Foto: Kamala Harris
"Me këto vrasje, Hamasi ka gjak amerikan në duart e tij."
"Ata janë një organizatë terroriste dhe me këto vrasje, unë dënoj ashpër brutalitetin e vazhdueshëm të tij, ashtu si e gjithë bota, që nga pengmarrja e deri në masakrën e 1200 njerëzve”, thuhet në një shënim nga nënpresidentja e Shteteve të Bashkuara dhe kandidatja për Shtëpinë e Bardhë për Partinë Demokratike, Kamala Harris.
Nga ana tjetër përveç Harris ka reaguar edhe presidenti Joe Biden ku është shprehur se udhëheqësit e Hamasit do ta paguajnë për krimet e tyre.
“Udhëheqësit e Hamasit do të paguajnë për këto krime. Ne do të vazhdojmë të punojmë çdo ditë për të arritur një marrëveshje që garanton lirimin e pengjeve të tjera", tha Biden.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Trupat e 6 pengjeve të rrëmbyer më 7 tetor janë gjetur në Gaza! Netanyahu: Kush vret pengjet s'do marrëveshje! Tre agjentë izraelitë të vrarë në Bregun Perëndimor









