Inteligjenca britanike: Rusia po shton sulmet në Donbass! Zelensky viziton Mykolaiv! Johnson sfidon Moskën: Do stërvisim mijëra ushtarë ukrainas

Inteligjenca britanike ngre alarmin se Moska ka intensifikuar përpjekjet në Donbass, dhe se objektivi i radhës është Slovjansku. Ushtarët ukrainas kanë krijuar llogore dhe barrikada në zona të ndryshme

Raketa ruse goditën gjatë natës rafinerinë e naftës Kremenchuk, në jug-lindje të Kievit, ndërsa  nuk është raportuar për viktima.

Zonja e parë e Ukrainës Olena Zelenska tha se 2 fëmijë vdesin çdo ditë në vend si pasojë e agresionit të armatosur rus. 

Rreth 77 minatorë u bllokuan në një minierë qymyri në Donetsk pasi furnizimi me energji elektrike u ndërpre. Mediat ruse fajësojnë Ukrainën për incidentin dhe për ndërprerjen e energjisë elektrike për shkak të sulmeve në zonë. 

Kreu i ekipit negociator me Rusinë për luftën, tha se Ukraina mund të rifillojë bisedimet me rusët "në fund të gushtit", të pezulluara pas një sërë kundër- ofensivë në disa vende. 

“Ne nuk duam të ndajmë planet tona me rusët, por mendoj se do të kryejmë një kundërsulm në disa vende”, paralajmëroi ai

Ndërkohë thuhet se humbjet në radhët ruse që nga dita e sulmit të Moskës ndaj Ukrainës më 24 shkurt, i kanë kaluar 33 mijë.

Po ashtu, sipas ushtrisë ukrainase, janë shkatërruar rreth 1500 tanke, mijëra mjete të blinduara dhe sisteme artilerie.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:00
Johnson: Do të ishte një katastrofë nëse Putini do të fitonte luftën

Kryeministri britanik tha të shtunën se Perëndimi duhet të mbështesë përpjekjet e Ukrainës për të rimarrë territorin e pushtuar nga forcat ruse në rajonin e Donbasit. Komentet zoti Johnson i bëri pas kthimit nga një vizitë e papritur në Kiev. Po sot ushtria ukrainase njoftoi se operacionet ushtarake ruse janë përqendruar pikërisht në qytetet e rajonit të Donbasit, ndërsa vazhdojnë sulmet ndaj infrastrukturës civile. Ndërkaq, Presidenti Zelenskyy u shfaq në video duke vizituar qytetin Mykolaiv dhe duke dekoruar ushtarët ukrainas në frontin jugor të luftës.

Duke folur me gazetarët pas kthimit nga një vizitë e paparalajmëruar në Kiev, Kryeministri britanik Boris Johnson tha të shtunën se Perëndimi duhet të mbështesë përpjekjet e Ukrainës për të rimarrë territorin e kapur nga Rusia.

“Do të ishte një katastrofë nëse Putini fiton. Do të ishte një katastrofë nëse do të siguronte lidhjen tokësore me qytetet që ka kapur në jug, për të mbajtur rajonin Donbas. Kjo është çfarë ai dëshiron. Ai do që të jetë në gjendje të thotë se: Kemi Melitopolin, Berdyanskin, Mariupolin dhe të gjithë brezin jugor. Kemi Khersonin dhe së shpejti të gjithë Donbasin. Kjo është çfarë ai do të dëshironte më së shumti. Një konflikt të ngrirë, një armëpushim, siç ndodhi në 2014-ën. Për të, kjo do të ishte një fitore e jashtëzakonshme dhe do t’i krijonte ankth Britanisë dhe qeverive në mbarë botën. Do të ishte shkatërrimtare, pasi do të kishim një situatë ku Putini do të konsolidonte avantazhin dhe do të fillonte një tjetër sulm”, tha kryeministri britanik.

Ndërkaq Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy njoftoi se kishte vizituar ushtarët në vijën e frontit jugor në rajonin Mykolaiv, por pa dhënë detaje se kur.

Mykolaivi ishte ndër zonat ku forcat ruse mbërritën fillimisht në muajin mars, por të cilat u zmbrapsën drejt pjesëve lindore dhe jugore, ku luftimet vazhdojnë.

Ushtria ukrainase konfirmoi të shtunën se forcat ruse po i përqëndrojnë përpjekjet në qytetet Sievierodonetsk dhe Bakhmut. Zëdhënësi i ushtrisë ukrainase, Oleksandr Shtupun, tha se përpjekjet e forcave ruse për të përmirësuar pozicionin taktik nuk kishin qenë të suksesshme, ndërsa vazhdojnë të godasin infrastrukturën civile.

“Armiku vazhdon të pësojë humbje në njerëz dhe paisje. Sipas informacionit të ditëve të fundit, njësitë mbrojtëse të Ukrainës shkatërruan të paktën 30 njësi të ndryshme me paisje dhe armatime”, tha zoti Shtupun.

Rusia thotë se ka marrë gati gjysmën e Donjetskut dhe pothuajse të gjithë rajonin Luhansk, dy pjesët përbërëse të Donbasit.

Qyteti Sievierodonetsk dhe fshatrat përreth përbëjnë xhepin e fundit të rezistencës ukrainase në rajonin Luhansk./VOA

Ora 19:45
Zelensky: Mbështetja e BE-së për anëtarësim, nxitje e demokracisë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, e ka përshëndetur mbështetjen e Brukselit për anëtarësimin e Ukrainës në Bashkimin Evropian si një arritje "historike".

Komisioni Evropian rekomandoi që Ukrainës dhe Moldavisë t'i jepet statusi i kandidatit në Bashkimin Evropian, një lëvizje që shënon fillimin e asaj që ka të ngjarë të jetë një udhëtim i gjatë drejt integrimit të plotë në BE.

Rekomandimi, i shpallur nga presidentja e Komisionit Ursula von der Leyen më 17 qershor, do të diskutohet nga krerët e bllokut 27-vendesh gjatë një samiti javën e ardhshme në Bruksel. Nisja e bisedimeve të pranimit kërkon miratimin unanim nga të gjitha vendet anëtare.

Lëvizja e paprecedentë e këtij trupi evropian vjen derisa Kievi po lufton kundër Rusisë, e cila nisi një pushtim të paprovokuar të fqinjit të saj më 24 shkurt, që ka vrarë dhjetëra mijëra njerëz dhe ka shkaktuar shkatërrime të mëdha materiale.

Edhe pse anëtarësimi në BE mund të jetë ende vite larg, Zelensky, në fjalimin e tij me video, e quajti vendimin një "arritje historike" dhe tha se ai "sigurisht do bëjë fitoren tonë më të afërt" kundër Rusisë.

"Institucionet ukrainase ruajnë qëndrueshmërinë edhe në kushte lufte. Zakonet demokratike të Ukrainës nuk e kanë humbur fuqinë e tyre as tani," tha Zelenskiy vonë më 17 qershor.

Duke njoftuar për vendimin, Von der Leyen përshëndeti lidhjen e ukrainasve me vlerat evropiane dhe sakrificat e tyre në luftën kundër pushtimit të paprovokuar të Rusisë.

"Ne të gjithë e dimë se ukrainasit janë gati të vdesin për perspektivën evropiane. Ne duam që ata të jetojnë me ne ëndrrën evropiane," tha von der Leyen në një konferencë shtypi në Bruksel.

Zelensky njoftoi gjithashtu se Ukraina do të vë hyrjen me viza për rusët nga muaji i ardhshëm.

"Sipas një vendimi që është planifikuar nga Kabineti i Ministrave, Ukraina do të vendosë një regjim vizash për qytetarët rusë nga 1 korriku 2022," tha ai.

Presidentja moldave Maia Sandu përshëndeti gjithashtu njoftimin e Komisionit Evropian, duke u zotuar se moldavët do të "punojnë fort" për të arritur anëtarësimin përfundimtar në BE.

"Rekomandimi bazohet në të kuptuarit se vendi ynë do të bëjë më shumë përpjekje në fusha të tilla kyçe si reforma në drejtësi, lufta kundër korrupsionit, administrata publike dhe të drejtat e njeriut," tha Sandu.

“Ky është një moment i rëndësishëm për të ardhmen e Republikës së Moldavisë dhe kjo është shpresa për të cilën qytetarët tanë kanë nevojë”, tha ajo në Telegram, duke shtuar se “ne e dimë se procesi do të jetë i vështirë, por jemi të vendosur të ndjekim këtë rrugë".

Komisioni tha se një tjetër shtet aspirues që paraqiti anëtarësimin e saj këtë pranverë, Gjeorgjia, do të marr statusin e kandidatit vetëm pasi të plotësonte disa kushte.
"Duhet t'i jepet statusi i kandidatit pasi të jenë adresuar një sërë prioritetesh," tha komisioni në një deklaratë.

"Për të pasur sukses, vendi tani duhet të bashkohet politikisht, për të hartuar një rrugë të qartë drejt reformës strukturore dhe Bashkimit Evropian - një rrugë që përcakton konkretisht reformat e nevojshme, sjell shoqërinë civile dhe përfiton nga mbështetja e gjerë politike", tha von der Leyen në konferencën për shtyp.
Në reagim ndaj njoftimit, Kremlini tha se po ndiqte nga afër përpjekjet e Ukrainës për t'u bërë anëtare e BE-së.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se çështja "kërkon vëmendjen tonë të shtuar, sepse ne të gjithë jemi të vetëdijshëm për intensifikimin e diskutimeve në Evropë mbi temën e forcimit të komponentit të mbrojtjes së BE".

"Ka transformime të ndryshme dhe ne po i vëzhgojmë në mënyrën më të kujdesshme", tha ai në një konferencë telefonike me gazetarët.

Vendimi i Brukselit pritej, pasi u rekomandua nga krerët e tre ekonomive më të mëdha të BE-së gjatë një vizite më 16 qershor në kryeqytetin ukrainas.

Presidenti francez Emmanuel Macron, kancelari gjerman Olaf Scholz dhe kryeministri italian Mario Draghi thanë pas një takimi me Zelenskyn se ishin në favor që Ukraina të merrte statusin e kandidatit "të menjëhershëm".

Zelensky paraqiti ofertën e Ukrainës për anëtarësim në BE menjëherë pas fillimit të pushtimit rus më 24 shkurt, me Moldavinë dhe Gjeorgjinë që pasuan me aplikim./REL

Ora 19:17
'Mos të ndalojmë së punuari për fitore', Zelensky viziton qytetin ukrainas pas sulmit rus

 

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka vizituar qytetin port të Detit të Zi, Mykolaiv, gjatë një udhëtimi pune në rajon, sipas njoftimit  nga  zyra e tij në një deklaratë.

Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme në këtë qytet dy persona vdiqën dhe 20 të tjerë mbetën të plagosur pas një sulmi rus.

“Presidenti inspektoi ndërtesën e administratës shtetërore rajonale të Mykolaiv-it, e cila u shkatërrua si rezultat i një sulmi raketor nga forcat ruse", njotoi Zyra e Zelenskyt.

“Të mos ndalojmë së punuari për fitoren”, tha presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky gjatë vizitës së tij

Ora 16:30
Borrell: Rusia përdor grurin si mjet shantazhi

Shefi i Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell tha se Rusia po përdor grurin si mjet shantazhi  ndaj vendeve të tjera.

"Ne jemi të gatshëm të punojmë me Kombet e Bashkuara për të parandaluar çdo ndikim të padëshiruar të sanksioneve tona në sigurinë globale të ushqimit," tha shefi i politikës së jashtme të BE-së Josep Borrell në një artikull të postuar në blogun e tij zyrtar.

Kreu i diplomacisë evropiane denoncoi 'zgjedhjen e ndërgjegjshme politike' të Rusisë për të 'militarizuar' eksportet e grurit dhe përdorimin e tyre si një instrument shantazhi kundër kujtdo që kundërshton agresionin e saj' në Ukrainë.

"Rusia e ka kthyer Detin e Zi në një zonë lufte duke bllokuar dërgesat e drithit dhe plehrave nga Ukraina (...) dhe gjithashtu aplikon kuota dhe taksa për eksportet e saj të drithit. Ne jemi të gatshëm të punojmë me Kombet e Bashkuara për të parandaluar çdo ndikim të padëshiruar të sanksioneve tona në sigurinë globale të ushqimit," tha shefi i politikës së jashtme të BE-së Josep Borrell në një artikull të postuar në blogun e tij zyrtar", u shpreh ai.

 

Ora 14:53
Zelensky në Ukrainën jugore, viziton Mykolaiv

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, shkoi në jug të qytetit të Mykolaiv, i konsideruar nga rusët si një qendër e rëndësishme për marrjen e Odesës. Është një nga rastet shumë të rralla që Zelensky të largohet nga kryeqyteti Kiev që nga fillimi i luftës.

Ora 14:42
Gazprom: Bie furnizimi me gaz rus në Evropë dhe Ukrainë

Gjigandi energjetik i kontrolluar nga shteti rus, Gazprom tha se furnizimi i tij me gaz në Evropë përmes Ukrainës nëpërmjet pikës hyrëse Sudzha ra në 41.4 milionë metra kub më 18 qershor, nga 41.9 sa ishte një ditë më parë.

Kërkesa për furnizim me gaz përmes një tjetër pike hyrëse kryesore, Sokhranovka, u refuzua nga Ukraina, u tha gazetarëve zëdhënësi i Gazprom, Sergey Kupriyanov.

Gazprom, më 15 qershor, ndërpreu dërgesat e gazit natyror në Gjermani pasi tha se Siemens i Gjermanisë kishte vonuar punën e riparimit të njësive të kompresorëve në një stacion në tubacionin Nord Stream 1.

Berlini e kritikoi këtë masë si një "politike" dhe një pretekst për të mbjellë pasiguri dhe për të rritur çmimet.

Ministri gjerman i Ekonomisë, Robert Habeck, e quajti këtë veprim një “vendim politik dhe jo një zgjidhje teknikisht të justifikueshme”.

Edhe gjiganti italian i energjisë Eni raportoi probleme, duke thënë më 16 qershor se do të marrë vetëm 65 për qind të gazit të kërkuar nga Gazprom.

Mungesa përkoi me një vizitë në Ukrainë nga krerët e Francës, Gjermanisë, Italisë dhe Rumanisë.

Udhëheqësit u takuan me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskiy në Kiev dhe më pas mbështetën statusin "e menjëhershëm" të kandidatit në BE për Ukrainën.

Komisioni Evropian ka rekomanduar dhënien e statusit të vendit kandidat për Ukrainën më 17 qershor./REL

Ora 09:56
Kievi: Negociatat me Rusinë do të rifillojnë në fund të gushtit! Do të kundërsulmojmë në disa vende

1655457615_Capture.JPG

Kreu i ekipit negociator me Rusinë për luftën, David Arahamiya , tha se Ukraina mund të rifillojë bisedimet me rusët "në fund të gushtit", të pezulluara de facto pas bisedimeve në Stamboll më 29 mars, pas një sërë kundër- ofensivë në disa vende. 

‘Fundi i gushtit’ – iu përgjigj kryenegociatori Zërit të Amerikës , për rifillimin e bisedimeve. ‘Ne nuk duam të ndajmë planet tona me rusët, por mendoj se do të kryejmë një kundërsulm në disa vende’.

Ora 07:48
Moska: Ukraina me kufijtë e mëparshëm nuk ekziston më

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, duke folur për Sky News Arabia tha se Ukraina me kufijtë e mëparshëm nuk eskziston më.

‘Ukraina që ne e njihnim, brenda atyre kufijve, nuk është më atje. Dhe nuk do të jetë më. Kjo është e qartë. Ata kufij nuk janë më.’- tha Zakharova.

M.Q./S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Beni: 18/06/2022 20:34

    Ajo pune ka mare fund o johnson ju e keni te humbur luften qe ne nisje

    Përgjigju
  • Loni: 18/06/2022 07:22

    Ky k*qja nuk e shikon qe ukraina po shkerrmoqet vete Vetem mercenaret po luftojn sepse ukrainasit po bredhin neper bote per plazh

    Përgjigju
    • Shevcenko: 18/06/2022 07:29

      Ta bejme plazhin ne dimer thua ti?

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Biden kërkon 24 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën, Elon Musk: Kjo nuk është mirë

Biden kërkon 24 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën, Elon Musk: Kjo nuk është mirë