Me dhjetëra qytetarë, mes të cilëve  të moshuar e fëmijë, tubuan në sheshin Skënderbe në Tiranë, në përkrahje të popullit palestinez në Rripin e Gazës

Në protestën që u organizua nga forumi Mysliman i Shqipërisë, u kërkua që të dënohen krimet e Izraelit  sidomos ndaj civileve dhe fëmijëve.

‘Ndërkombëtarët të detyrojnë Izraelin që të përmbahet për agresion kundër Gazas që do të rezultonte me një katastrofë humanitare me pasoja tragjike. Shkaku i kësaj luftë te tanishme është okupimi prej dekadash i tokave i shtëpive dhe i dhunimit të vazhdueshëm të popullsisë Palestineze. ‘- u shprehën disa nga protestuesit.

Në Shqipëri është një komunitet i vogël Palestinez, ndërsa ky tubim në mbështetje të Palestinës është i pari që po organizohet në vendin tonë.