E ndërsa Moska dhe Washingtoni vijojnë tia hedhin fajin njëra - tjetrës situata në Siri sa vjen edhe rëndohet. Të paktën 4 infermierë vullnetarë dhe 9 ushtarë rebelë u vranë gjatë sulmeve ajrore në një klinikë në Aleppo. Observatori sirian për të drejtat e njeriut bëri me dije se sulmet prekën një qytet në jug lindje të kryeqytetit zonë e kontrolluar nga rebelët.
Sulmi vjen vetëm dy ditë pas bombardimit të kamionit humanitar ku humbën jetën 20 civilë dhe për këtë masakër SHBA fajëson direkt Rusinë. Madje i ashpër ka qënë edhe presidenti Obama në fjalën e mbajtur në OKB i cili tha se ne po shohim ende Rusinë që përpiqet të rikuperojë lavdinë e humbur përmes forcës.
Fjalët e ashpra ndaj Rusisë tregojnë edhe njëherë se sa pak progres është bërë për pajtimin e interesave mes dy superfuqive botërore, që kanë lejuar krizën siriane të acarohet ndër vite.Krahas bombardimeve e rëndë mbetet gjendja e të gjithë banorëve të cilët presin ndihmat e anuluara.
Redaksia online
(E.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO