Kancelari gjerman: Kievi nuk u konsultua me ne për ofensivën e Kurskut

Kancelari gjerman: Kievi nuk u konsultua me ne për ofensivën e Kurskut

Olaf Scholz

1722020022_olafscholz.JPG

Foto: Kancelari gjerman, Olaf Scholz

Kancelari gjerman Olaf Scholz tha se Ukraina nuk ishte konsultuar me Gjermaninë në lidhje me inkursionin e 6 gushtit në Rusi dhe se ai priste që një operacion i tillë ushtarak të ishte i kufizuar në kohë dhe territor.

Në një konferencë shtypi në Kishinau pas bisedimeve me presidenten moldave Maia Sandu, Scholz tha ditën e djeshme (21 gusht) se Berlini po monitoron nga afër zhvillimet e mëtejshme të inkursionit të forcave të Kievit në territorin rus.

“Ukraina e përgatiti operacionin ushtarak në rajonin e Kurskut në mënyrë shumë të fshehtë dhe pa dhënë komente, gjë që sigurisht është për shkak të situatës”, tha Scholz.

 “Ky është një operacion shumë i kufizuar në aspektin hapësinor dhe ndoshta edhe në aspektin kohor”, shtoi ai.

Më tej Scholz përsëriti se Gjermania do të vazhdojë të jetë ajo që ai beson se është mbështetësi më i madh i Ukrainës në BE.


Lajmi kryesor:

Lufta në Ukrainë/ Sulmet ruse në rajonin e Kherson, 1 i vdekur, 18 të plagosur


Xh.K/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarjet e fundit në vend ju shqetësojnë për nivelin e sigurisë?



×

Lajmi i fundit

Trattoria Meloni, hapet në Shëngjin! Gjergj Luca i dedikon restorant kryeministres italiane

Trattoria Meloni, hapet në Shëngjin! Gjergj Luca i dedikon restorant kryeministres italiane