Lufta në Ukrainë/ Kievi sulmon rajonin rus të Kurskut: 5 të vdekur, 20 të plagosur! Putin: Sulmi ukrainas është një provokim në shkallë të gjerë

Lufta në Ukrainë/ Kievi sulmon rajonin rus të Kurskut: 5 të vdekur, 20 të plagosur! Putin: Sulmi ukrainas është një provokim në shkallë të gjerë

Ndërtesë e shkatërruar në rajonin e Kurskut

Të paktën pesë civilë, duke përfshirë dy anëtarë të ekuipazhit të ambulancës, u vranë dhe 20 të tjerë u plagosën pas përleshjeve me trupat ukrainase në rajonin Kursk të Rusisë.

Lajmi u bë i ditur nga guvernatori i rajonit Alexei Smirnov përmes faqes së tij zyrtare në Telegram, raporton agjencia e lajmeve Kiev Independent. Smirnov shtoi gjithashtu se dy raketa u rrëzuan mbi rajon në orët e para të 7 gushtit.

Ndërkohë presidenti rus Vladimir Putin e cilësoi sulmin ukrainas në rajonin rus të Kurskut "një provokim në shkallë të gjerë", sipas të cilit forcat e Kievit iu drejtuan "bombardimeve pa dallim, duke përfshirë raketa, mbi strukturat civile", raporton agjencia Interfax.

Putin tha se Moska do të ofrojë mbështetje maksimale "në të gjithë sektorët" për rajonin e Kurskut, ndërsa luftimet po vazhdojnë që nga dje midis forcave ruse dhe ukrainase që kanë kaluar kufirin. Mijëra banorë të zonave kufitare aktualisht janë duke u evakuuar në rajone të tjera ruse, sipas agjencisë Ria Novosti.

Ndërkohë Ministria e Mbrojtjes së Moskës tha se në 24 orët e fundit ndërhyrja e trupave tokësore ruse dhe bombardimet kishin çuar në eliminimin e 260 ushtarëve ukrainas dhe 50 automjeteve të blinduara, duke përfshirë shtatë tanke.

Sipas ministrisë, forcat ruse, të cilat shtrihen në rajonin Sumy të Ukrainës, "parandaluan armikun të avanconte në territorin e Federatës Ruse".

Ndërsa sipas kanalit rus Telegram Rybar, ukrainasit kanë marrë nën kontroll tre vendbanime të vogla: Nikolaevo-Darino, Darino dhe Sverdiklovo. I njëjti burim thotë se rreth 400 ushtarë ukrainas janë ende të pranishëm në territorin rus, ndërsa 2000 të tjerë janë të përqendruar në territorin ukrainas afër kufirit.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Komandanti i KFOR-it bisedon me shefin e ushtrisë serbe për gjendjen e sigurisë në Kosovë

Komandanti i KFOR-it bisedon me shefin e ushtrisë serbe për gjendjen e sigurisë në Kosovë