Presidenti i Francës, Emmanuel Macron beson se Europa duhet të gjejë një mënyrë që të angazhohet drejtpërdrejtë me Vladimir Putin, që t’i jepet fundit agresionit rus në Ukrainë.
“Ose do të arrihet paqja afatgjatë në kornizën e negociatave aktuale të udhëhequra nga ekipi i Donald Trump, ose Europa duhet të gjejë një mënyrë se si të rinisë dialogun me Rusinë”, tha ai.
Lideri francez nënvizoi se një gjë e tillë duhet të ndodhë në mënyrë transparente dhe në bashkëpunim me Ukrainën.
Deklarata erdhi vetëm një ditë pasi vendet anëtare të Bashkimit Europian ranë dakord t’i japin Ukrainës një kredi prej 90 miliardë euro për dy vitet e ardhshme, para që do të merren nga buxheti i BE-së.
Analistët e shohin deklaratën e Macron si një devijim nga plani i Brukselit për përdorimin e aseteve të ngrira ruse për financimin e Ukrainës.
"Ne, Europianët and Ukrainasit, jemi të interesuar të gjejmë bazën e duhur për nisjen e diskutimeve siç duhet… Në të kundërt, ne do të na duhet të diskutojmë me negociatorë dhe kjo nuk do të ishte një opsion ideal”, u shpreh Macron.
Lajmi kryesor:
Lufta në Ukrainë, Putin: Armiku po tërhiqet por nuk heq dorë nga territoret! Përdorimi i aseteve ruse nga BE-ja një vjedhje e hapur!









