Lufta në Ukrainë/ Italia, Polonia, Franca e Gjermania marrëveshje për zhvillimin e raketave me rreze të gjatë! 6 shtete pakt për lehtësimin e lëvizjeve ushtarake

Lufta në Ukrainë/ Italia, Polonia, Franca e Gjermania marrëveshje për zhvillimin e raketave me rreze të gjatë! 6 shtete pakt për lehtësimin e lëvizjeve ushtarake

Samiti i NATO-s

Uashington- Në prag të samitit të NATO-s nëUashington, Ministri i Mbrojtjes Guido Crosetto nënshkroi me homologët e tij nga Franca, Gjermania dhe Polonia letrën e qëllimit për të ashtuquajturën Elsa (Qasja Evropiane e goditjes me rreze të gjatë), plani që synon "përmirësimin e kapaciteteve, si evropianë, për të zhvilluar, prodhuar dhe ofruar aftësi në sulmet me rreze të gjatë, të cilat nevojiten për të penguar dhe mbrojtur kontinentin tonë" mëson ANSA

Shqipëria ka nënshkruar gjithashtu Letrën e Qëllimit për sigurimin dhe lehtësimin e lëvizjes Ushtarake përgjatë Korridorit VIII Pan-Europian, së bashku me Italinë, Bullgarinë dhe Maqedonisë së Veriut.

Ndërkohë një marrëveshje e tillë është nënshkruar dhe mes Rumanisë, Bullgarisë dhe Greqisë. Marrëveshja ka për qëllim për të lejuar lëvizjen e shpejtë ndërkufitare të trupave dhe armëve drejt krahut lindor të NATO-s. Kjo është bërë e ditur nga Ministria e Mbrojtjes e Rumanisë. Objektivi është të "optimizohen korridoret e transportit për të përmbushur nevojat e lëvizshmërisë ushtarake duke krijuar linja furnizimi rrugor dhe hekurudhor midis shteteve pjesëmarrëse, duke reduktuar burokracinë në kohë paqeje dhe duke maksimizuar efikasitetin në rast situatash emergjente", tha ai.

Të tre shtetet gjithashtu mund të lidhin portet e tyre në Detin Egje dhe Detin e Zi Sot ministrat rumunë dhe bullgarë të mbrojtjes nënshkruan gjithashtu një memorandum për krijimin e një qendre komanduese rajonale për operacione speciale që do të planifikojë dhe menaxhojë forcat e aleancës për operacione speciale. Rajoni i Detit të Zi.

Udhëheqësit e NATO-s u zotuan t'i japin Ukrainës të paktën 40 miliardë euro ndihmë ushtarake "deri në vitin e ardhshëm" për ta ndihmuar atë të luftojë kundër Rusisë.

New York Times zbulon se pas samitit sot, presidenti hungarez Viktor Orbán do të takohet me Trump në rezidencën e tij në Florida, Ndwrsa Putin njoftoi se udhëheqësi kinez Xi Jinping do të jetë në Rusi për samitin e Brics në tetor.

S.G/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Turi: 11/07/2024 18:34

    Perendimoret duan ta ruajne me cdo kusht dominimin e tyre por mendoj se u ka ardhur koha te hapin krahun sepse pervec se lufterave dhe shkaterrimit nuk i kane ofruar ndonje gje me te mire botes

    Përgjigju
    • Cadra pistolet: 11/07/2024 19:37

      Ndersa Rusia i ka ofruar botes paqe dhe begati :D As mos e qeth fare Turo! Gjithsesi ti e the mendimin tend, edhe pse pak i manget.

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?