Lufta në Twitter mes Ramës e
Vuçiç mbyllet me një buzëqeshje Videolajm/ Xhafaj: Kafe për të gjithë

Lufta në Twitter mes Ramës e<br />Vuçiç mbyllet me një buzëqeshje Videolajm/ Xhafaj: Kafe për të gjithë
TIRANË - Vendimi në favor të Shqipërisë që Gjykata e Arbitrazhit Sportiv dha këtë të premte ka përplasur dy kryeministrat miq Aleksandër Vuçiç dhe Edi Rama, të cilët nuk kanë ndarë të njëjtin qëndrim.
 
Kreu i qeverisë shqiptare ishte i pari që komentoi me entuziazëm vendimin e CAS: Ja ç’do të thotë drejtësi europiane", - shkroi Rama në Twitter.
 
Por kryeministri serb nuk ka ngurruar t’i konsiderojë edhe njëherë serbët “viktima” të ndeshjes të ndërprerë në stadiumin Beograd mbrëmjen e 14 tetorit të 2014-ës. Në statuset e tij në rrjetin social Twitter, Vuçiç i është përgjigjur drejtpërdrejtë kryeministrit Rama.
 
“Drejtësia europiane, për herë të një qindtë u kthye në një padrejtësi globale. Ata që shkaktuan incidentin u shpërblyen ndërsa viktimat u dënuan. Vendimi i Gjykatës në Lozanë është një turp për ligjin, drejtësinë dhe një fyerje për të gjithë njerëzit normal”, - shkruan Vuçiç.
 
Pavarësisht revoltës për vendimin e CAS i cili lë në fuqi sanksionet ndaj Serbisë, pra; minus 3 pikë, 100 mijë euro gjobë dhe dy ndeshje pa tifozë, kryeministri Vuçiç në fakt, nuk di se ku do të luhet kjo ndeshje…ose ndoshta është thjesht një lapsus i tij i ndikuar nga emocionet për vendimin e Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv, që pas dy vendimeve të UEFA-s, vendosi në favor të Shqipërisë.
 
“Mos u shqetëso Edi Rama, ne do të fitojmë ndeshjen e radhës, pa dron dhe pa ndihmën e askujt, në stadiumin në mes të Tiranës. Shihemi së shpejti”, - shkruan Vuçiç.
 
Nuk ka kaluar shumë dhe kryeministri Rama i eshte kunderpergjigjur homologut serb duke i theksuar se ndeshja eshte ne doren e lojtareve dhe nuk duhet thene kurre: "Ne do fitojme".

“Në Shqipëri, miku im i dashur, atë ditë do të fitojë kush do të luajë futboll më mirë. Kështu që kurrë mos thuaj “Ne do të fitojmë” sepse asgjë nuk varet nga ju", - iu përgjigj Rama kryeministrit serb. 
 

Ne statusin e tij Vuçiç ka bërë një lapsus, pasi ndeshja Shqipëri-Serbi e vlefshme për eliminatoret e kampionatit Euro 2016 është parashikuar të luhet në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër, për të cilin kryeministri Rama ka garantuar se do të jetë gati dhe i rikonstruktuar për të pritur serbët në këtë ndeshje të rëndësishme, dhe jo në Tiranë.

Duke pare komentet e ndjekesve te tij ne Twitter Vuçiç është munduar te korrigjoje statusin duke shkruar: ..."Ose ne Elbasan, e njejta gje eshte".
 

Por edhe kjo tentative e ka çuar atë në gabim.

Lapsusin e dyfishtë e ka korrigjuar vetë kryeministri Edi Rama, i cili i sqaron homologut të tij serb se ndeshja do të luhet në Shkodër.
 
“Dhe që ta dish ndeshja do bëhet në Shkodër, ku je i mirëpritur të jesh i ftuari im i nderit, që t'i duartrokasim së bashku ata që do fitojnë”, shkruan Rama në Twitter. 
 
Nje ftese kjo e mirepritur nga kryeministri serb. "Do te jete kenaqesia ime", - pergjigjet Vuçiç i cili e ka permbyllur statusin e tij te shkurter me nje buzeqeshje (smile).
 

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)