Lufta në Ukrainë/ Mblidhet Asambleja e Përgjithshme e OKB, nis me një minutë heshtje për viktimat! Pritet miratimi i Rezolutës së propozuar nga SHBA e Shqipëria

Me një minutë heshtje në nder të viktimave të luftës ka nisur në Nju Jork seanca e jashtëzakonshme e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Kjo është hera e dytë që OKB mblidhet në një seancë të posaçme që prej vitit 1982. Në përfundim të maratonës së fjalimeve, pritet të votohet rezoluta e propozuar nga SHBA-ja dhe Shqipërisë kundër agresionit të Moskës ndaj Ukrainës. Mbledhja ka rinisur sërish pas tre orësh pushim ndërkohë që mbledhja e radhës është nesër. 

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Anotoni Guterres bëri thirrje për paqe dhe se lufta në Ukrainë duhet të ndalet. Ai tha se sovraniteti dhe integriteti i Ukrainës duhet të respektohet.

"Lufta në ukrainë duhet të ndalojë tani. Sulmi po vazhdon të godasë Ukrainën  nga ajri, toka dhe deti. Bombardimet me raketa dhe sulmet ajrore ruse po godasin qytetet e Ukrainës ditë e natë pa pushim. Kryeqyteti, Kievi, është i rrethuar dhe ndodhet nën sulm nga të gjitha drejtimet.  OKB-ja ka të dhëna  të besueshme se sulmet ruse po godasin ndërtesa banimi, infrastrukturën civile dhe objektiva të tjera joushtarake. Kjo dhunë e përshkallëzuar - e cila po rezulton në vdekje civile, duke përfshirë fëmijë - është krejtësisht e papranueshme. Mjaf është mjaft. Ushtarët duhet të kthehen në kazermat e tyre. Udhëheqësit duhet të shkojnë drejt paqes. Sovraniteti, pavarësia dhe integriteti territorial i Ukrainës, brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht, duhet të respektohen. Bota po përballet me një tragjedi për Ukrainën, por edhe me një krizë të madhe rajonale me implikime të mëdha  katastrofike. Vendimin për të vendosur forcat bërthamore ruse në gatishmëri të lartë të dielën ishte një zhvillim rrëqethës" dhe ideja e një konflikti bërthamor është  e paimagjinueshme. Asgjë nuk mund të justifikojë përdorimin e armëve bërthamore. Ne përballemi me atë që mund të bëhet lehtësisht kriza më e keqe humanitare e refugjatëve në Evropë në dekada, me numrin e të zhvendosurve që shtohen minutë pas minute", tha Guterres. 

Këshilli i Sigurimit i OKB-së e thirri këtë sesion, pasi Rusia vuri veton ndaj një rezolutës të propozuar nga  SHBA dhe Shqipëria të premten, e cila dënonte agresionin e saj kundër Ukrainës dhe kërkonte tërheqjen e menjëhershme të të gjitha trupave të saj nga Ukraina.

Draft rezoluta e Asamblesë së përgjithshme pritet të votohet sepse asnjë komb nuk ka të drejtën e vetos në këtë dhomë, por rezoluta që pritet të nuk është ligjërisht detyruese si rezolutat e Këshillit të Sigurimit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:00
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së: Mjaft është mjaft, lufta në Ukrainë duhet të ndalet tani

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së António Guterres, gjatë fjalës së tij bëri thirrje për paqe, ndërsa theksoi se Putin duhet të ndalohet. Ai tha se duhet respektuar sovraniteti, pavarësia dhe integriteti territorial i Ukrainës, brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht.

“Duhet të ndalet tani. Bombardimet me raketa dhe ajrore ruse po godasin qytetet e Ukrainës ditë e natë. Kryeqyteti, Kievi, është i rrethuar dhe nën sulm nga të gjitha anët. Kjo dhunë e përshkallëzuar, e cila po rezulton në vdekje civile, duke përfshirë fëmijë është krejtësisht e papranueshme. Mjaft është mjaft. Udhëheqësit duhet të lëvizin drejt paqes”, tha Guterres.

SI.E./K.T./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja