Rusia ka përshkallëzuar sulmet në Ukrainë. Gjatë orëve të natës forcat ruse goditën me dron një një termocentral në Kiev, duke lënë pa energji, distriktet Obolonskyi, Darnytskyi, Desnianskyi dhe Podilskyi.
Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko, deklaroi në Telegram se, pas tre sulmeve me dronë kundër infrastrukturës kritike, kishin lindur edhe probleme me furnizimin me ujë.
Në veçanti, zona e qytetit në bregun e majtë të lumit Dnieper mbeti pa ujë. Shkalla e plotë e demit nga sulmet nuk është ende e qartë tha ai. Ndërkohë tre persona u plagosën dhe dhjetë ndërtesa banimi u dëmtuan në një sulm tjetër me dron në Kharkiv, raportoi kryebashkiaku Ihor Terekhov.
Në mesin e këtyre tensioneve presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e quajti "të rëndësishëm" vendimin e Departamentit të Shtetit të SHBA-së për të autorizuar Ukrainën të blejë 500 sisteme anti-raketash Patriot, të destinuara për t'iu kundërvënë raketave balistike ruse.
“Këto sisteme mund të përbëjnë një sistem mbrojtës jashtëzakonisht efektiv përpara dimrit të ardhshëm, kur termocentralet do të bombardohen nga rusët. Megjithatë, është përcaktuar se dërgesat mund të fillojnë vetëm pas disa vitesh. Prandaj, u kërkojmë partnerëve tanë të gjejnë një zgjidhje për periudhën aktuale", tha Zelensky.
Lajm në përditësim…




Komente
Komento