Lufta në Ukrainë/ Kievi: Përplasje midis trupave tona dhe koreanoveriorëve në Kursk

Lufta në Ukrainë/ Kievi: Përplasje midis trupave tona dhe koreanoveriorëve në Kursk

Ushtarë ukrainas

Forcat e Kievit shkëmbyen zjarr me trupat e Koresë së Veriut në rajonin Kursk të Rusisë, pranë kufirit me Ukrainën.

Lajmin e ka bërë të ditur Kreu i Qendrës për Luftimin e Dezinformimit në Këshillin Kombëtar të Sigurisë dhe Mbrojtjes në Kiev, Andriy Kovalenko në Telegram.

Po ashtu raportohet se të paktën 13 persona u plagosën, mes tyre katër oficerë policie si pasojë e sulmeve ruse gjatë orëve të natës në Kharkiv .

Ukraina njoftoi gjithashtu se mbrojtja ajrore e saj rrëzoi 50 dronë rusë të projektuar nga Irani në nëntë rajone të vendit dhe se një raketë ruse goditi rajonin lindor të Dnipropetrovsk.

Ndërkohë agjencia e lajmeve Interfax, duke cituar Ministrinë e Mbrojtjes të Moskës, raportoi sulme të kryera në disa aeroporte ushtarake në Ukrainë dhe në objektet e sektorit të energjisë, duke përfshirë një rafineri nafte që furnizon forcat e armatosura ukrainase.

Sipas të njëjtit burim, katër raketa Himars dhe 42 dronë ukrainas janë rrëzuar nga forcat ruse në zonën e operacioneve speciale ushtarake në 24 orët e fundit.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    12 Dhjetor, 16:05

    Berishës iu dha zyrtarisht nga gjykata vula e PD, a do të shtohen votat?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: SHBA do shpallin non grata ata që i bën presion Altin Dumanit dhe do i zgjasin mandatin si kryetar

Spahiu: SHBA do shpallin non grata ata që i bën presion Altin Dumanit dhe do i zgjasin mandatin si kryetar