‘Pakt me djallin’ - Debati për shkëmbimin e të burgosurve

‘Pakt me djallin’ - Debati për shkëmbimin e të burgosurve

Scholz duke pritur të burgosurit

Kancelari Olaf Sholc ishte mjaft i lehtësuar kur priti dymbëdhjetë nga personat e liruarnë aeroportin e Këln/Bonit. Ndryshe nga SHBA, ku presidenti amerikan Joe Biden dhe nënpresidentja Kamala Harris e përqafuan gazetarin Evan Gershkovic para kamerave, pritja në Gjermani u zhvillua në heshtje dhe me kujdes.

Sholci tha se shkëmbimi i të burgosurve u bë i mundur vetëm "përmes bashkëpunimit intensiv me shumë vende evropiane dhe veçanërisht me Shtetet e Bashkuara të Amerikës" duke shtuar se beson se në fund të fundit ky ishte vendimi i duhur.

Në fakt shkëmbimi i të burgosruve ishte spektakolar dhe një arritje e madhe diplomatike mes shteteve perëndimore dhe Rusisë, pavarësisht nga çdo vlerësim moral apo etik.

Rusia liroi 16 të burgosur ndër ta katër me pasaporta gjermane. Në këmbim u liruan tetë rusë, ndër ta edhe Vadim Krasikov, që ishte dënuar me burgim të përjetshëm në Gjermani në fund të vitit 2021, sepse sipas gjykatës së Berlinit kishte vrarë një gjeorgjian me origjinë çeçene në një parkt të kryeqytetit në gusht të vitit 2019.

A ka rënë në gjunjë shteti ligjor?

Debati në Gjermani sillet kryesisht rreth pyetjes nëse një shtet ku sundon ligji mund të lirojë një vrasës të dënuar. Por ndryshe nga shumë debate për çështjet aktuale politike, ky debat karakterizohet nga maturia dhe qëndrimi i moderuar.

Eksperti i CDU-së për politikën e jashtme, Norbert Röttgen, tha për radion Deutschlandfunk se Gjermania ka pranuar një "disvantazh serioz": "Por kjo justifikohet nga përfitimi njerëzor, nga liria dhe shpëtimi nga tortura i 16 vetëve".

Eksperti i SPD-së për politikën e jashtme, Michael Roth, e përmblodhi qartë dilemën gjermane. Ai shkroi në Platformën X se ndonjëherë duhet "të bësh marrëveshje me djallin për hir të humanizmit". Ai e kishte fjalën për këtë presidentin rus Vladimir Putin.

Jo specifikime ligjore

E ndrejta ndërkombëtare civile përmban rregulla për këmbimin e të robërve të luftës, sqaron për DW Christian Mihr, zëvendëssekretar i përgjithshëm i Amnesty International në Gjermani. Personat e shkëmbyer nuk ishin robër lufte dhe për këtë rast nuk ka dispozita ligjore specifike.

As në legjislacionin gjerman nuk ka rregulla për shkëmbimin e të burgosurve. Qeveria gjermane dhe ministri i Drejtësisë, Marco Buschmann, u bazuan në këtë rast në nenin 456a të Kodit të Procedurës Penale, sipas të cilit ekzekutimi i dënimit me burg mund të pezullohet në kushte të caktuara.”

E qartë është se shkëmbimi i të burgosurve u bë sepse Putini donte para së gjithash të lironte vrasësin Krasikov, i cili ishte i burgosur në Berlin. Dhe presidenti i SHBA-së Joe Biden kërkonte me ngulm lirimin e Gershkovicit.

Strategji nga koha e Luftës së Ftohtë

A do të thotë shkëmbimi i suksesshëm i të burgosurve se tani janë vendosur linja të reja diplomatike komunikimi me Kremlin të cilat ndoshta mund të ndihmojnë për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë?

Politologu David Sirakov, drejtor i Akademisë Atlantike në Rheinland-Pfalz, nuk është i këtij mendimi. Ai tha për Agjencinë Gjermane të Shtypit se "kjo nuk është as ndonjë masë për ndërtimin e besimit dhe as nuk ngjall shpresa për një marrëdhënie më të mirë me Moskën apo Minskun."

Përkundrazi kjo tregon se strategjia e njohur nga Lufta e Ftohtë për lirimin shtetasit e tyre, të cilët shpesh punojnë në sektorët e sigurisë dhe shërbimeve sekrete, duke bërë presion me anë të burgosjes së shtetasve të huaj në Rusi dhe Bjellorusi, vazhdon të jetë pjesë e repertorit diplomatik të këtyre shteteve.DW

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?