I dërguari i special i presidentit rus Vladimir Putin, Kirill Dmitriev, ka mbërritur në Miami për bisedime me delegacionin amerikan.

"Bisedimet filluan herët, në orën 8 të mëngjesit sipas kohës lokale", tha  një burim për AFP-në në kushte anonimiteti, teksa nuk dihet se cilët zyrtarë amerikanë janë të pranishëm.

Javën e kaluar, takimi i parë (Rusi, Shtetet e Bashkuara dhe Ukrainë) për sigurinë u mbajt në Abu Dhabi.

Pas dyerve të mbyllura, palët diskutuan çështje të pazgjidhura që lidhen me planin amerikan të paqes. Një takim i ri është planifikuar për nesër dhe, sipas Sekretarit të Shtetit Marco Rubio, ai do të jetë dypalësh, por Shtetet e Bashkuara mund të marrin pjesë.

Dje, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky sugjeroi shtyrjen e këtij raundi negociatash për shkak të përshkallëzimit të tensioneve midis Uashingtonit dhe Teheranit.

Lajm në përditësim...

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:34
Trump kërkoi armëpushim, Rusia: Kemi vijuar sulmet në Ukrainë

1769161890_rusiukraineluftaneukraine.JPG

Ministria ruse e Mbrojtjes ka pranuar se sulmet në Ukrainë kanë vijuar, pavarësisht kërkesës së presidentit amerikan, Donald Trump drejtuar homologut rus, Vladimir Putin për një armëpushim disa ditor.

Në prag të raundit të dytë të negociatave në Abu Dhabi midis Ukrainës, Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara, ministria deklaroi se objektivat janë infrastruktura e transportit dhe depot e municioneve të përdorura nga forcat ushtarake.

Kievi ka raportuar 85 sulme me dronë rusë gjatë natës.