kishte përballje”, tha Kadilli.

I pyetur se në cilin Kuvend do të shkojë ai vetë, Kadilli tha se do të jetë i pranishëm te të dy. Për Kadillin, Basha duhet të iki se është humbës, ndërsa Berisha nuk ka pse të rikthehet sepse është i mundur

“Unë nuk do të braktis asnjë delegat. Do të shkoj tek të dy Kuvendet. E kam thënë se duhet një Kuvend për të bashkëbiseduar si qytetarë. Sepse shoqëria ka zhvillime të tjera që duan një debat. Nëse do të diskutohen këto, do të ishte një fitore për PD. Por unë do të shpall të vërtetën time me të cilën besoj se janë shumica e demokratëve. Basha duhet të iki se është humbës. Berisha nuk ka pse të rikthehet sepse është i mundur”, tha Kadilli.

Sipas Kadillit, Partia Demokratike komandohet ende nga Sali Berisha, teksa theksoi se disa mandate apo rikandidime duhen kufizuar.

“Në Partinë Demokratike unë shoh që edhe pas 31 vitesh e komandon Sali Berisha. Pse s'kufizohen mandatet diku: S’ke të drejtë më shumë se dy mandate? Klinton apo Obama fitonin ngady mandate dhe ishin të kufizuar. Është një standard etik", tha Kadilli.

Ai nuk la pa komentuar as zgjedhjet lokale në Kosovë, ku tha se i dhanë Shqipërisë një leksion. Sipas tij, jeta politike në anën tjetër të kufirit tregon se shqiptari dhe demokracia bashkëjetojnë shumë mirë.

“Ishte një leksion që vjen nga dinamika e demokracisë. Pra nuk është I papajtueshëm shqiptari me demokracinë. Shqiptari dhe demokracia bashkëjetojnë shumë mirë dhe këtë na e tregon Kosova. Nuk jemi subjekte që I nënshtrohemi monarkut dhe diktatorit. Një parti e re sfidoi dy parti të mëdha. Dhe këto të fundit, kur panë që humbën pushtet, liderët e tyre historikë u larguan. Pamë një ndryshim në drejtimin e PDK dhe LDK… Në Shqipëri ne nuk po e mësojmë këtë gjënë, sepse Edi Rama, Lulzim Basha, Ilir Meta janë dëshmitarë prej 31 vitesh dëshmitarë të jetës politike këtu. Çfarë kuptimi ka që Berisha vazhdon akoma? Dikush më tha që ka vota. Jo nuk ka vota, por ka pasues që i ka bërë të artë. Pasues ka edhe Enver Hoxha”, tha Fatbardh ai.

 

 

/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Nëntor, 23:23

    A po japin rezultat protestat e PD-së?



×

Lajmi i fundit

I mërzitur dhe me prerje në fytyrë e kokë, habit Guardiola: Doja të lëndoja veten

I mërzitur dhe me prerje në fytyrë e kokë, habit Guardiola: Doja të lëndoja veten