TIRANË- Pas debateve të nxehta dhe akuzave të forta, rreth orës 21.25 Lulzim Basha fitoi betejën në kryesinë e Partisë Demokratike duyke mbledhur 26 vota pro, 3 kundër dhe 7 abstenime për mbledhjen e Kuvendit me datë 18 dhjetor dhe jo me datë 11 si kërkonte grupi i Sali Berishës. Ndërkohë akuza të forta të kreut të PD-së Lulzim Basha ndaj Sali Berishës dhe organizatorëve të tjerë të Kuvendit të 11 dhjetorit. Ai shprehet drejtpërdrejtë se të gjithë e dinë në Elbasan se Suel Çela, kreu i një bande famëkeqe dhe Aqif Rakipi, janë "futur me kokë" në mbledhjen e firmave për Kuvendi e 11 dhjetorit.
"Tani, që Aqif Rakipi është futur me koke në këtë proces, e ka marre vesh gjithë Elbasani. A është futur Suel Çela? Po është futur! Dhe jam i bindur se është me porosi të Edi Ramës dhe jo të Sali Berishës. Po çfarë mund të beje një 20 e ca vjeçar 4 ore nën presionin e Suel Celës përveç të firmosë? Është turpi i kësaj partie të rrije nën mëshirë te Suel Celës, Aqif Rakipit, Tom Doshi dhe Xhelal Rrajës", mësohet të ketë thënë Basha.
Nga ana tjetër, Lulzim Basha duket se ka një zgjidhje për ta 'shpëtuar' Sali Berishën nga sikleti ku e ka futur veten me mbledhjen e firmave. Sot kryedemokrati nga mbledhja e Kryesisë ka vendosur që të thërrasë Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike më 18 dhjetor, fiks një javë nga data që ka deklaruar ish-kryeministri Sali Berisha, 11 dhjetor, që përkon edhe me themelimin e vetë partisë. Numri një i demokratëve, ka zgjedhur që t'i përgjigjet akuzave të ish-kryeministri në të njëjtën monedhë. Në një kohë kur Sali Berisha e cilëson si "peng të Ramës", Basha hedh akuza të forta duke thënë se Sali Berisha po bashkëpunon me Aqif Rakipin, Suel Çelën, Rrahman Rrajën dhe Tom Doshin, emra që PD-ja i ka sulmuar si të korruptuar e të lidhur me krimin.
"Cfare pune ka me PD, por nëse doni edhe me Sali Berishën: Qifja, Suel Çela, Rrahman Rraja, Tom Doshi Shpjegimi është i thjeshtë: Disa duan të jenë faktorë në PD dhe të vijojnë aferat e tyre korruptive e kriminale me PD-në siç kanë bërë e bëjnë me PS e Ramës. Disa të tjerë, që presin të shpallen non grata, u intereson kjo perplasje per te mbrojtur veten e tyre. Të gjithë këta që përmenda në një formë a tjetër janë njerëzit e Ramës, i shërbejnë vetëm Ramës, nuk vrasin mendjen as shqetësohen që demokratët janë pa bukë, janë nën presionin e pushtetit, janë papunë. U ka shkelur syrin Rama të futen në betejë nën flamurin e Berishës per te percare PD dhe zgjatur jeten politike të Edi Ramës. Kemi sakrifikuar shume per te mos e bere pis PD. Per ta mbajtur Partinë Demokratike të pastër nga krimi. Ska për të ndodhur as tani, as sot dhe as nesër", mësohet të ketë thënë Basha.
Lëvizja e Berishës ka trazuar ujërat në Partinë Demokratike e për të shmangur që kjo situatë të përsëritet sërish, Basha ka zgjedhur që të marrë masa e për këtë ka propozuar edhe ndryshime në statut. Report Tv me gazetaren Danjela Maloku ka zbardhur të gjitha pikat e rendit të ditës të mbledhjes së Kuvendit të PD në 18 dhjetor, ku mes të tjerave propozohen ndryshime për të ndëshkuar lëvizje si të Sali Berishës, që për numrin një të demokratëve nuk po bëjnë gjë tjetër veç se po dëmtojnë partinë. "Synohet disiplinimi i strukturave", mësohet të ketë thënë Basha në mbledhje.
“Çdo veprim apo akt tjetër, në çdo formë apo mënyrë, që bie ndesh me këtë vendim të Kryesisë së Partisë, do të përbënte dëmtim të interesave elektorale dhe politike të Partisë Demokratike.”- thuhet në pikën 3 të vendimit të propozuar nga kryetari i PD.
Tashmë demokratët janë vënë përpara dy zgjedhjeve, nëse do të shkojnë në Kuvendin Kombëtar e thirrur nga Sali Berisha, apo te ai i thirrur nga Lulzim Basha. Mirëpo kjo dilemë nuk vlen për kryedemokratin, i cili është i bindur se në 11 dhjetor nuk do të ketë Kuvend, të cilin e quan se po thërret një strukturë paralele të partisë, njësoj siç ato që po bën presidenti serb Aleksandër Vuçiç me Kosovën dhe Milorad Dodik me Bosnjen. Basha është shprehur se Sali Berisha edhe mund t’i shpallë luftës Amerikës, por këtë nuk mund ta bëjë në emër të Partisë Demokratike.
"E drejtë e tij, ta bëjë, t’ia kundërvendosë, mund t’i shpallë edhe luftë nëse dëshiron, por këtë siç kam thënë prej ditës së parë, nuk e bën dot as në emër të demokratëve dhe as në emër të PD. PD nuk mund të funksionojë me struktura paralele. Vetëm Vuçiç në Kosovë kërkon struktura paralele dhe Dodiku në Bosnje", mësohet të ketë thënë ai.
Kryesia e PD-së, e zgjedhur në fund të muajit gusht, zhvilloi sot mbledhjen e parë, të thirrur nga kryedemokrati Lulzim Basha, mes kërcënimeve të Berishës për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të partisë. Kjo mbledhje Kryesie, organi më i rëndësishëm vendimarrës i partisë, vuri edhe njëherë Bashën përballë mbështetësve të Berishës, mes të cilëve edhe Flamur Noka, Edi Paloka e Belind Këlliçi, të cilët janë pjesë e këtij organi, e që nuk kanë munguar debatet. Kjo mbledhje zhvillohet në kulmin e debateve në PD, ku Berisha dhe mbështetësit e tij pretendojnë se kanë mbledhur 4200 firma të delegatëve për thirrjen e Kuvendit Kombëtar të cilat i kanë depozituar në një kasafortë që e mban kreu i Këshillit Kombëtar Edi Paloka. Ndërsa PD zyrtare pretendon se firmat nuk janë mbledhur, dhe kjo sipas tyre vërtetohet me faktin që nuk lejohet verifikimi i tyre.
(Kliko këtu për vendimin e Kryesisë për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të PD)
Sekretari i Përgjithshëm PD-së, Gazment Bardhi konsideroi 'mesazh or bashkim' thirrjen e Kuvendit më 18 dhjetor. Pas mbledhjes së Kryesisë, Bardhi tha për mediat se nuk do të lejojnë interesat personale të dëmtojnë PD-në, teksa theksoi se edhe njëherë se Berisha nuk i ka mbledhur 4200 firmat që thotë.
"Qëllimi i tyre nuk është mbledhja e Kuvendit. Nuk ka 4200 firma të anëtarëve të Kuvendit. Nëse do të kishte do të ishin protokolluar. Mbajtja në kasafortë nuk do të thotë se ata marrin statusin e anëtarit. Më 28 dhjetor do të paraqiten anëtarët e PD. I kam ftuar që të depozitonin kërkesën sipas procedurave statutore kanë refuzuar. Kryesia e partisë sot ka vendosur të mbajë Kuvend, të dëgjojë zërat dhe pakënaqësitë. Mblidhet sipas rregullave dhe secili duhet të respektojë instuticionet. Unë nuk jam për përjashtime, por për përfshirje. PD ka nevojë për secilin prej anëtarëve të saj dhe të rritet më shumë. Nuk do të dëgjoni kurrë nga unë asnjë mesazh për përjashtim përveçse mesazh për bashkim. Ky është një moment i vështirë për PD-në. Hallet personale t’i mbajnë jashtë kësaj godine. Cilido që ka kërkuar mbledhjen e Kuvendit ka një mundësi të artë të jetë atje i pranishëm", u shpreh Bardhi.
Grida Duma ka mohuar akuzar se ka deklaruar në mbledhjen e Kryesisë që të shkrihet PD-ja. Kjo, sipas saj është një spekulim dhe vjen si përgjigje për Flamur Nokën dhe Edi Palokën.
"Sonte ka pasur një debat politik, disa kanë menduar në një mënyrë, të tjerë ndryshe, unë respektoj këdo, kam shumë pak respekt për ato që bëjnë asnjanësin, data 18 është data që përball situatën dhe vepron me ngjarjen si një veprim politik, e përgëzoj këtë vendim. Është bërë e udhës, një palë me spekulim, kjo parti duhet të kthehet në parti gare, parti që ka meritokracinë, duhet përdorur nuk duhet të ketë të promovuar si të përkëdhelur, të vendosë njerëzit që kanë kontribuar, ne të gjithë që jemi athe, jemi të vlerësuar nga PD, kemi marrë nga PD dhe duhet të dimë të japim dhe të japësh do të thotë ta duash atë parti që fiton gara, e nëse nuk është e tillë meriton që nuk është aty", tha Duma.
Lulzim Basha ka deklaruar se në 18 dhjetor nuk do të lejojë askënd që të mbajë peng partinë.
Një parti, një Kuvend me 18 dhjetor e sigurt që nuk do të lejojë askënd që të mbajë peng partinë", tha Basha në përfundim të mbledhjes.
Mirëpo, Aldo Bumçi është shprehur se kjo është një krizë e kryetarit Lulzim Basha.
"Kjo është një rizë e Lulzim Bashës, jo e PD, megjithëse do ta veshë me institucione, kemi 8 vjet në opozitë, e kemi mbështetur në çdo aksion, dogjëm mandatet, protesta, braktisën zgjedhjet, bëri marrëveshje, e mbështetëm, nuk kemi ndarje me kolegët tanbë, kjo është krizë e PD, ka 8 vjet që nuk shkruan fitore, po kishim përballë një narko shtet, por në 8 vjet kur ke bërë çdo aksion dhe nuk arrin fitore, vjen një moment kur thua çdo bësh me", tha Bumçi.
Pas mbledhjes së Kryesë, Edi Paloka dhe Flamur Noka kanë akuzuar dy nënkryetarët e PD-së, Grida Dumën dhe Enkelejd Alibeajn se kanë pranuar shkatërrimin e partisë, "vetëm për të mbrojtur karrigen e tyre". Kreu i Këshillit Kombëtar të PD-së, Paloka u shpreh se në mbledhjen e sotme të Kryesisë u përbuzën demokratët.
"Me përfaqësues të tyre të përcaktuar vetë të vinin të bënin verifikimin e formularëve të firmave, Kjo nuk u pranua, u kalua në një propozim për Kuvend tjetër pas një jave që më nuk di ça emri ti vë, antimiting. Sot për mua janë vënë në diskutim të gjitha vlerat e kësaj partie. Sot janë përbuzur demokratët e thjeshtë delegatët vetëm për interesa, ku dy nënkryetarë sot thanë hapur që mirë se të vijë shkatërrimi i partisë nëse është e nevojshme, që të mbajnë disa karrige bosh", tha Paloka.
Të njëtën gjë artikuloi edhe Flamur Noka, i cili theksoi se ishte një situatë e rëndë kur dy nënkryetarët e PD u shprehën për shkatërrimin e partisë.
"Një kryesi ilegjitime, 4200 delegatë, deri me datë 10 pengkryetari ka pasur mundësitë që të thërrasë Kuvendit, pasi e kanë thirrur anëtarët, ai ka vetëm një rrugë që të vijë si pakicë, ishte një situatë e rëndë kur dëgjova që dy nënkryetarët thotë 'po qe se ka ardhur nevoja kjo parti të shkatërrohet', tjetri thotë 'nuk më intereson se cfarë ndodh pas saj'", tha ai.
Në selinë Blu ka nisur votimi për thirrjen e Kuvendit Kombëtar të PD-së në 18 dhjetor. Nga sa mëson gazetarja Danjela Maloku, 3 anëtarë janë kundër. Kundër kanë votuar Belind Këlliçi, Ivi Kaso dhe Aldo Bumçi. 26 pro, 7 abstenim, 3 kundër, 2 anëtarë kanë munguar. Noka e Vokshi refuzojnë të votojnë.
Në mbledhjen e Kryesisë së PD një debat me tone të larta ka patur edhe mes Albana Vokshit dhe Orjola Pampurit. Kjo e fundit ka akuzuar Vokshin se i ka vënë kundër gratë e forumit të gruas, duke bërë komente fyese edhe në Facebook. Nuk ka munguar përgjigjja nga ana e Vokshit.
"Është baza që nuk të do, dega 11 të njeh mirë", ka thënë Vokshi.
Enkelejd Alibeaj tha sot në mbledhjen e Kryesisë së PD-së se shpallja 'non grata' është vdekje politike dhe se PD nuk kishte zgjidhje tjetër veç përjashtimit të Sali Berishës nga grupi parlamentar i partisë. Alibeaj thotë se jo vetëm demokratët duhet të sakrifikojnë për Berishën, por edhe Berisha për ta.
"Shpallja 'non grata' është vdekje politike. Kush nuk e kupton e ka problemin me veten. A ka njeri moral të thotë që nuk ekziston 'non grata'? Jo s'ka. S'kishte zgjedhje tjetër PD. Pse vetëm demokratet do bëjnë sakrifica për Sali Berishën?. Po Sali Berisha nuk bën dot sakrifica për demokratët, edhe të bënte betejën vete", tha ai.
Kreu i PD-së, Lulzim Basha në Kryesinë e PD-së i ka kthyer përgjigje duke deklaruar se nuk ka dy PD dhe nuk do ketë institucione duke e quajtur thirrjen për mbledhje të Kuvendit më 11 dhjetor si tubim.
“PD nuk vepron me “nëse”, janë firmat apo nuk janë firmosur. PD ka rregulla dhe statut të qartë. Momenti i verifikimit të firmave ka qenë çdo ditë para 11 nëntorit. Siç u bë e qartë nga disa nismëtarë, shkelja është bërë në mënyrë të qëllimshme për mungese besimi tek organet legjitime të PD. Ndërkohë që jemi këtu, nismëtari ka deklaruar, pa asnjë tagër statutor, se Kuvendi do të jetë në 11 dhjetor. Dua t’ju zhvesh nga çdo iluzion.
Nuk ka 2 PD, ka vetëm 1 PD dhe nuk ka për të patur institucione paralele. Në 11 dhjetor ka tubim, por jo Kuvend. Nuk jam unë as pengesa, as halli, as problemi i Sali Berishës. Por unë dhe ju jemi përgjegjës që demokratët te mos përdoren mish për top për interesat e Sali Berishës apo dikujt tjetër. Largimi i këtij regjimi pa mbështetjen e aleatit strategjik, është i paimagjinueshëm. Pavarësisht dëshirës, për fat të keq, na është bërë e pamundur nga mënyra antistatutore, përveç shinave të legjitimitetit që burojnë nga përgjegjësitë e kësaj kryesie dhe që ia kam parashtruar për miratim kryesisë”-tha Basha.
Deputeti i PD-së, Agron Gjekmarkaj i është drejtuar me kritika anëtarëve të Kryesisë së PD-së, ku tha se kriza ën parti filloi menjëherë pas mbajtjes së 'kongresit të shëmtuar' në korrik. Sipas Gjekmarkaj, të gjithë anëtarët e PD panë interesat e tyre dhe se fjalimet e mbajtura atë ditë ishin propagandë dhe hipokrizi.
"Sonte është një natë reflektimesh mbajta shënime kur folën koleget. U tha këtu që kriza filloi se humbëm zgjedhjet! Nuk është kështu! Ne patëm një kongres në korrik që për mua mbetet një kujtim i shëmtuar! Duke filluar nga fjalimi i Zotit Basha dhe i të gjithëve ju me radhë! Fjalime propagande, të gjithë ju u ikët problemeve qe trashëgonim, qe e gjitha një fasadë hipokrizie! A e dini pse? Sepse ju mendonit qe Bashe dhe Berisha janë bashke gjithmonë dhe patë interesat tuaja! Jua thashë disa miqve si folët kësisoj? Qeshnin! Ja thashë Flamurit para RTSH - "e shkatërrove armikun me atë fjalim” ! Qeshem te dy. Foli vetem Mark Marku, ju tha të vërteta të renda. Heshtet. E mbështeta vetëm unë me shkrime. Pas datës 9 shtator ndryshoi gjithçka. Filluan problemet e statutit, filloi kriza. E nisi Sali Berisha për arsye personale. Mua nuk do më dëgjoni kurrë duke share Sali Berishën, e konsideroj personalitet politik me shqisa unike ,por gjykim kam. Ai e di qe nuk e fiton betejën me SHBA dhe ka filluar betejën me Lulzim Bashën", tha ai.
Mbledhja e Kryesisë së Partisë Demokracisë ka agravuar deri në një tentativë për konfrontim fizik mes Jemin Gjanës dhe Aldo Bumçin. Report Tv me gazetaren Danjela Maloku ka bërë me dije se Gjana është shprehur se ministrat e Berishës që i janë bashkuar atij në foltore janë bërë milioner, e ndërsa ai vetë jeton në një shtëpi të thjeshtë që i është dhënë nga Enti i Banesës. Kjo nuk është pranuar nga ish-deputeti Aldo Bumçi, ku për pak janë konfrontuar fizikisht, por ka qenë ndërhyrja e Sekretarit të Përgjithshëm, Gazment Bardhi që ka "shuar gjakrat".
Nga ana tjetër debate të forta ka pasur edhe mes Lulzim Bashës dhe Flamur Nokës. Lulzim Basha ka deklaruar se të gjithë në Elbasan e dinë e Suel Çela dhe Aqif Rakipi janë angazhuar në mbledhjen e firmave të Berishës, e ndërsa shtoi se detyra ë Nokës në këtë rast është të thotë “Suel Celës ia thyej brinjët këtu”, por nuk e bën dot.
Debati i plotë
Basha: Berisha nuk ka porositur përfshirjen e Suel Çelës, por nuk e nderon mosreagimi për përfshirjën Suel Çeles dhe Aqif Rakipit me firmat në Elbasan.
Noka: Thoni se po e organizon Aqif Rakipi, Suela Çela, Rraja, Tom Doshi . Është shumë e rendë kjo deklaratë. Po thoni indirekt që Sali Berisha paska lidhje me bandat. Në rast se delegatet e Elbasanit janë intimiduar nga kushdo qoftë, atëhere unë jap dorëheqjë. Se çfarë bëejne njerezit ne pune te tyre, kjo është pune e tyre.
Basha: Tani, që Aqif Rakipi është futur me koke në këtë proces, e ka marre vesh gjithë Elbasani. A është futur Suel Çela? Po është futur! Dhe jam i bindur se është me porosi të Edi Ramës dhe jo të Sali Berishës. Po cfarë mund të beje një 20 e ca vjecar 4 ore nën presionin e Suel Celës pervecse tëe firmosë? Eshte turpi i kësaj partie të rrije nën meshirë te Suel Celës, Aqif Rakipit, Tom Doshi dhe Xhelal Rrajës. Po detyra jote Flamur është t’i thuash atyre demokratëve që të ankohen në Elbasan për Suel Çelen “Suel Celës ia thyej brinjët këtu”, po ti 4 ore rri në Elbsan dhe ikën. E kam të pamundur ne cdo qelize të trurit tim të pranoj Sli Berishën si porosites, por ai që gjen kohen për të reaguar për cdo gjë dhe nuk gjen kohen për të reaguar për këtë, kjo nuk e nderon.
Tensione në mbledhjen e kryesisë. Aldo Bumci dhe Jemin Gjana, debate të ashpra deri në tentative për konfrontim fizik. Gazetarja e Report Tv, Danjela Maloku është shprehur se ato që sot i qëndrojnë pranë Berishës janë bërë milionerë.
Jemin Gjana: Unë kam shtëpinë që më dhanë te enti banesave, Berisha e ministrat e foltores janë bërë milionerë.
Aldo Bumci: Dhe me kë e ke ti këtë?
Jemin Gjana: Mos më ndërprit
Në këto momente mësohet se ndërhyn Gazment Bardhi dhe Strazimiri për t'i ndarë
Flamur Noka një nga emrat që i ka dalë hapur kundër Lulzim Basha, ka debatuar ashpër me të edhe në mbledhjen e sotme të Kryesisë.
“Kryesia ështe ilegjitime dhe firmat e mbledhura janë në rregull. Cila pikë e statutit kërkon që firmat duhen depozituar tek ju”, mësohet të jetë shprehur Noka në mbledhjen e Kryesisë së PD-së.
Lulzim Basha ka bërë një akuzë të fortë sot duke thënë se Suel Çela, , kreu i një bande famëkeqe në Elbasan ka marrë peng një të ri, me qëllimin e vetëm që të firmosë formularin e Sali Berishës për thirrjen e Kuvendit Kombëtar të PD-së. Këtë deklaratë të fortë, Basha e bëri nga Kryesia e Partisë Demokratike. Ai thotë se Suel Çela e ka mbajtur peng të riu për më shumë se 4 orë dhe më pas ky i fundit është detyryar të firmosë formularin. Kjo sipas demokratit është një tregues se si Sali Berisha i ka mbledhur firmat, e që sot kërkon që të mbledhë Kuvendin Kombëtar për t'i marrë partinë.
“A është futur Suel Çela? Po është futur! Dhe jam i bindur se është me porosi të Edi Ramës dhe jo të Sali Berishes. Po çfarë mund të bëjë një 20 e ca vjeçar 4 orë nën presionin e Suel Çelës përveçse të firmosë?,” tha Basha.
Deputetja e PD-së, Albana Vokshi e ka cilësuar vendimin e kryedemokratit Lulzim Basha për të thirrur Kuvendin Kombëtar është nul. Kjo pasi sipas saj, partia ka më shumë të emëruar nga vetë Basha, sesa të zgjedhur.
"Vendimi që do të marrë Kryesia, për mbajtjen e kuvendit në 18 dhjetor, është ilegjitim, sepse partia ka më shumë të emëruar se të zgjedhur", mësohet të ketë thënë Vokshi.
Kreu i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edi Paloka debate me Lulzim Bashën në mbledhjen e Kryesisë.
Lulzim Basha: Kush më shpjegon çfarë pune ka Suel Cela, që mban peng kryetarët e grupseksioneve për të firmosur formularët? Çfarë pune ka Qifja me Kuvendin e PD? Po Tom Doshi? Kush a shpjegon?
Edi Paloka- Çoji në prokurori Kryetar, mos na i trego këtu.
Lulzim Basha: Jam aq i përgjegjshëm sa të mos fus prokurorinë në parti, por ajo që dua të them është se gjithçka mund të ishte shmangur, nëse Sali Berisha do të kishte mbajtur fjalën dhe të mos e kishte përfshirë PD ne konfliktin e tij personal me SHBA. PD ka institucione, ka statut dhe nuk ka për të patur struktura paralele. Më 11 Dhjetor, mund të ketë tubim, por jo kuvend të PD. Paloka foli për mungesë vemendje nga unë për masakrën zgjedhore. Si i shërbehet kauzës së masakrës zgjedhore, kur të njëjtët persona janë thirrur, janë shtyrë apo u është shkelur syri nga Edi Rama per t’u përfshirë me formularët e PD? Nuk më dhatë asnjë përgjigje çfarë interesi ka Suel Çela? Po Qifja? Ça interesi ka Tom Doshi përveçse për të përçarë PD? Nëse plani i “Foltores”, i Sali Berishës është t’i bëjë shantazh PD-së me sabotim të çfarëdo zgjedhjesh që kemi përpara, po ju them se e ka shumë gabim. Eshtë një fund realisht i i dhimbshëm për përmasat e figurës së tij, e kontributit të tij jo thjesht për PD, por për Shqipërinë tij. Shantazh PD-së se “po erdhën zgjedhjet, ne do t’ju dëmtojmë, që ju të mos arrini rezultat përballë Edi Ramës, ky është fundi. Uroj që të paktën këtë hap të mos e hedhë”!
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i propozoi Kryesisë së PD thirrjen e Kuvendit Kombëtar në 18 dhjetor sipas një rendi dite me 3 pika. Basha theksoi se nuk ka një Kuvend të PD në 11 Dhjetor, por një thirrje për t’i kundërvënë SHBA-ve një pjesë të vogël të PD për interesa personale, që do të sillnin izolimin e PD nga SHBA. Kryetari i PD i propozoi kryesisë një rend dite për Kuvendin legjitim Kombëtar të 18 Dhjetorit, të thirrur prej tij.
Rendi i ditës i propozuar nga kryetari i PD Lulzim Basha
I. Vendimmarrje mbi situatën politike, si dhe marrjen e masave për të mbrojtur interesin e Partisë Demokratike, duke mos lejuar që problemet apo interesat personale të secilit anëtar të dëmtojnë interesat elektorale dhe politike të PD, dhe axhendën e saj politike në përballjen me regjimin e Edi Ramës.
II. Miratimin e Aksionit Politik për të ardhmen e Partisë Demokratike dhe shpalljen e Platformës Qytetare për Demokraci, për rikthimin e legjitimitetit dhe demokracisë në vend, si dhe ndërtimin e mekanizimit të bashkëpunimit me të gjitha forcat e shoqërisë në përballjen me regjimin e Edi Ramës, i cili në aleancë me krimin e organizuar dhe korrupsionin ka shkatërruar çdo mjet të funksionimit demokratik të shtetit shqiptar dhe po nxit braktisjen masive të vendit nga qytetarët dhe kryesisht të rinjtë.
III. Miratimin e programit organizativ të Partisë Demokratike për të përgatitur strukturën e partisë për zgjedhjet e ardhshme, sipas objektivit “Partia Demokratike, partia e demokratëve dhe çdo shqiptari të ndershëm – Forca e vetme politike që do të sjellë ndryshimin në Shqipëri”.
Mes disa pikave të draft vendimit për çështjen e organizimit dhe thirrjen e Kuvendit Kombëtar më 18 Dhjetor ka edhe një pikë tjetër me rëndësi, që synon disiplinimin e strukturave. “Çdo veprim apo akt tjetër, në çdo formë apo mënyrë, që bie ndesh me këtë vendim të Kryesisë së Partisë, do të përbënte dëmtim të interesave elektorale dhe politike të Partisë Demokratike.”- thuhet në pikën 3 të vendimit të propozuar nga kryetari i PD.
Basha thërret Kuvendin më 18 dhjetor, 7 ditë pas Berishës.
"Për disa vendime të mijat, në pamje të parë, mund të duket se i turbullojnë demokratët, mund edhe tja arrini për një kohë të shkurtër, por demokratët kanë mencurinë për të dalluar të keqen nga e mira, për të dalluar ata që bëjnë sikur luftojnë, dhe ata që vërtetë janë në betejë me regjimin e Edi Ramës.
Cfare pune ka me PD, por nëse doni edhe me Sali Berishën: Qifja, Suel cela, Rrahman Rraja, Tom Doshi. Shumë njerëz jo vetëm demokratët pyesin: C’ne keta me Kuvendin e Partisë Demokratike? Pse kaq të investuar këta për nje akt të tille? Shpjegimi është i thjeshtë: Disa duan të jenë faktorë në PD dhe të vijojnë aferat e tyre korruptive e kriminale me PD-në siç kanë bërë e bëjnë me PS e Ramës.Disa të tjerë, që presin të shpallen non grata, u intereson kjo perplasje per te mbrojtur veten e tyre. Të gjithë këta që përmenda në një formë a tjetër janë njerëzit e Ramës, i shërbejnë vetëm Ramës, nuk vrasin mendjen as shqetësohen që demokratët janë pa bukë, janë nën presionin e pushtetit, janë papunë. U ka shkelur syrin Rama të futen në betejë nën flamurin e Berishës per te percare PD dhe zgjatur jeten politike të Edi Ramës. Kemi sakrifikuar shume per te mos e bere pis PD. Per ta mbajtur Partinë Demokratike të pastër nga krimi. Ska për të ndodhur as tani, as sot dhe as nesër.
Nuk do të ketë kuvend kombëtar të PD me 11 dhjetor. 11 Dhjetorin nuk mund ta shndërrojë dot Sali Berisha, nga dita e lirisë, dita e demokratëve, dita e demokracisë, në ditën e bunkerizimit të PD, në ditën e izolimit të PD. Ai dëshiron ta bëjë, sepse vetëm ashtu mendon se i shërben hallit të tij. Por detyra jonë është ti shërbëjmë hallit të demokratëve dhe jo hallit të Sali Berishës. Partia Demokratike e Shqipërisë do të përqëndrohet tek ajo që kemi marrë përsipër: ti prijmë demokratët drejt qeverisjes së vendit, të mundim të vetmin kundështar që kemi Edi Ramën dhe të krijojmë një të ardhme për shqiptarët. Për këtë arsye, për ti shërbyer demokratëve dhe jo hallit të Sali Berishës, i propozoj Kryesisë së Partisë Demokratike: Thirjen e Kuvendit Kombetar me 18 dhjetor", tha Basha.
Zbardhet fjala e Lulzim Bashës, në mbledhjen me kryesinë.
"Thirrja e Kuvendit nga Berisha, nevojë për t’i kundërvënë SHBA-ve një pjesë të vogël të PDE thirra këtë mbledhje për të diskutuar e marrë sebashku një vendim shumë të rëndësishëm për të sotmen dhe të ardhmen e Partisë Demokratike.
Prej dy muajve Sali Berisha ka vijuar një aksion që nuk ka lidhje me Partinë Demokratike, me të sotmen dhe të ardhmen e kësaj partie, me nevojën që kanë demokratët dhe shqiptarët për të parë PD të udhëheq vendin. Ka vendosur që një problem të tij personal me SHBA tja imponojë partisë si problem të PD.
Për këtë ka njoftuar në facebook një miting me datë 11 Dhjetor, që ngjan më shumë si një nevojë për t’i kundërvënë një pjesë të vogël të Partisë Demokratike, aleatit tonë më të rëndësishëm strategjik SHBA. E drejtë e tij, ta bëjë, t’ia kundërvendosë, mund t’i shpallë edhe luftë nëse dëshiron, por këtë siç kam thënë prej ditës së parë, nuk e bën dot as në emër të demokratëve dhe as në emër të PD.E nisin betejën me gjoja une paskam shkelur statutin dhe askush nuk mund te thote cilen pike te statutit kam shkelur, sepse nuk ka, dhe vazhdon duke dhunuar statutin dhe cdo institucion te PD dhe mbi te gjitha duke fyer dhe poshteruar anetaresine, madje edhe ata që besuan tek lëvizja e tij.
PD nuk mund te funksionoje me struktura paralele. Vetem Vucic ne Kosove kerkon struktura paralele dhe Dodiku ne Bosnje.
Zoti Berisha duhet te perballej vete me Departamentin Amerikan të htetit. Ashtu sic premtoi fillimisht ne menyre te perseritur. Pa e perfshire PD dhe Grupin Parlamentar te PD. Cfare po kerkon Sali Berisha sot
-PD te dale kunder SHBA
-PD te kthehet ne mburoje te interesave personale te SB
- izolimin e PD nga SHBA sepse nuk ka asnje dyshim se partneret nuk do te bashkpunojne me nje organizëm që ka aktiv brenda vetes një individ të shpallur non grata per korrupsion nga SHBA, pavaresisht se cfarë pretendon zoti Berisha. Partia Demokratike nuk mund të mbajë më mbi shpinë hallet e zotit Berisha. Hallet e tij janë të tij, jo të PD.", mësohet të ketë thënë Basha.
Si thote Alibeaj ,demokratet kane sakrifikuar per Berishen?!A ja vlente ne retrospektive,te sakrifikoheshin per te?!Dhe e dyta,perse Basha i qahet /fundit te dhimbshem/ te Berishes per kontributin qe i ka dhene PD dhe Shqiperise?! Se cfare kontributi i ka dhene PD duket,partia e percare dhe e copetuar,mes milioneresh te krijuar prej tij, sic thote Gjana dhe te tjereve,dhe asnje s'ka mbetur nga themeluesit,te cilet kane vdekur,jane terhequr nga politika,ose jane vene ne poste pa rendesi.Sa per kontributin qe i ka dhene Shqiperise,te mos i numerojme ketu,se i dine te tere,por le te themi, se shume kohe perpara,kur nuk kishte krijuar akoma ate rezyme te zeze qe ka sot,shqiptaret donin qe te largohej nga politika,si ai,si Nano,besoj se ju kujtohet.Ne fund,Nano iku,Berisha n'a mbeti si dopio gjashta dhe akoma synon te rikthehet si kryeminister.Ajo mandata amerikane qe e shpalli /te padeshirueshem/ eshte pikerisht per <<kontributin>> e madh qe i dha PD e Shqiperise.
PërgjigjuHabitem se si vazhdojne show- ne lodhur keto qenie te sfilitura qe ne sajete ketij populli u Ben milionera ne valuta te huaja ... Edhe per muainteresi minus Jo zero... Shpresojte shkrihen edhe te mos egzistojne me as Pd e as LSI e as Ps por te jete dicka e denje per kete popull te lodhur. Nje I ri qe sfidon babain edhe nje baba qe ne fund te jetes I jep leksionin e fundit te birit. Varet cfare interesi ka ne fund... Koha do e tregoj kush do triunfoj uroj me diplomaci edhe pa asnje pike kausi. Le te shikojme kush do dali fitimtar ps gjithe ketyre bebeve kopshti...nje opozite sterile qe nga koha e bait e deri tani ... Nje inegzistente me denoncimet e saj nje keqmenaxhuese e ketij kombi te rraskapitur... Cuditerisht Le te shpresojme te Dali shoqeri e paster civile edhe do ishte me mir se 100 parti ketu...
shpresoj te hane kokat e njeri tjetrit dhe te vije nje figure qe ti bashkoje serisht te gjithe te djathtet .....asnje nga keta te dy nuk ofron zgjidhje ...
PërgjigjuShume dakort. Dhe per mua te dy duhet te jene para gjykates heret a vone
Ok mor lul ok, ashtu si thua ti eshte qe partia nuk duhet te perlyhet ,por vecse nuk po te kuptoj per cparti e ke fjalen,se sa per pd-ne shqiptarve sa ju kujton emrin e saj ju shfaqen te gjitha gjemat qe ky popull ka hequr ne udheqjen e saj me ne krye xhaxhin sali e tenden luli.Saliu dhe ti lul jeni pergjegjsit kryesore te ketij imazhi katastrofik te pd-se,per poullin e thjesht e me kemb ne toke pd-ja eshte vet krimi,vet korrupsini,vet gjaku,vet tradhetia... dhe keto identifikohen me veprat e saj 30 vjecare si piramidat,97,lufta nder shqiptare(veri-jug)98,grushti i shtetit,21 janar,gerdeci,shitja e detitit,klubi partizani,non grata amerikane familjare per babain tuaj shpirteror qe tani eshte bere armik dhe per ty qe te kishte djale te vetem ne parti,...kjo eshte partia reale qe vetem emrin ka demokratike ,por qe te jete realisht demokratike duhet te rilind nga themelet.
Përgjigju