Lufta në Ukrainë, diplomati Mal Berisha për ‘Report Tv’: Sanksionet po duken si ‘shaka’ për Putinin! Perëndimi nuk po vepron konkretisht

Sanksionet po i duken si ‘shaka’ Vladimir Putinit edhe për arsyen se perëndimi nuk po vepron konkretisht. Ky është qëndrimi i diplomatit Mal Berisha, ish-ambasador i Shqipërisë në Britaninë e Madhe, në një intervistë për emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ në Report Tv.

Sipas Berishës kjo luftë është një fatkeqësi e madhe  për njerëzimin.

“Një invazion i pajustifikueshëm. Vladimir Putin është një autokrat i cili po ndërmerr akte të tilla. Sanksionet duket se nuk japin ndonjë efekt, janë një ‘shaka’, sidomos sanksionet ndaj vajzave të tij, janë sanksione qesharake, duhet sanksione financiare qe prekin nervin e ushtrisë së Putinit. Putinit po i jepet kohë të blejë në Rubla dhe kjo është fuqi për Rusinë, masat ndaj Rusinë janë vetëm  frikësuese”, tha ai në bisedën me gazetarin Andi Kapxhiu. 

Berisha tha se simboli ‘Z’ që po përdoret gjerësisht përfaqëson simbolin e nazizmit, të luftës dhe shkatërrimit. Ai tha se Putin duhet të trajtohet si Adolf Hitleri dhe jo si një lider i G20 sepse ai do ta gjejë rrugën që t’i shpëtojë sanksioneve.

Në lidhej me kërkesën e SHBA-ve dhe disa shteteve për përjashtimin e Rusisë nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut të OKB-së, Mal Berisha tha se ka shumë vende që edhe pse nuk e mbështesin luftën e Rusisë nuk do të ndiqnin të njëjtën politikë të SHBA-ve për të votuar përjashtimin e Rusisë. Sipas tij edhe nëse do arrihej që Rusia të përjashtohej përsëri Rusia nuk do të tërhiqej nga vazhdimi i luftës së saj pasi duhen sanksione frytdhënëse. Ai tha së perëndimi është si kurrë më parë i  bashkuar kundër Rusisë, por ende  nuk po vepron konkretisht.

Për Berishën ka 2 alternativa për t’i dhënë fund kësaj lufte.

“Ose një aksion i menjëhershëm i NATO-s dhe aleatëve, një aksion aq sa do ta bllokonin Rusinë ose alternativa tjetër është që ta dorëzojë Ukrainë”, tha ai.

Në fund diplomati u pyet edhe për rezultatin e Këshillimit Kombëtar në Shqipëri, në lidhej me ‘Ballkanin e Hapur’ që shumica e shqiptarëve e mbështesnin. Berisha tha se nuk i beson zgjedhjeve të Ramës.

“Unë nuk i besoj zgjedhjeve të Edi Ramës, sepse e di shumë mirë së zgjedhjet e prillit janë vjedhur, 80 milion euro janë dhënë qytetarëve të Durrësit që nuk kanë pasur dëme nga tërmeti. Populli shqiptar nuk është aq symbyllur sa që të bashkëpunojë më një person si Vuçiç, një autokrat dhe mik i Putinit. Unë nuk e besoj se ne si popull shqiptar kemi marrë anën e një personi si Vuçiç, ky është një “Manipulim”, tha ndër të tjera për Report Tv Mal Berisha.

K.T./Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia