Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një dalje të posaçme nga selia e PD, kërkoi nga qeveria shqiptare që të publikojë masat që ka marrë për t'i bërë ballë ndikimeve që do të ketë lufta në ekonominë e çdo familjeje shqiptare.
"Është e qartë për të gjithë se agresioni rus kundër Ukrainës pritet të ndikojë negativisht në ekonomi, nga çmimi i drithërave e karburanteve deri te shërbimet. Prandaj kërkoj që qeveria të bëjë transparencë për gjendjen e rezervave të shtetit, për planin e masave apo masat që ka ndërmarrë. Gjendja ekonomike e shqiptarëve është e qartë për të gjithë. Më shumë se gjysma e shqiptarëve e kanë të vështirë të sigurojnë ushqimin për fëmijët e tyre. Prandaj është parësore dhe e menjëhershme detyra që Qeveria të ketë gati një plan masash që të sigurohet rezerva ushqimore dhe t'i gjendet pranë familjeve në nevojë. Duhet menjëherë marrja e masave konkrete edhe në drejtim të pasojave që do të vijnë nga rritja e çmimet të naftës.
Qeveria të ulë TVSH për ushqimet e shportës dhe të heqë menjëherë taksën Rama për karburantin prej 240 lekësh", tha Basha.
Lajm në përditësim...