Ukraina shënjestron sistemet S-300 të Rusisë
Baza ushtarake ruse në Rostov
Forcat detare ukrainase kanë sulmuar një kompleks të sistemeve raketore ruse, S-300, në rajonin rus të Rostovit, njoftoi Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës më 21 gusht.
Ky njoftim vjen në kohën kur Rusia po tenton që të zmbrapsë inkursionin që Ukraina nisi dy javë më parë në rajonin rus të Kurskut, që gjendet në kufi me Ukrainën.
Ukraina thotë se ka marrë nën kontroll më shumë se 1.260 kilometra katrorë dhe 92 vendbanime. Udhëheqja ukrainase ka thënë se inkursioni synon krijimin e një zone neutrale brenda Rusisë, me qëllim që të mnrojë civilët ukrainas nga granatimet ruse përtej kufirit.
Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës tha se sulmet ndaj kompleksit të raketave të llojit S-300 afër vendbanimit të Novoshahtinskit në rajonin e Rostovit u mkrye nga njësitë detare të ushtrisë. Sipas Shtabit po vlerësohen pasojat e këtij sulmi.
“Pushtuesit rusë po ashtu përdorin raketa S-300 për të sulmuar qytetet paqësore ukrainase, duke shkatërruar ndërtesa banimi dhe duke terrorizuar popullatën civile”, tha Shtabi i Përgjithshëm.
Ndaras, guvernatori rajonal i Rostovit, tha se një raketë ukrainase është rrëzuar mbi rajon. Ai nuk dha më shumë detaje.
Sulmet ukrainase në bazën ushtarake ruse vijnë në ditën kur autoritetet në Moskë kanë njoftuar për një sulm me dronë drejt kryeqytetit rus. Autoritetet ruse pretenduan se rrëzuan 11 dronë mbi Moskë. Ukraina, që përballet me pushtimin e nisur nga Rusia në shkurt të vitit 2022, nuk ka komentuar për këto raportime.REL
Xh.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.2%
-
Të gabuar
68.3%
-
Nuk e di
7.4%
Vota total: 3218
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Lufta në Ukrainë/ Trump zgjedh Kellogg si të dërguar special për Rusinë dhe Ukrainën
27 Nëntor, 07:48
-
NATO konfirmon mbështetjen për Ukrainën pas sulmit rus me raketë balistike
26 Nëntor, 20:36
-
Lufta në Ukrainë/ Dezertori rus: Në shkurt 2022 ishim gati për sulm bërthamor
26 Nëntor, 16:24
-
E akuzon për spiunazh, Rusia dëbon diplomatin britanik
26 Nëntor, 15:33
-
NATO dhe Ukraina takohen lidhur me raketën e re ruse
26 Nëntor, 08:23
-
Lufta në Ukrainë/ Dezertori rus: Në shkurt 2022 ishim gati për sulm bërthamor
26 Nëntor, 07:56
-
Lufta/ Bilalli në Report Tv: Rusia mund të godasë me raketa vende që furnizojnë Ukrainën me armë! Cënohet siguria në Europë! Çfarë është raketa Oreshnik
25 Nëntor, 20:27
-
Zyrtar i lartë i NATO-s: Bizneset duhet të përgatiten për një “skenar lufte”
25 Nëntor, 18:29
-
‘Rikthehet’ Merkel: Të bëjmë çmos kundër përdorimit të armës bërthamore
25 Nëntor, 14:28
-
Lufta/ Media franceze: Londra dhe Parisi po rishqyrtojnë mundësinë e dërgimit të trupave në Ukrainë
25 Nëntor, 07:59
-
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës
24 Nëntor, 22:57
-
Zgjedhjet presidenciale në Rumani/ Sondazhet nxjerrin në avantazh kandidatin pro-evropian
24 Nëntor, 22:32