Një dron rus goditi një autobus në rajonin e Dnipropetrovskit, duke vrarë 15 persona dhe duke plagosur shtatë të tjerë.
Lajmi u bë i ditur nga kreu i Administratës Ushtarake Rajonale të Dnipropetrovskit, Oleksandr Hanzha dhe nënkryetarit të bashkisë së qytetit të Ternivkës, Oleksandr Dobrovolskyi, ku ndër të tjera nënvizuan se në autobus ishin duke udhëtuar minatorë.
"Armiku goditi me një dron pranë një autobusi shërbimi për punonjësit e një prej ndërmarrjeve në rrethin Pavlohradskyi. Detajet po sqarohen", tha Hanzha.
Sulmet e Rusisë ndaj kompanisë ukrainase DTEK-ut
Gjatë vitit të kaluar, forcat ruse shënjestruan vazhdimisht minatorët që punonin për DTEK, kompaninë kryesore të energjisë në Ukrainë. Natën e 12 dhjetorit 2025, dronët rusë goditën një nga minierat e qymyrit , duke plagosur dy punëtorë.
Ndërkohë më 25 tetor 2025, trupat ruse sulmuan gjithashtu një minierë të DTEK në rajonin e Dnipropetrovskit. Në kohën e sulmit, 496 minatorë ishin nën tokë, por për fat të mirë, nuk u raportuan viktima. Ky ishte sulmi i shtatë i madh ndaj impianteve të qymyrit të DTEK gjatë një periudhe dy-mujore.
Komente







