Lufta në Ukrainë! Gogu në Report Tv: Koha kur liderët evropianë 'vallëzonin' me Putin ka mbaruar! Bogdani: Serbia nuk vendosi sanksione ndaj Rusisë, Shqipëria të rishikojë 'Open Balkan'

"Koha kur drejtuesit europian vallëzonin me Putin ka mbaruar", kjo ishte deklarata e deputetit socialist, Toni Gogu në Report Tv lidhur me sanksionet e vendosura ndaj Rusisë nga Perëndimi, pas agresionit të Putin në Ukrainë.

Duke folur lidhur me rezolutën e propozuar nga Shqipëria dhe SHAB, ku votoi pro më shumë se 2/3 e anëtarëve të OKB, Gogu tha se ajo ka të bëjë me izolim e Moskës dhe po shkakton dhimbje në ekonomisë e saj. Ai rreshtoi edhe masat shtrënguese që ka marrë vendi ynë ndaj Rusisë.

"Koha kur drejtuesit evropian vallëzonin me Putin ka mbaruar dhe kjo është treguar nga veprimet e tyre, sot kemi një realitet të ri. Koha e varësisë nga gazit rus, ka mbaruar, Europa ka vepruar.  Putin nuk ka plan B, ai do të pushtojë, do të vejë një qeveri kukull dhe të bëjë Ukrainën zgjatim të Rusisë. Putin e ka futur veten në listën e kriminelëve të luftës.

Rezoluta e djeshme ka të bëjë me izolimin e Moskës. Sanksionet po shkaktojnë dhimbjen në ekonominë ruse, rubla është zhvlerësuar. Dhimbja do të jetë edhe më e madhe nëse këto sanksione do të zbatohen nga të gjitha vendet e botës. Perëndimi kishte rënë rehat duke u furnizuar me gaz nga Rusia, por tani që vendosi shkëputjen, është një gjë e rëndësishme. Sinjalet janë të vendosura, nëse Rusia nuk ndalon në këtë moment, ata do të vazhdojnë të anëtarësojnë më shumë vende në NATO. Rezistenca ukrainase është lajmi më i mirë, i vemi element që rusët nuk kishin parashikuar. Perëndimi ka reaguar më fuqishëm se kurrë, sanksionet kanë filluar të japin rezultat.

Ndihma më e madhe për Ukrainën është t'i japësh armë! Masat janë ngushticat që mund t'i krijohen ekonomisë, psh lufta ekonomike. Hapësira jonë ajrore është e mbyllur ndaj fluturimeve ruse, asetet ruse janë ngrirë, të gjitha pagesat apo lidhjet që kanë institucionet tona financiare me tregun rus janë ndërprerë. Tregtia është ndërprerë.", tha ai.

Në "Studio Live" me gazetarët Migena Sotiri dhe Arbër Hitaj ishte edhe ish-deputeti Gent Bogdani i cili përshëndeti gjithashtu rolin aktiv të Shqipërisë me rezolutën krah për krah SHBA.

"Shqipëria rol aktiv dhe është për t'u përshëndetur, krah për krah me SHBA. Serbia tha që është për integritetin evropian të Ukrainës, asnjë vend anëtarë i OKB nuk duhet të cenohet nga integriteti territorial. Pra nëse nuk del ta bëjë, de facto, ka pranuar njohjen e Kosovës. Serbia është e ngulu me dy këmbë mes Rusisë dhe Perëndimit.", u shpreh ai.

Bogdani shtoi se Shqipëria duhet të rishikoi "Open Ballkan", kjo pasi Serbia nuk ka vendosur sanskione ndaj Rusisë. Pra nëse Serbia furnizohet nga Rusia dhe Shqipëria nga Serbia, do të thotë se sanksionet e vendosura ndaj Putin nuk do të kenë më vlerë.

"Çështja e "Open Ballkans", vërtet Shqipëria ka vendosur sanksione Rusisë, nuk merr dhe nuk çon mallra në Rusi. Por nga ana tjetër ka një politik të "Open Ballkan" që është korridori ekonomik dhe politik me Serbinë dhe për sa kohë Serbia nuk ka sanksione me Rusinë, atëherë rruga e kalimin Moskë-Beograd- Tiranë, këto sanksione bien.",tha ai.

Bogdani e cilësoi këtë agresion të Rusisë, jo vetëm si luftë ndaj Ukrainës, por edhe ndaj Perëndimit.

"Agresioni rus nuk është vetëm një luftë ndaj Ukrainës, në një plan më të gjerë është lufta ndaj perëndimit dhe demokracisë liberale.",shtoi ai.

Gogu tha se Rusia kërkon të cmilitarizojë Ukainën, të mos bëhet pjesë e NATO-s si dhe ta bëjë atë aleancë të tërhiqet.

"Nuk kërkojnë të njëjtën gjë, duket që konflikti do të vazhdojë. Po humbasin jetën ukrainasit e pafajshëm, në vendin dhe shtëpinë e tyre. Po humbin jetë në një konflikt të paarsyeshëm.
Skenari më i papëlqyeshëm është një paqe e përkohshme, duke marrë atë që do Rusia. Njohjen e Krimesë, çmilitarizimin e Ukrainës, Ukraina të mos bëhet pjesë e NATO-s dhe tërheqjen e NATO-s. Kjo zgjidhje nuk është shumë e favorshme, sepse ukrainasit kanë pësuar një dëme të madh. Putin ka kaluar në një sulm masiv pa kursye, spitale dhe shkolla. Duan të vendosin një qeveri kukull në Kiev", tha ai.

J.GJ./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Maks: 04/03/2022 12:24

    Zoti gazetar dini gje kush beri masakren e sendikalisteve ne Odessa 2014 gracie

    Përgjigju
  • Palloi: 04/03/2022 04:30

    Mire qe koha e vallezimit te Putinit mbaroi, po atij dancit te ballkanit mo si i behet? Cfare hajdutesh te papergjegjshem jeni mer jahu.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare