Shtëpia e Bardhë konfirmoi raportet e rrjedhura në media se zyrtarët amerikanë dhe rusë do të takohen në Miami këtë fundjavë për bisedime të mëtejshme mbi planin e Presidentit Trump për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë.
Njoftimi vjen pasi Presidenti Volodymyr Zelensky vlerësoi progresin e bërë gjatë dy ditëve të takimeve në Berlin midis Kievit dhe të dërguarve të Trump, ndërsa paralajmëroi se Moska po përgatitej për "një vit tjetër lufte".
Presidenca amerikane nuk dha detaje mbi përbërjen e delegacioneve. Sipas Politico, Shtetet e Bashkuara do të përfaqësohen nga i dërguari i saj në Ukrainë, Steve Witkoff, dhe dhëndri i Presidentit Donald Trump, Jared Kushner, ndërsa Rusia pritet të dërgojë të dërguarin e Kremlinit për çështjet ekonomike, Kirill Dmitriev.
Detajet e planit amerikan, pas shqyrtimit të tij në Berlin me ukrainasit, nuk dihen ende, por Kievi kishte lënë të kuptohet se ai përfshinte lëshime territoriale. Ukraina ishte treguar gjithashtu e gatshme te hiqte dore nga anetaresimi ne Nato, kundrejt garancive te forta te sigurise nga Shba-ja dhe BE-ja.

Dronët ukrainas goditën një anije cisternë nafte në Portin e Rostovit gjatë natës së 18 dhjetorit, njoftuan zyrtarët lokalë në Oblastin e Rostovit të Rusisë.
Si pasojë e sulmit të paktën tre persona u vranë dhe disa të tjerë u plagosën. Ushtria ukrainase nuk ka komentuar ende mbi sulmin e raportuar.
Sulmi vjen pas një serie operacionesh ukrainase që synojnë infrastrukturën ruse të naftës dhe të ashtuquajturën " flotë në hije " të Rusisë - duke iu referuar qindra cisternave të vjetra, shpesh të pasiguruara ose të mirëmbajtura dobët, të përdorura për transportin e produkteve ruse të naftës nën flamujt e vendeve të tjera.
Komente











