Bisedimet Kiev-Moskë pa marrëveshje, pritet raund tjetër! Putin: Ukraina të jetë neutrale, më njihni Krimenë! Rusia kërcënon Evropën: Kush i jep armë Kievit mban përgjegjësi

Bisedimet Kiev-Moskë pa marrëveshje, pritet raund tjetër! Putin: Ukraina të jetë neutrale, më njihni Krimenë! Rusia kërcënon Evropën: Kush i jep armë Kievit mban përgjegjësi

KIEV- Pas më shumë se 6 orësh në Gomel të Bjellorusisë kanë përfunduar bisedimet ndërmjet delegacionit të Ukrainës dhe delegacionit të Rusisë, të cilat më pas janë kthyer për konsultime në vendet përkatëse dhe pritet një raund i dytë bisedimesh. Kreu u delegacionit rus ka dhënë sinjale pozitive kur ka deklaruar se pika të rëndësishme të përbashkëta janë gjetur gjatë bisedës që mund të çojnë në rezultate pozitive.

Sipas mediave të huaja, ndërprerja e menjëhershme e zjarrit dhe tërheqja e trupave ruse, ishte kërkesa e Kievit ndaj Rusisë. Ndërkohë, Moska deklaroi se dëshiron të arrijë një marrëveshje që ishte në interes të të dyja palëve. Por ka shumë skepticizëm për rezultatin e negociatave në Bjellorusi. Presidenti i Ukrainës, Zelensky tha se 24 orët e ardhshme janë vendimtare për Ukrainën.

Megjithatë mbrëmjen e sotme raportohen sërish luftime në Kiev dhe qytete të ndryshme. Sirenat e alarmit janë dëgjuar sërish në kryeqytetin ukrainas dhe ka detyruar banorët të kërkojnë strehim. 

Një zhvillim i rëndësishëm ka qenë edhe biseda e Presidentit francez Emmanuel Macron dhe atij rus, Vladimir Putin. Sipas asaj që raportohet nga mediat ndërkombëtare që i referohen burimeve ruse dhe franceze Putin e ka shprehur qartë kërkesën e tij për njohje të Krimesë si pjesë të territorit të Rusisë dhe garancinë se Ukraina do të jetë një territori neutral, duke mos u anëtarësuar në NATO.

Ndërkohë që Presidenti Ukrainas Zelensky ka kërkuar armëpushim urgjent. Në mbrëmje ai ka firmosur një dokument ku kërkon anëtarësim sa më shpejt në Bashkimin Evropian. Më parë edhe Presidentja e Komisionit Evropian Von Der Leyen pati deklaruar se BE-ja dëshiron që Ukraina të anëtarësohet në bllok.

Ndërkohë kryeqyteti ukrainas po del nga shtetrrethimi i fundjavës, ndërsa shpërthime u dëgjuan para agimit. Sirenat e sulmit ajror ranë në disa qytete mëngjesin e sotëm, ndërsa gjatë natës Rusia bombardoi Chernihiv dhe Kharkiv, thanë zyrtarët ukrainas. Rubla ka rënë në një nivel të ri të ulët kundrejt dollarit pas sanksioneve të ashpra, pasi analistët paralajmërojnë për një rrezik të mundshëm në bankat ruse. Nga ana tjetër BE-ja po ndërmerr hapin e paprecedentë të dërgimit të armëve në Ukrainë, mbylljes së hapësirës ajrore për avionët rusë dhe ndalimit të mediave shtetërore ruse. Shtetet anëtare të BE kanë deklaruar se do të marrin gjithashtu refugjatë ukrainas dhe do të anashkalojnë procesin e zakonshëm të aplikimit për azil. OKB do të mbajë sot një seancë speciale urgjente, ku do të përfshihen të 193 vendet anëtare.

Përmbledhje, çfarë ka ndodhur sot:

1. Negociatorët për Kievin dhe Moskën kanë zhvilluar bisedime në Bjellorusi në një përpjekje për t'i dhënë fund konfliktit

2. Rusia thotë se të dyja palët kanë rënë dakord të vazhdojnë bisedimet dhe do të takohen përsëri "në ditët e ardhshme"

3. Përpara takimit, presidenti i Ukrainës Zelensky u kërkoi trupave ruse të linin armët dhe bëri thirrje për anëtarësim të menjëhershëm në BE.

4. FIFA dhe UEFA kanë pezulluar klubet ruse të futbollit dhe ekipet kombëtare nga të gjitha garat

5. Rusia ka dyfishuar normën e saj të interesit në 20% ndërsa monedha e saj bie dhe ekspertët paralajmërojnë për një rrezik të mundshëm ndaj bankave

6. Dhjetra civilë janë vrarë në sulmet me raketa ruse në qytetin e dytë të Ukrainës, Kharkiv, thotë Ministria e Brendshme ukrainase

7. OKB thotë se më shumë se gjysmë milioni refugjatë janë larguar nga Ukraina për në vendet fqinje.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 00:02
Elon Musk ndihmon Ukrainën, mbërrin Starlink për të ofruar internet të sigurt

1646089373_Screenshot1.jpg

Ukraina do të mund mund të ketë akses në internetin e ofruar nga satelitët Starlink dhe do të jetë e sigurt. Ministri ukrainas i Transformimeve Digjitale, Mykhailo Albertovych publikoi të hënën mbrëma një foto të pajisjeve të nevojshme për të marrë sinjalin nga satelitët ndërsa falenderon themeluesin e Space X.

“Starlink ndodhen këtu. Faleminderit Elon Musk,”, shkruante ai.

Një ditë më parë Musk njoftoi se shërbimi satelitor i kompanisë Starlink ka zgjedhuar mbulimin në Ukrainë, duke i ofruar qeverisë një lidhje alternative të sigurt komunikimi ndërsa ushtria e Ukrainës vijon t’i rezistojë forcave pushtuese ruse.

Ora 23:16
SHBA shpall 'non grata' 12 diplomatë rusë në OKB, i akuzon për spiunazh

1645822359_dash770x433.jpg
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shpallur 'non grata' 12 diplomatë rusë në OKB.

“Ne po fillojmë procesin e deportimit të 12 agjentëve të inteligjencës nga misioni rus në Kombet e Bashkuara, të cilët kanë abuzuar me privilegjet e tyre të qëndrimit në SHBA duke u përfshirë në aktivitete spiunazhi që janë në kundërshtim me sigurinë tonë kombëtare”.

Kështu ka deklaruar zëdhënësja e misionit amerikan në OKB, Olivia Dalton, e cila saktësoi në lidhje me diplomatët në Moskë se ata do të duhet të largohen nga vendi.

“Ne po e marrim këtë veprim në përputhje me marrëveshjen për selinë e Kombeve të Bashkuara. Dhe ky aksion është në zhvillim e sipër prej disa muajsh”, tha ai.

Ora 22:59
'Nuk flasim me pushtues', Shtëpia e Bardhë: Për momentin nuk ka një telefonatë Biden-Putin

“Për momentin ne përjashtojmë një telefonatë mes Bidenit dhe Putinit”.

Këtë e tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaky, duke nënvizuar se administrata nuk e konsideron të përshtatshme "të bisedojë me liderin e një vendi që po pushton një tjetër".

“Ky është qëndrimi ynë, të tjerët mendojnë ndryshe”, theksoi ai.

Ora 22:23
Forcat ruse shuajnë familjen ukrainase, vogëlushët mbyllën sytë mes bombardimeve

Gjyshërit dhe mbesa Sofia, pjesë e familjes që u shua nga sulmi rus

Pesë anëtarë të së njëjtës familje vdiqën në Ukrainën jugore në ditën e parë të luftës, ndërsa trupat ruse avancuan drejt qytetit të Khersonit nga Krimeja, të cilën e morën nga Ukraina tetë vjet më parë.

Rrethanat janë të paqarta, por familja thuhet se po përpiqej t’i shpëtonte sulmit rus me dy makina kur u bombarduan pranë Nova Kakhovka, jashtë Khersonit.

Oleg Fedko kishte vendosur të largonte familjen e tij nga zona. Gjyshërit e fëmijëve të moshës 56 vjeç vdiqën së bashku me gruan Irinën dhe dy fëmijët, Sofia e cila ishte gjashtë vjeç dhe Ivani që ishte vetëm disa javësh.

Ora 22:10
Biden qetëson amerikanët për luftën nukleare

Presidenti Biden tha të hënën se nuk beson se amerikanët kanë arsye të shqetësohen për luftën bërthamore mes tensioneve me Rusinë për pushtimin e saj në Ukrainë. Administrata Biden është përgjigjur kryesisht duke shmangur tensionet e mëtejshme, duke e quajtur veprimin e Putinit një përpjekje për të justifikuar agresionin e mëtejshëm.

 “Zyrtarët e lartë të vendeve kryesore të NATO-s po bëjnë gjithashtu deklarata agresive kundër vendit tonë, prandaj urdhëroj Ministrin e Mbrojtjes dhe Shefin e Shtabit të Përgjithshëm [të Forcave të Armatosura të RF] të ngrënë forcat parandaluese të ushtrisë ruse në një regjim special”, tha Putin të dielën në një takim në Kremlin me ministrin e Mbrojtjes Sergei Shoigu dhe shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Ruse Valery Gerasimov.

Ora 22:01
‘Na quajnë fashistë’, biseda e ushtarit rus me nënën para se të vritej: Na çuan në Ukrainë, nuk e dinim që do luftonim

Ambasadori i Ukrainës në Kombet e Bashkuara, Sergiy Kyslytsya lexoi në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së mesazhe e fundit të një ushtari rus me nënën e tij, përpara se të vritej.  

Biseda e ushtarit rus me nënën

Nëna: Përse nuk më ke shkrujatur për kaq shumë kohë? A je me të vërtetë në stërvitje?

Ushtari: Nënë nuk jam më në stërvitje, nuk jam në Krime.

Nëna: Po ku je. Babai pyet nëse mund të të dërgojë ndonjë pako.

Ushtari: Po çfarë pakoje? Unë dua të vras veten

Nëna: Çfarë flet kështu? Çfarë ndodhi?

Ushtari: Nënë jam në Ukrainë. Një luftë e vërtetë po ndodh këtu. Kam frikë se e katranosëm këtu. Edhe me njerëzit paqësorë. Na thanë që do të na prisnin me duar hapur, por ne nuk jemi të mirëpritur për ta. Ata po hidhen poshtë tankeve tona për të mos kaluar. Na quajnë fashistë. Nënë kjo është shumë e vështirë.

 

Ora 21:54
Uashingtoni shpall sanksione të reja ndaj sistemit financiar rus

1646081708_Screenshot6.jpg

Shtetet e Bashkuara ua ndaluan të hënën amerikanëve të bëjnë transaksione të lidhura me bankën qendrore të Rusisë, duke i dhënë një goditje dërrmuese ekonomisë së vendit, një masë e mëtejshme ndëshkuese ndaj Moskës për agresionin e saj në Ukrainë. Sanksionet e ashpra ekonomike të vendosura nga Shtetet e Bashkuara, të cilat ndalojnë gjithashtu transaksionet me ministrinë e financave të Rusisë dhe fondin e saj të pasurisë kombëtare, ka gjasa të rrisin inflacionin në vend, të paralizojnë fuqinë e saj blerëse dhe të ulin investimet, thanë zyrtarët amerikanë të hënën.

Shtëpia e Bardhë vlerëson se Banka Qendrore e Rusisë ka rezerva me një vlerë prej 630 miliardë dollarësh në monedha të ndryshme në vende të tjera. “Banka Qendrore e Rusisë ëshë përpjekur t’i kthejë këto pasuri në Rusi, ose në vende të tjera të sigurta, për t’i përdorur në mbështetje të ekonomisë ose monedhës vendase, rublën”, tha një zyrtar amerikan.

Lëvizja vjen pasi Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre vendosën javën e kaluar disa raunde sanksionesh ndaj Moskës, përfshirë kundër presidentit rus Vladimir Putin dhe institucioneve më të mëdha huadhënëse të Rusisë.

"Objektivi ynë është dobësimi i ekonomisë ruse nëse presidenti Putin vendos të vazhdojë me agresionin në Ukrainë dhe ne i kemi mekanizmat për të vazhduar ta bëjmë një gjë të tillë," tha të hënën një zyrtar i lartë i administratës amerikane.

Departamenti amerikan i Thesarit tha në një deklaratë të hënën se kishte vendosur gjithashtu sanksione ndaj një fondi kryesor të pasurisë sovrane ruse, Fondit të Investimeve Direkte Ruse, kompanisë së saj administruese dhe shefit të tij ekzekutiv, Kirill Dmitriev, të cilin Uashingtoni e akuzoi se ishte aleat i afërt i presidentit rus. Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre kishin njoftuar të shtunën se do të merrnin masa kundër bankës qendrore të Rusisë dhe do të bllokonin disa nga bankat e vendit nga sistemi i pagesave ndërkombëtare SWIFT./ VOA

Ora 21:20
Pentagoni lavdëron ukrainasit: Rezistencë të fortë! Rusët po përpiqen t'i afrohen Kievit

Shtetet e Bashkuara të Amerikës lavdërojnë rezistencën ukrainase. Zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby, tha se forcat ruse po përpiqen t’i afrohen kryeqytetit të Ukrainës, Kievit, por megjithatë ato janë jashtë qendrës së qytetit.

“Qartësisht ne vazhdojmë të shohim forcat ruse të lëvizin përpara ose të përpiqen të afrohen gjithashtu në mënyrë që të mund të lëvizin në Kiev nga toka,” tha Kirby gjatë një konference në Pentagon të hënën.

“Ne ende vlerësojmë se ata janë jashtë qendrës së qytetit, dhe, ajo që dimë qartë, është se ata kanë synime në lidhje me Kievin.”

Ukrainasit po “rezistojnë në mënyrë mjaft efektive rreth Kievit”, shtoi Kirby. “Ata e kanë bërë një pengesë të vështirë për rusët që të lëvizin më në jug.”

Ndërkohë Departamenti Amerikan i Mbrojtjes tha se pothuajse 75% e forcave ruse të mbledhura në kufijtë e Ukrainës janë tani brenda vendit.Ushtarët ende nuk kanë kapur dy qytete kryesore: Kharkiv në verilindje dhe Mariupol në jug. Siç kanë theksuar më parë zyrtarët perëndimorë, trupat nuk po bëjnë përparimin që kishin planifikuar për shkak të çështjeve logjistike dhe rezistencës së ashpër nga luftëtarët ukrainas.

Ora 21:17
Ndihmuan Ukrainën me armë, Moska paralajmëron BE-në: Do të mbani përgjegjësi! Çdo hap që keni marrë do të ndëshkohet

Ministria e Jashtme e Rusisë ka kërcënuar BE-në, duke u thënë se ata që furnizojnë Ukrainën me armë vdekjeprurëse do të mbajnë përgjegjësi nëse ato përdoren gjatë fushatës ushtarake të Rusisë atje. Ministria shtoi se hapat që ka ndërmarrë Bashkimi Evropian kundër Rusisë nuk do të mbeten pa një përgjigje të ashpër.

"Qytetarët dhe subjektet e BE-së të përfshirë në dërgimin e armëve vdekjeprurëse" në Ukrainë "do të mbahen përgjegjës për çdo pasojë të këtyre veprimeve." Kështu thuhet në një shënim të Ministrisë së Jashtme ruse, sipas së cilës ata që kanë ndërmarrë këto iniciativa “nuk mund ta kuptojnë se sa të rrezikshme janë pasojat”.

Ora 21:15
Boris Johnson iu kërkon liderëve botërorë të vazhdojnë presionin ndaj Putin-it

Kryeministri britanik Boris Johnson u kërkoi G7 dhe liderëve të tjerë botërorë që të vazhdojnë t'i vënë në dispozicion Ukrainës armë. Johnson ka theksuar që duhet të vazhdojnë presionin mbi regjimin e Putinit.

Pas një telefonate me liderët botërorë të hënën, një zëdhënës i Doëning St. tha se të gjithë liderët ranë dakord se “rezistenca e guximshme” e Ukrainës ndaj trupave ruse është “me të vërtetë frymëzuese”.

Johnson theksoi nevojën për një përgjigje ndërkombëtare ndaj krizës humanitare në zhvillim, duke përfshirë mbështetjen e fqinjëve të Ukrainës për t'u marrë me një numër të madh ukrainasish që i shpëtojnë dhunës në vend.

Kryeministri theksoi nevojën për të vazhduar goditjen e Rusisë me kufizime dhe sanksione tregtare, duke përfshirë SËIFT, një shërbim mesazhesh që lidh institucionet financiare në mbarë botën.

Udhëheqësit ranë dakord të “ndjekin çdo rrugë për të siguruar që Putini të dështojë në ambiciet e tij”, thuhet në deklaratë.

Ora 21:12
Gjykata Ndërkombëtare Penale nis hetimet për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Ukrainë

 

Gjykata Ndërkombëtare Penale do të hapë një hetim mbi krimet e dyshuara të luftës të kryera nga Rusia në Ukrainë.

"Ekziston një bazë e arsyeshme për të besuar se si krimet e supozuara të luftës ashtu edhe krimet kundër njerëzimit janë kryer në Ukrainë," tha Karim AA Khan, prokurori i ICC.

“Qëllimi im është që ky hetim të përfshijë gjithashtu çdo krim të ri të supozuar që bie në juridiksionin e zyrës sime që janë kryer nga çdo palë në konflikt në çdo pjesë të territorit të Ukrainës”.

Ora 20:53
Sërish sirena alarmi në Kiev, raportohet për luftime të ashpra

1646078027_russianukraine1280x7201.jpg

Ka shenja të një sulmi të ri në Kiev ndërsa dëgjohen sirenat e sulmit ajror. Banorët kthehen në strehimoret nëntokësore pas një dite pushimi nga shtetrrethimi i fundjavës.

Korrespondenti i BBC Neës, Clive Myrie në Kiev, thotë se raportimi i tij u “drodh nga zjarri i raketave aty pranë” dhe “dritaret u drodhën” në shpërthimin e tyre më të afërt.

Ora 20:35
'Dorëzoni armët dhe keni 41 mijë euro e amnisti të plotë', thirrja e Ukrainës për ushtarët rus

5 milionë rubla ruse ose 41.5 mijë euro dhe amnisti të plotë i ofron Ukraina çdo ushtari rus i cili dorëzon armën dhe i jep fund angazhimit në luftë.

Deklaratën e ka bërë sot ministri i Mbrojtjes i Rusisë, Oleksii Reznikov.

"Të dashur ukrainas! Në 4 ditë të humbjes së pushtuesve rusë të vrarë dhe të plagosur arritën në më shumë se 5.3 mijë persona. Qindra ushtarë dhe oficerë të armikut u kapën në robërinë tonë. Shumë prej tyre janë shumë të rinj. Kremlini i kthen në kriminelë, i kthen në vrasës.

Për Ukrainën, jeta njerëzore është vlera më e lartë. Për të ruajtur jetën e ukrainasve, Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës mbështeti iniciativën e komunitetit ndërkombëtar të IT. Ajo është shumë e thjeshtë. Ne u ofrojmë ushtarëve rusë një zgjedhje: të vdesin në një luftë të padrejtë ose amnisti të plotë dhe 5 milionë rubla (41 mijë euro) të kompensimit. Nëse do të ulin armët dhe do të dorëzohen vullnetarisht në burg", shkruan ndër të tjera në Facebook, ministri i Mbrojtjes i Ukrainës, Oleksii Reznikov.

Ora 20:23
Erdogan deklaratë të fortë kundër Putin: Do t'i limitojmë Rusisë aksesin në Detin e Zi

1646076223_6216407e4e3fe018c477fd69.jpg

Presidenti i Turqisë, Tayyip Erdogan, ka thënë se Turqia nuk mund të braktisë lidhjet e saj me Rusinë ose Ukrainën, duke shtuar se Ankaraja do të zbatojë një pakt për kalimin detar nga ngushticat e saj për të parandaluar një përshkallëzim të luftës.

Turqia e përshkroi pushtimin e Rusisë si një "luftë" të dielën, e cila e lejoi atë të përdorte nenet sipas një marrëveshjeje ndërkombëtare të vitit 1936 që do të kufizonte kalimin e disa anijeve ruse nga ngushticat turke. Turqia ndan një kufi detar me Ukrainën dhe Rusinë dhe ka lidhje të mira me të dyja.

Duke folur pas një takimi të kabinetit, Erdogan kritikoi atë që ai e quajti qëndrimin 'të pavendosur' të SHBA-së dhe fuqive perëndimore ndaj pushtimit të Ukrainës, duke thënë se qasja ishte një shenjë e një rendi ndërkombëtar të dështuar.

Ai tha se Turqia nuk do të bëjë kompromis nga angazhimet e saj ndaj aleancave të saj, duke përfshirë NATO-n, por se gjithashtu nuk mund të kthejë mbrapsht "interesat kombëtare" në rajonin e saj. Ai përsëriti se e konsideronte pushtimin rus të papranueshëm.

Ora 20:04
'Misionarë', kush janë 'armiqtë' që biseduan sot për të arritur paqen mes Ukrainës dhe Rusisë

1646074477_DELEGACIONIRUSUKRAINAS.png

Diskutimet me Rusisë dhe Ukrainës, pas 4 orësh, u shtynë për të rifilluar në ditët e ardhshme. Moska tha se ato kanë gjetur pika të përbashkëta, ndërsa Kievi i konsideroi bisedimet të vështira. Por kush ishin pjestarët që morën pjesë në takim.

Delegacioni rus

BORIS GRYZLOV, ambasadori rus në Bjellorusi

ALEXANDER FOMIN, zëvendës ministri i Jashtëm rus

VLADIMIR MEDINSKY, shef i delegacionit rus

LEONID SLUTSKY, kreu i politikës së jashtme në Duma

Delegacioni i Ukrainës

RUSTEM UMEROV, deputet në Kiev

OLEKSII REZNIKOV, shefi i delegacionit 

DAVYD ARKHAMIA, kryetar partie

MYKHAILO PODOYLAK, këshilltar i presidentit Zelenski

MYKOLA TUCHYTSKYI, ambasador i Ukrainës në BE dhe MB

Ora 19:20
Nuk arriti të festonte ditëlindjen e 8-të, kush është vogëlushja ukrainase që u vra nga rusët! Një 10-vjeçare u vra bashkë me prindërit

Numri i civilëve të vrarë gjatë pushtimit rus të Ukrainës po rritet çdo ditë. Deri të dielën, komisioneri i Ukrainës për të drejtat e njeriut tha se numri i viktimave civile ishte vetëm 210, duke përfshirë disa fëmijë. Një vajzë shtatë vjeçare vdiq në një sulm në një kopsht fëmijësh! Alisa Hlans ishte një nga gjashtë personat që vdiqën kur kopshti i saj u godit në ditën e dytë të pushtimit rus të premten në qytetin e vogël Okhtyrka. Alisa, edhe tre muaj mbushte 8 vjeçe. Ajo u plagos rëndë dhe prokurorja e përgjithshme Irina Venediktova, tha se vdiq në spital të shtunën.

Disa fëmijë të tjerë janë vrarë në avancimin rus, duke përfshirë një vajzë të quajtur Polina, e cila ishte në vitin e fundit të shkollës fillore në Kiev.

Polina ishte një vajzë e vogël e lumtur dhe e buzëqeshur, e cila po ndiqte shkollën në Kiev, kur plumbat ranë mbi të, duke i shuar përgjithmonë buzëqeshjen. Sipas autoriteteve lokale në Kiev, ajo dhe prindërit e saj u qëlluan dhe u vranë në rrugë.

Polina, vajza 10-vjeçe që u vra me prindërit

Polina ishte në rrugë me makinën e familjes në veriperëndim të Kievit kur të shtënat e goditën atë, duke e vrarë atë së bashku me prindërit e saj dhe plumbat plagosën edhe vëllain edhe motrën e saj. Vëllai dhe motra e Polinës u dërguan në spital. Motra e saj ishte në kujdes intensiv dhe vëllai i saj u dërgua në një spital të veçantë për fëmijë. Shumica e civilëve nuk janë identifikuar ende, por historitë e tyre janë po aq shqetësuese.

Ora 18:55
Pas bisedimeve në Bjellorusi, këshilltari i Zelenskit: Bisedime të vështira, rusët vijnë me paragjykime dhe synime të paracaktuara

Pas zhvillimit të bisedimeve ndërmjet delegacioneve të Rusisë dhe të Ukrainës, ka ardhur edhe reagimi i Kievit zyrtar,

Mykhailo Podolyak, këshilltar i Presidentit ukrainas Zelensky, duke komentuar vështirësitë që dolën në raundin e parë të bisedimeve midis Rusisë dhe Ukrainës në Gomel, në Bjellorusi, tha se fatkeqësisht rusët kanë ende një këndvështrim shumë paragjykues ndaj sulmeve që kanë kryer në Ukrainë.

"Fatkeqësisht, rusët kanë ende një këndvështrim shumë paragjykues për procesin shkatërrues që kanë nisur ndaj Ukrainës": tha Mykhailo Podolyak.

Ora 17:54
Shpresë për paqe! Kryenegociatori rus pas bisedimeve në Bjellorusi: Gjetëm pika të përbashkëta

Pas takimeve në Bjellorusi me Ukrainën, kryenegociatori rus ka dhënë shpresë për paqe. Ai ka deklaruar se gjatë bisedimeve kanë identifikuar pika të përbashkëta për të gjetur një gjuhë të përbashkët me Ukrainën.

'Ne kemi identifikuar disa pika mbi të cilat është e mundur të gjejmë gjuhën e përbashkët', tha Vladimir Medinsky, kryenegociatori rus, këshilltari presidencial në Kremlin, në fund të bisedimeve me delegacionin ukrainas në një vend sekret në Bjellorusi.

Të dyja palët do të kthehen në kryeqytetet e tyre për konsultime, përpara një raundi të dytë bisedimesh, i cili mund të zhvillohet në ditët në vijim. Negociatorët rusë kanë folur për arritjen e një marrëveshjeje që është në interes të të dyja palëve.

Ora 17:42
Zelensky firmos dokumentin, kërkon anëtarësimin 'të menjëhershëm' të Ukrainës në BE! PE nesër rezolutë për të bërë thirrje për t'i dhënë statusin kandidat

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i kërkon Bashkimit Evropian që t'i japë vendit të tij anëtarësimin "të menjëhershëm", pasi sulmi i Rusisë kundër vendit properëndimor hyn në ditën e tij të pestë. Ai ka firmosur sot një dokument që thotë pikërisht këtë gjë.

“Ne i bëjmë thirrje Bashkimit Evropian për anëtarësimin e menjëhershëm të Ukrainës përmes një procedure të re speciale”, thotë lideri në një adresë të re video.

Ndërkohë që Parlamenti Evropian do të miratojë një rezolutë të martën, duke u bërë thirrje institucioneve të BE-së që të punojnë drejt dhënies së statusit të kandidatit në BE për Ukrainën dhe në ndërkohë të vazhdojnë të punojnë drejt integrimit në tregun e përbashkët të BE-së, shkruan Daniel Boffey i Guardian.

Thirrja nga eurodeputetët pason imazhet nga Kievi të presidentit Volodymyr Zelenskiy duke nënshkruar një letër zyrtare aplikimi për anëtarësim në BE.

Një zyrtar i BE-së ka shpjeguar procesin. Letra e aplikimit i është shkruar presidentit të këshillit të BE-së që aktualisht mbahet nga Franca.

Shtetet anëtare, parlamenti evropian dhe parlamentet kombëtare më pas informohen për aplikimin nga këshilli.

Një takim i 27 ministrave të çështjeve të BE-së, i njohur si këshilli i punëve të përgjithshme, duhet të marrë një vendim për të kërkuar zyrtarisht opinionin e Komisionit Evropian për aplikimin.

Normalisht do të duheshin 15 deri në 18 muaj që komisioni të jepte opinionin e tij, megjithëse kjo periudhë mund të shkurtohet ndjeshëm "në varësi të konsideratave politike", tha zyrtari.

Ekziston një periudhë e para-anëtarësimit me kohëzgjatje të ndryshme, gjatë së cilës vendi kandidat përshtat institucionet, standardet dhe infrastrukturën e tij për t'i mundësuar atij të përmbushë detyrimet e tij si shtet anëtar. Procesi i anëtarësimit përfshin respektimin e kritereve të anëtarësimit duke përfshirë miratimin dhe zbatimin e ligjit të BE-së.

Dokumenti
Ora 17:31
Përfundojnë bisedimet Ukrainë-Rusi, ja çfarë ndodhi

1646048241_1646048167112009949029d0267753f41b9bddeb38be12ce062.jpg

Kanë përfunduar negociatat mes Ukrainës dhe Rusisë për kufirin me Bjellorusinë. Këtë e raporton Tass, duke cituar burimet. Palët janë kthyer në vendet përkatëse për konsultime.

Ora 17:20
Britania e Madhe do të kërkojë pezullimin e Rusisë nga Interpol

Britania e madhe do të kërkojë pezullimin e Rusisë nga organi ndërkombëtar i policisë Interpol. Deklarata u bë me dije nga Sekretarja e Brendshme e Mbretërisë së Bashkuar, Priti Patel.

“Qeveria ukrainase ka kërkuar sot që qeveria ruse të pezullohet nga anëtarësimi i saj në Interpol dhe ne do të drejtojmë të gjitha përpjekjet ndërkombëtare për këtë qëllim”, tha Patel.

Interpoli është një agjenci globale që lehtëson policinë në 195 vendet e saj anëtare për të bashkëpunuar në hetimet penale.

Ora 16:56
Putin në bisedën me Macron: Nuk do t'i sulmojmë civilët! Marrëveshje vetëm nëse Kievi bëhet neutral

Një marrëveshje me Ukrainën do të jetë e mundur vetëm pas "çmilitarizimit dhe denazifikimit" të Kievit, "kur ajo të ketë marrë një status neutral". Kështu deklaroi presidenti rus Vladimir Putin në një bisedë telefonike me homologun e tij francez Emmanuel Macron. Kjo është raportuar nga Kremlini, cituar nga agjencia e lajmeve Tass. Në një bisedë telefonike me presidentin francez Emmanuel Macron, presidenti rus Vladimir Putin u zotua sot të "pezullojë të gjitha sulmet ndaj civilëve dhe shtëpive", kjo u njoftua nga një burim për mediat italiane në Elysee. Në bisedën telefonike, Putin dha "marrëveshjen e tij për të mbajtur kontakte në ditët në vijim për të parandaluar përkeqësimin e situatës", siç propozoi Macron. Putin i tha Macronit po ashtu se "një zgjidhje është e mundur vetëm nëse merren parasysh interesat legjitime të sigurisë së Rusisë, duke përfshirë edhe një njohje të sovranitetit të Rusisë mbi Krimenë.

Ora 16:48
Tha se pushtimi rus ndaj Ukrainës nuk duhet të quhet 'luftë', shkarkohet ministri bullgar i Mbrojtjes

Ministri i Mbrojtjes i Bullgarisë është shkarkuar pasi deklaroi se pushtimi rus i Ukrainës nuk duhet të quhet "luftë". Stefan Yanev shkaktoi një reagim ndaj një postimi në Facebook, në të cilin ai u bëri thirrje njerëzve "të mos përdorin termin "luftë"".

Në vend të kësaj, ai sugjeroi që të etiketohej një "operacion ushtarak", duke i bërë jehonë gjuhës së presidentit rus Vladimir Putin. Yanev, i cili kishte shërbyer si kryeministër i përkohshëm i Bullgarisë vitin e kaluar, kishte dënuar megjithatë "agresionin e papranueshëm" të Moskës.

Por kryeministri i Bullgarisë Kiril Petkov konfirmoi të hënën se Yanev ishte shkarkuar nga posti i tij.

Ora 16:45
VIDEOLAJM/ Me flamuj në duar para ushtarëve të armatosur gjer në dhëmbë, popullsia e qytetit ukrainas nuk e pranon pushtimin!

 

Qytetarët e Ukrainës nuk e pranojnë pushtimin rus në asnjë prej qyteteve të tyre. Në një video të publikuar nga ushtria ukrainase duket qartë se si banorët e qytetit Berdiansk kanë dalë me flamuj në duart dhe protestojnë para ushtarëve rusë të armatosur gjer në dhëmbë.

Ora 16:35
Me kërkesën e Zelenskit, Macron telefonon Putin dhe i kërkon 'armëpushimin e menjëhershëm'

Presidenti francez Emmanuel Macron ka komunikuar me presidentin rus Vladimir Putin, pas kërkesës që i ka bërë presidenti i Ukrainës Volodymir Zelenski. Telefonata me Vladimir Putin zgjati një orë e 30 minuta, sipas Pallatit Élysée. Macron tha se ai bëri presion për "nevojen për të zbatuar një armëpushim të menjëhershëm".

'Me Presidentin Zelensky, komunikimet tona janë të vazhdueshme. Dua të përshëndes ndjenjën e tij të përgjegjësisë. Me kërkesën e këtij të fundit dhe duke pasur parasysh situatën humanitare, telefonova presidentin Putin.

Presidentit Putin i ripërsërita kërkesën e komunitetit ndërkombëtar për t'i dhënë fund ofensivës ruse kundër Ukrainës dhe insistova në nevojën për të zbatuar menjëherë një armëpushim. Me fillimin e diskutimeve ndërmjet delegacioneve ruse dhe ukrainase, kërkova respektimin e ndërprerjes së bombardimeve dhe sulmeve kundër civilëve dhe vendeve të banimit, ruajtjen e të gjithë infrastrukturës civile, sigurimin e rrugëve.

Kërkova respektimin për të drejtën ndërkombëtare humanitare dhe mbrojtjen e popullatës civile, si p.sh. dhënien e ndihmave. Në këtë drejtim, Franca po mban një rezolutë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Për të parandaluar përkeqësimin e situatës, i sugjerova Presidentit Putin që të qëndrojmë në kontakt në ditët në vijim. Ne do të rifillojmë diskutimet.'- njofton presidenti francez.

Ora 16:07
'E lamë babanë në Kiev për të luftuar', rrëfimi i fëmijës mes lotëve teksa largohet nga vendi i tij

'E kam lënë babanë në Kiev!' Ky është një moment dramatik, kur një djalë i vogël nga Ukraina, u tregon shoferëve që e morën për të kaluar kufirin për luftën në vendin e tij. Ai thotë se babain i tij e ka lënë në Kiev për të luftuar.

Ora 15:50
Rifillojnë negociatat Rusi-Ukrainë pas një pushimi të shkurtër në Bjellorusi

1646056415_1646048167112009949029d0267753f41b9bddeb38be12ce062.jpg

Negociatat midis delegacioneve ruse dhe ukrainase në rajonin Gomel të Bjellorusisë janë ende në vazhdim, rifilluan pas një pauze. Kështu raportuan Ria Novosti dhe TV Rossiya24, duke mohuar atë që u deklarua pak më parë nga një këshilltar i Ministrisë së Brendshme të Kievit, sipas të cilit ishin përfunduar.

Ora 15:34
Pamje të rënda/ Lufta nuk po ‘kursen’ as të pafajshmit, gruaja ukrainase goditet nga predha brenda shtëpisë së saj

Në një kohë kur përfaqësuesit e Kiveit dhe Moskës janë ulur në tryezën e bisedimeve në Bjellorusi, lufta dhe bombardimet në Ukrainë vazhdojnë duke lënë viktima dhe të plagosur rrugëve të qyteteve.

Videoja e një gruaje të shtrirë në tokë, me këmbë të mbuluar në gjak po trondit rrjetin. Ajo ishte e qetë në banesën e saj, kur një predhë ra mbi të dhe tashmë...mezi po merr frymë.

Ora 15:33
U tha se kishin vdekur gjatë luftimeve, Marina e Ukrainës: Mbrojtësit e Ishullit të Gjarpërinjve janë “të gjallë dhe mirë”

Marina e Ukrainës ka thënë se 13 rojet kufitare që mbrojnë ishullin e gjarpërinjve janë gjallë dhe janë kapur nga Rusia. Rojet u raportuan të vdekur javën e kaluar, por autoritetet ukrainase tani thonë se ata janë "kapur nga pushtuesit rusë".

“Ne jemi shumë të lumtur që mësojmë se vëllezërit tanë janë gjallë dhe mirë”, tha Marina e Ukrainës në faqen e saj zyrtare në Facebook.

“Marinsat dhe rojet kufitare [u kapën] nga pushtuesit rusë në Ishullin e Gjarpërinjve”. Megjithatë informacionet rreth pushtimit rus të Ukrainës kanë çuar në të dhëna konfuze dhe kontradiktore, për sa i përket numrit të viktimave.

Një video u bë shumë shpejt virale, ku rojet shfaqeshin duke kundërshtuar kërkesat e ushtrisë ruse për t'u dorëzuar. Videot audio virale treguan se rojeve kufitare iu tha nga forcat e Moskës që "të dorëzonin armët dhe të dorëzoheshin për të shmangur gjakderdhjen dhe viktimat e panevojshme" ose "të bombardoheshin".

Ushtarët ukrainas u dëgjuan më pas duke folur mes tyre, përpara se të shanin kundërshtarët e tyre dhe t'i thoshin anijes luftarake ruse "Ik pi**hu".

Rusia kishte mohuar pretendimet se 13 ushtarët ukrainas u vranë nga sulmet ajrore dhe detare.

Ora 15:24
Kundërpërgjigja, Moska mbyll qiellin e saj për 36 vende, mes tyre edhe Shqipëria

1646058325_61afc76a6531110019ceffcb.jpg

Moska ka mbyllur hapësirën e saj ajrore për 36 vende. Kjo është 'hakmarrja' e Kremlinit ndaj masës së ngjashme të vendosur nga shumë qeveri evropiane dhe që në fakt e bëjnë të pamundur fluturimin e avionëve që vijnë nga Rusia drejt perëndimit.

Aeroflot tashmë është i detyruar të pezullojë të gjitha lidhjet me Amerikën. Sipas agjencisë Interfax, këto janë vendet e prekura: Austria, Shqipëria, Anguilla (territor britanik përtej detit), Belgjika, Bullgaria, Ishujt e Virgjër Britanikë, Mbretëria e Bashkuar, Hungaria, Gjermania, Gjibraltari, Greqia, Danimarka (përfshirë Grenlandën, Ishujt Faroe), Xhersi, Irlandë, Islandë, Spanjë, Itali, Kanada, Qipro, Letoni, Lituani, Luksemburg, Maltë, Holandë, Norvegji, Poloni, Portugali, Rumani, Sllovaki, Slloveni, Finlandë, Francë, Kroaci, Republika Çeke, Suedi, Estoni .

Ora 15:14
Pas pak më shumë se 3 orësh, pushim në bisedimet mes Rusisë dhe Ukrainës

1646057598_Screenshot1.jpg

Pas më shumë se tre orësh, përfundoi raundi i parë i bisedimeve ndërmjet delegacioneve të Moskës dhe Kievit në Bjellorusi.

Kjo u njoftua nga agjencia Interfax, duke cituar zëdhënësin e ministrisë së brendshme të Ukrainës, Anton Gerashchenko.

Ora 15:09
Lufta në Ukrainë, Boris Johnson udhëton nesër drejt Polonisë dhe Estonisë

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson, do të udhëtojë në Poloni dhe Estoni, njoftoi të hënën zyra e kryeministrit.

Një zëdhënës i kryeministrit u tha gazetarëve gjatë një konference se Johnson do të udhëtojë në të dy vendet të martën për të folur me homologët e tij polakë dhe estonezë. Ai gjithashtu do të takohet të martën me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, shtoi zëdhënësi.

Kryeministri do të flasë gjithashtu me kryeministrin polak Mateusz Morawiecki dhe krerët e G7 më vonë të hënën, sipas zëdhënësit.

Ora 14:53
BE mbylli hapësirën ajrore për avionët e Rusisë, Sergej Lavrov anulon udhëtimin në Gjenevë për seancën e Këshillit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut

Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov ka anuluar vizitën e tij në Gjenevë për seancën e Këshillit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut, për shkak se Bashkimi Evropian mbylli hapësirën ajrore për avionët e Rusisë.

BE-ja konfirmoi vendimin e saj për të mbyllur hapësirën e saj ajrore ndaj Rusisë të dielën. Ndalimi është pjesë e masave në përgjigje të pushtimit rus të Ukrainës.

“Hapësira jonë ajrore do të jetë e mbyllur për çdo avion rus. Dhe kjo përfshin edhe avionët privatë të oligarkëve”, tha të dielën presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.

Ora 12:36
Delegacioni ukrainas dhe ai rus ulen në tryezë, video nga fillimi i negociatave! Bjellorusia: Këtu mund të ndiheni të sigurt

Një video vjen nga nisja e bisedimeve mes Ukrainës dhe Rusisë në Bjellorusi për të gjetur një mënyrë për t'i dhënë fund luftës. Delegacionet janë ulur në një tryezë të përbashkët, ku ministri i jashtëm i Bjellorusisë, Vladimirovich Makei tha se "Ju mund të ndiheni plotësisht të sigurt."   

“Të dashur miq, Presidenti i Bjellorusisë më kërkoi t'ju uroj mirëseardhjen dhe t'ju siguroj gjithçka për punën tuaj, siç është rënë dakord me Presidentin Zelensky dhe Presidentin Putin. Këtu mund të ndiheni plotësisht të sigurt. Kjo është detyra jonë e shenjtë. Presidenti Lukashenko shpreson sinqerisht se gjatë bisedimeve të sotme do të jetë e mundur të gjenden zgjidhje për të gjitha çështjet e kësaj krize. Të gjithë bjellorusët po luten për këtë. Çdo propozim për organizimin e takimit të sotëm do të shqyrtohet dhe do të përmbushet absolutisht”, shtoi ai.

Më pas takimi u zhvillua me dyer të mbyllura ku gazetarët u larguan.  Vendndodhja e saktë e bisedimeve mes Rusisë dhe Ukrainës të hënën është mbajtur sekret për arsye sigurie. Bisedimet janë në Bjellorusi, por i vetmi vend që është njoftuar është se ato janë në brigjet e lumit Pripyat në rajonin Gomel të Bjellorusisë. 

Ora 12:36
Ndihmat për Ukrainën, BE thërret në takim ministra e mbrojtjes

Përfaqësuesi i BE-së për çështjet e jashtme, Joseph Borrell, ka thirru në një takim ministrat e mbrojtjes të bllokut për të diskutuar konfliktin në Ukrainë.

Axhenda do të përqendrohet në "nevojat urgjente" dhe bashkërendimin e ndihmës së bllokut për ukrainasit, sipas një postimi në Twitter nga Borrell.

Më herët, presidenti i Ukrainës Zelensky bëri thirrje për anëtarësimin e menjëhershëm të vendit në BE.

Ora 12:35
Mes lotësh, gruaja rrëfen largimin nga Ukraina me foshnjën e saj në krah: Ishte e tmerrshme, lashë burrin tim pas (VIDEO)

Me lotësh, një grua nga Ukraina ka treguar tmerrin që ka përjetuar kur iu desh të largohej nga Ukraina me foshnjën e saj 10 muajshe në krah, pas pushtimit rus.

Liza Grach, e cila duhej të linte burrin e saj pas, tha se ajo e mori vendimin që fëmija i saj të mund të ishte e sigurt.

"Ishte e tmerrshme, por unë isha me fat. Mendoj se isha me fat sepse ne morëm vendimin shumë shpejt për t'u larguar. Kisha pak kohë për të ardhur në kufi, por nuk prisnim që lufta të fillonte aq shpejt. Mëngjesin e 25 shkurtit pashë dritën e verdhë nga dritarja ime dhe më pas dëgjova një shpërthim të madh dhe pashë tym të zi që vinte nga aeroporti ynë dhe ne jetonim afër aty. Morëm vendimin të mblidhnim gjërat dhe të largoheshim nga qyteti për 1 apo 2 ditë prej panikut. Pas disa orësh burri im më thotë, në rregull duhet të largohesh nga Ukraina, nuk është diskutim, duhet të largohesh. Nuk e shpjegoj dot si ndihesha, ishte e tmerrshme, e lash burrin tim mbrapa. Ky ishte vendimi i drejtë për t'u marrë sepse larg Ukrainës, fëmija im ka mundësi të flejë pa dëgjuar bomba, shpërthime, pa parë njerëzit që qajnë. E mora vendimin për t'u larguar vetëm për të, për të ardhmen e saj", tha ajo.

Ora 12:10
Dita e pestë e pushtimit, fillojnë bisedimet Rusi-Ukrainë në Bjellorusi

Në ditën e pestë pas hyrjes së forcave ruse në Ukrainë, delegacionet nga të dy vendet kanë nisur bisedimet që synojnë t'i japin fund luftës. Zyra e presidentit ukrainas thotë se dëshiron një armëpushim të menjëhershëm dhe tërheqjen e forcave ruse. Ndërkohë, Moska deklaroi se dëshiron të arrijë një marrëveshje që ishte në interes të të dyja palëve, sipas negociatorit rus, Vladimir Medinsky. Përpara fillimit të takimit, presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky u bëri thirrje trupave ruse që të linin armët dhe bëri thirrje që BE t'i japë Ukrainës anëtarësimin në bllok.

Ora 12:04
Monedha e vendit ra me shpejtësi, bursa e Moskës do të qëndrojë e mbyllur sot

Bursa e Moskës nuk do të këtë të hënë tha Banka Qendrore Ruse, pasi monedha e vendit ra me shpejtësi pas sanksioneve perëndimore.

“Për shkak të situatës aktuale, Banka e Rusisë ka vendosur të mos hapë një seksion të tregut të aksioneve dhe një seksion të tregut të derivateve në bursën e Moskës sot”, thuhet në deklaratën e bankës.

Banka Qendrore Ruse tha gjithashtu se do të shpallte oraret e hapjes për ditën e martë, në orën 9:00 me kohën lokale.

Pezullimi i tregtimit vjen pasi monedha ruse, rubla, ra me gati 30% të hënën, pasi tregjet filluan të vlerësojnë ndikimin e sanksioneve të vendosura nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e NATO-s ndaj Rusisë për pushtimin e Ukrainës.

Ora 11:47
Zelensky: Do nxjerrim nga qelitë të burgosurit me eksperiencë ushtarake

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i ka bërë thirrje ushtarëve rusë që të linin armët dhe të mos u besonin komandantëve të tyre.

"Hiqni pajisjet tuaja. Largohuni nga këtu. Mos u besoni komandantëve tuaj. Mos u besoni propaganduesve tuaj. Vetëm shpëtoni jetën tuaj," tha ai.

Zelensky tha gjithashtu se autoritetet do të lironin të dënuarit me përvojë luftarake në mënyrë që ata të mund të ndihmonin në mbrojtjen e vendit.

"Ne kemi marrë një vendim që nuk është i lehtë nga pikëpamja morale, por që është i dobishëm nga pikëpamja e mbrojtjes sonë," tha ai.

Ora 11:39
BE i mbylli hapësirën e saj ajrore, rruga e gjatë që po përshkruajnë tashmë avionët rusë

Linjat ajrore ruse po detyrohen të marrin një rrugë të gjatë rreth e rrotull  për në dhe nga enklava e saj Kaliningrad në Detin Baltik pasi vendet e Bashkimit Evropian mbyllën hapësirën e tyre ajrore për avionët e Rusisë.

Kaliningrad, një tokë prej 15,000 km katrore që i përket Rusisë, ndodhet 300 km në perëndim të kontinentit dhe është vendosur midis vendeve balltike dhe anëtarëve të BE-së, Lituanisë dhe Polonisë.

Në vend që të fluturojnë drejtpërsëdrejti mbi Letoninë dhe Lituaninë, aeroplanët rusë tani janë të detyruar të fluturojnë në veri drejt Shën Petersburgut, pastaj rreth bregut të Baltikut.

Kanadaja është bërë vendi i fundit, së bashku me vendet e BE-së dhe Britaninë, që ndalon avionët rusë në hapësirën e saj ajrore.

Në një masë hakmarrëse, linja ajrore kombëtare ruse Aeroflot ka thënë se po anulon të gjitha fluturimet drejt destinacioneve evropiane.

Ora 11:25
Pamje zemërthyese, baballarët i japin puthjen e fundit fëmijëve të frikësuar, më pas nisen për në luftë

Fëmijë me sy të frikësuar, nëna që mundohet t’i qetësojnë dhe një “lumë” me njerëz në pritje për t’i hipur trenit pa kthim, larg vendit të tyre, Ukrainën.

Foto që vijnë nga një stacion hekurudhor në Ukrainë, janë vërtet rrëqethëse.

Eksodi i madh pushtoi terminalin e trenit 43 milje larg kufirit polak, duke shkaktuar një rrëmujë.

Por përtej kufirit në qytetin polak të Przemysl, në një vend mahnitës, qindra burra ukrainas të veshur me pajisje luftarake hipën në trena për të shkuar në zonën e luftës.

Shumë prej tyre pasi i lanë njerëzit e dashur në një vend të sigurt, i hipën trenit për në Ukrainë.

Njëri prej tyre, Sergei Motorov, 42 vjeç, tha: “E lashë vajzën time me prindërit për ta mbrojtur nga ajo që po ndodh, por tani po kthehem menjëherë në Ukrainë për t'iu bashkuar rezistencës. Unë nuk mund të qëndroj pranë dhe të lejoj që kjo t'i ndodhë vendit tim."

"Ne të gjithë jemi. Unë kam përvojë ushtarake dhe do të luftoj deri në vdekje. Putini duhet të vdesë.", tha Alexei Anishyn, një ish oficer policie.

 

 

 

Ora 11:22
36 orë e strehuar nëntokë mes frikës së bombardimeve ruse, gruaja në Kiev: Jam e lumtur që jam gjallë

Ndërsa shtetrrethimi i Ukrainës u hoq, qytetarët e Kievit lanë vendet ku ishin strehuar dhe u rikthyen në shtëpitë e tyre, ato që ende nuk ishin shkatërruar nga bombardimet ruse.  Një grua ka treguar për BBC se ka kaluar më shumë se 36 orë nën tokë dhe shpreh lumturinë pasi ka mundur të kthehet në shtëpi dhe të hajë pak mëngjes.

"Më në fund jam në shtëpi dhe nuk mund ta përshkruaj se si ndihem, jam e lumtur që jam gjallë dhe e sigurt dhe thjesht kam mundësinë të shoh Kievin tim të mrekullueshëm dhe të bukur".

Ajo thotë se ndihet "pak a shumë e sigurt" sepse është kthyer në shtëpi.

Kur ajo shikon nga dritaret sheh "qytetarë normalë ukrainas" të cilët janë të armatosur, të guximshëm dhe të fortë, duke u përpjekur të bëjnë gjithçka që munden për të mbrojtur qytetin e tyre.

"Edhe nëntokë të gjithë po përpiqen të ndihmojnë njëri-tjetrin dhe të ndihmojnë ushtrinë tonë që të jetë më e fortë dhe t'i tregojë botës për situatën tonë këtu," thotë ajo.

Ora 11:11
Në pritje të takimit me delegacionin nga Ukraina, negociatori rus: Jemi të interesuar për marrëveshje në interes të të dyja palëve

"Rusia është e interesuar të arrijë në një marrëveshje që është në interes të të dyja palëve në bisedimet me Ukrainën", kështu tha negociatori rus, Vladimir Medinsky, ndërsa zyrtarët përgatiten të takohen pranë kufirit. Medinsky tha se bisedimet pritej të fillonin në orën 12:00 me orën lokale.

Ora 11:03
VIDEO/Momenti kur droni ukrainas shkatërron sistemin raketor rus pranë Kievit

Një video tregon momentin ku një dron ukrainas ka shkatërruar sistemin raketor rus,  ku pamjet janë publikuar nga një zyrtar ukrainas.

Valerii Zaluzhnyi, Komandanti i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, tha se sulmi me dron ndodhi pranë qytetit Malyn, 100 kilometra në veriperëndim të Kievit.

Ora 11:00
‘Jam ende gjallë’, ushtarja ukrainase frymëzon me guximin dhe energjinë pozitive: Gjithçka do të shkojë mirë ( VIDEO )

“Jam ende gjallë. Dielli po shkëlqen...”, këto janë fjalët e një gruaje nga Ukraina e veshur me uniformën ushtarake, gati për të mbrojtur atdheun e saj nga pushtimi rus.

Energjia pozitive dhe guximi që po shpërndan ushtarja është frymëzuese.

“Gjithçka do të shkojë mirë. Rroftë Ukraina” thotë ajo në videon që publikoi në rrjetet sociale teksa ecën drejt një dite tjetër nën bombardimet ruse.

Në një kohë kur fotot dhe videot trishtuese të pamjeve të luftës nga Ukraina po qarkullojnë në internet, videoja e ushtares ishte gjithçka që na duhej për një dozë pozitiviteti.

Ora 10:41
Ministria e Mbrojtjes në Ukrainë: Kemi vrarë 5,300 ushtarë rusë! Shkatërruam 191 tanke dhe 29 avionë

1646041319_19c2ce3344af4c1a81e59b86eda58fcb.jpg

Ministria e Mbrojtjes së Ukrainës, pretendon se 5,300 ushtarë rusë janë vrarë në katër ditët e para të luftës. Sipas tyre, 191 tanke, 29 avionë dhe 816 transportues të blinduar të personelit ushtarak janë shkatërruar nga forcat ukrainase.

Ora 10:37
Negociatat në Bjellorusi, Ukraina thirrje për armëpushim të menjëhershëm

Ndërprerja e menjëhershme e zjarrit dhe tërheqja e trupave ruse, kjo do të jetë kërkesa e Kievit për delegacionin rus. Por ka shumë skepticizëm për rezultatin e negociatave në Bjellorusi. Ndërkohë, kryeqyteti ukrainas është i rrethuar nga trupat ruse, edhe pse “Moska po ngadalëson ofensivën”. Rusët akuzojnë se "Kiev përdor civilët si mburoja njerëzore".

Ora 10:35
Ushtria ruse pretendon se ka krijuar një korridor 'të sigurt' për largimin e banorëve të Kievit

Ushtria ruse njoftoi se ka krijuar një korridor "të hapur dhe të sigurt" për civilët ukrainas që të largohen nga kryeqyteti, Kiev.

"Ne i bëjmë thirrje popullit të Kievit. Të gjithë civilët në qytet mund të largohen lirisht nga kryeqyteti i Ukrainës përgjatë autostradës Kiev-Vasilkov (Vasilkiv). Kjo rrugë është e hapur dhe e sigurt. Edhe një herë dua të theksoj se forcat e armatosura të Federatës Ruse godasin vetëm objektivat ushtarake. Popullsia civile nuk është në rrezik”, tha gjeneralmajor Igor Konashenkov, zëdhënësi i Ministria ruse e Mbrojtjes, tha në një deklaratë.

Të paktën 352 civilë në Ukrainë janë vrarë që nga fillimi i pushtimit, duke përfshirë 14 fëmijë, sipas Ministrisë së Brendshme të Ukrainës. Autoritetet ukrainase kanë akuzuar forcat ruse se kanë shënjestruar infrastrukturën civile, duke përfshirë ndërtesat e banimit dhe shkollat dhe për këtë e ka paditur për gjenocid në Hagë.

Ora 10:02
VIDEO/ Bisedimet Kiev-Moskë, helikopteri ushtarak dërgon delegacionin ukrainas në Bjellorusi, Zelensky nuk është i pranishëm

Sot pritet të zhvillohen bisedimet mes Ukrainës dhe Rusisë në Bjellorusi. Një video e mediave ruse tregojnë momentin kur helikopteri ushtarak me delegacionin ukrainas mbërrin në kufi me Bjellorusinë.

Edhe Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës njoftoi në tëitter se ekipi negociator ukrainas ka mbërritur për bisedime me Rusinë në kufirin me Bjellorusinë

Delegacioni ukrainas përfshinë Ministrin e Mbrojtjes Oleksiy Reznikov, këshilltarin e shefit të zyrës së Presidentit të Ukrainës Mykhailo Podoliak dhe zëvendësministrin e Punëve të Jashtme të Ukrainës Mykola Tochytskyi. Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky nuk është pjesë e delegacionit.

Ora 09:13
‘Macja ime ka qenë shumë e guximshme’, ukrainasit nuk lënë pas kafshët shtëpiake, i marrin me vete nëpër tunele e bunkerë për t’i mbrojtur nga lufta (FOTOGALERIA)

Mes frikës së bombardimit, ukrainasit lënë pas shtëpitë e tyre dhe marrin gjithçka që duan me vete.

Nëpër tunele dhe bunker ku mijëra njerëz gjejnë strehë dhe siguri, shumë prej tyre marrin në krahët e tyre kafshët shtëpiake.

Nolan Peterson, një gazetar me bazë në Ukrainë, ka publikuar një fotografi me macen e tij. “Në strehën kundër bombave me macen time. Ajo ka qenë shumë e guximshme”, ka shkruar ai krah fotos.

Ora 09:01
Moment emocionues, nëna me lot në sy takon gruan e panjohur që i shpëtoi fëmijët e saj nga lufta në Ukrainë (VIDEO)

Pamjet e luftës në Ukrainë janë çdo ditë edhe më tronditëse...por lumturia e njerëzve që arrin të shpëtojnë duke kaluar kufirin sjell buzëqeshje në të gjithë botën, që në këto momente të vështira është bërë një “grusht” solidar.

Videoja e një gruaje e cila përqafon një tjetër grua që ndihmoi fëmijët e saj të kalonin kufirin po emocionon të gjithë rrjetin.

Nataliya Ableyeva e cila ishte nisur për një udhëtim të gjatë drejt Hungarisë, takoi rastësisht një burrë. Me mirëbesim dhe frikën se duhet t’i largonte nga vendi, ai i dha gruas 2 fëmijët e tij të vegjël për t’i ndihmuar të kalojnë kufirin.

Fatkeqësisht ai nuk mund të lëvizte, kjo për shkak të rregullit se asnjë burrë nga 18-60 vjeç nuk mund të largohej nga Ukraina.

Ai i sqaroi se gruaja e tij ishte nisur për në Itali dhe se do të priste të vegjlit e saj në Hungari.

Momenti i bukur i ritakimit ishte tepër emocionues...gruaja ngre në krah dhe shijon sërish erën e gushës së fëmijëve të saj.

Me lot në sy, ajo falënderon edhe gruan që e ndihmoi familjen e saj në këtë moment tepër të vështirë. Pamjet janë drithëruese.

Ora 08:14
Bjellorusi/ Flamuri i Ukrainës dhe Rusisë në sallë, ja tryeza ku do të bisedojnë delegacionet e dy vendeve

1646032631_90056a88c6784ee387680163c5b82aa91.jpg

Teksa Rusia po sulmon Ukrainën për ditën e pestë me radhë, Bjellorusia sot ka përgatitur një tryezë që palët të diskutojnë. Sipas BBC, Ukraina ka rënë dakord që të dërgojë diplomatët e saj në kufirin pranë Bjellorusisë, pavarësisht se Lukashenko ka deklaruar se është i gatshëm të dërgojë trupa për t'ju bashkuar pushtimit rus.

"Vendi për bisedimet mes Rusisë dhe Ukrainës në Bjellorusi është gati, dhe pritet të vijnë delegacionet."-tha ministria e Jashtme e Bjellorusisë.

Kjo e fundit ka publikuar dhe një foto të tryezës ku palët pritet të dialogojnë, ndërsa shihen flamujt rus dhe ukrainas.

Ora 07:50
SHBA: Bjellorusia përgatitet t'i bashkohet pushtimit të Rusisë në Ukrainë

Bjellorusia po përgatitet të dërgojë ushtarë në Ukrainë për të mbështetur pushtimin e Rusisë në një dislokim që mund të fillojë "brenda disa orësh", kështu pretendojnë zyrtarë amerikan.

Duke cituat një zyrtar të administratës amerikane, një zyrtar i administratës Washington Post thotë se Bjellorusia po i bashkohet Rusisë për të luftuar forcat ukrainase.

“Është shumë e qartë se Minsk tani është një shtrirje e Kremlinit,” tha zyrtari, i cili foli në kushte anonimiteti.

Ora 07:50
Ambasada e SHBA në Ukrainë thirrje qytetarëve të saj: Largohuni me mënyra private, situata është e paparashikueshme

Ambasada e SHBA në Kiev, i bën thirrje qytetarëve amerikanëve në Ukrainë që të largohen nga vendi me 'opsione private', nëse kanë mundësinë për ta bërë diçka të tillë. Ambasada e cilëson situatën në Ukrainë të paparashikueshme dhe kërkoi kujdes nga qytetarët për rrugët që do ndjekin. Shumë prej rrugëve në Ukrainë janë të mbipopulluara dhe të ekspozuara nga operacionet luftarake.Ambasada ka paralajmëruar se shumica e kalimeve  kufitare në Poloni – e cila shtrihet drejtpërdrejt në lindje të Ukrainës dhe Moldavi, janë të mbingarkuara dhe se njerëzit atje presin jashtëzakonisht gjatë, ndonjëherë deri në 30 orë. Komisionari i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR) tha se rreth 368,000 njerëz kanë ikur nga Ukraina në vendet fqinje qëkur ka nisur pushtimi rus, më 24 shkurt. Rreth 150,000 prej tyre kanë shkuar në Poloni.

Ora 07:40
Kievi del nga shtetrrethimi, ndërsa luftimet vazhdojnë! Ukrainasit vijojnë të mbajnë kontrollin e kryeqytetit

Tani ka kaluar vetëm ora 8 e mëngjesit në Kiev dhe banorët e kryeqytetit ukrainas janë të lirë të largohen nga strehimoret nëntokësore ku kanë qëndruar, pasi shtetrrethimi i vendosur gjatë fundjavës është hequr.

Dyqanet ushqimore do të lejohen të hapen dhe transporti publik do të fillojë të funksionojë, megjithëse trenat e metrosë do të lëvizin shumë më rrallë se zakonisht.

Fundjava pati shpërthime të përsëritura, ato dukej se ishin të përqëndruara kryesisht në periferi të Kievit qendror, ndërsa kryeqyteti vijon të mbetet në duart e Ukrainës.

Megjithatë, zyrtarët e Kievit kanë paralajmëruar se lufta është larg përfundimit, pasi betejat në rrugë vazhdojnë pothuajse në çdo lagje të qytetit. Zyrtarët shtetërorë thonë se ata në Kiev do të zgjohen për të parë një peizazh qyteti që është shumë i ndryshëm nga ai me të cilin janë mësuar.

"Kur të largoheni nga qyteti pas orës 8 të mëngjesit, do të shihni fortifikime, antitank dhe fortifikime të tjera që janë shfaqur në rrugët e Kievit," tha Administrata Shtetërore e Qytetit të Kievit.

Ora policore do të fillojë sërish në orën 22:00 dhe do të zgjasë deri në orën 7 të mëngjesit nesër. Por banorët janë këshilluar që të mos largohen nga shtëpitë dhe strehimoret e tyre gjatë ditës nëse nuk është absolutisht e nevojshme.

Ora 07:25
FOTO+VIDEO/ Imazhet satelitore tregojnë kolonën ushtarake ruse më shumë se 3 milje të gjatë në rrugën për në Kiev

Ndërsa ukrainasit vazhdojnë të zmbrapsin përparimet ruse rreth Kievit, imazhet e reja satelitore tregojnë se një kolonë ushtarake ruse më shumë se 3 milje e gjatë është në një rrugë që shkon drejt kryeqytetit, Kiev.

Kolona u pa në imazhet satelitore të dielën rreth orës 10:56 të mëngjesit, me orën lokale, në rrugën pranë Ivankiv, e cila është rreth 60 kilometra në veriperëndim të kryeqytetit ukrainas.

Sipas CNN bëhet fjalë për kamionë me karburant dhe logjistik, përveç tankeve, automjeteve të këmbësorisë dhe artilerisë vetëlëvizëse që lëviznin në kolonë.

 

 

 VIDEO nga afer te autokolones ruse drejt Kievit
Ora 06:24
Rusia “paguan” dëmin e luftës me sanksione nga SHBA e aleatët perëndimorë, rubla pëson 40% rënie! Banka Qendrore ruse rrit normat e interesit

Rubla ruse arrin nivelin rekord të ulët, tani me 40% në rënie kundrejt dollarit amerikan, mes një fushate të përshpejtuar të udhëhequr nga perëndimi për të ndëshkuar Moskën. Investitorët u dyndën drejt monedhave të sigurta, duke përfshirë dollarin dhe jenin, mes izolimit ndërkombëtar në rritje të Rusisë. 

Banka Qendrore e Rusisë ka njoftuar se po rrit normën e saj bazë të interesit në 20%, nga 9.5%, për të kundërshtuar rreziqet e zhvlerësimit të rublës dhe inflacionit më të lartë, ndërsa zyrtarët përpiqen të frenojnë pasojat nga sanksionet perëndimore. Moska ka urdhëruar gjithashtu kompanitë të shesin 80% të të ardhurave të tyre në valutë të huaj, thanë banka qendrore dhe ministria e financave.

“Kushtet e jashtme për ekonominë ruse kanë ndryshuar në mënyrë drastike”, tha banka qendrore në një deklaratë.

Ora 02:41
Lufta në Ukrainë/ Sulm ajror në Chernihiv, raketa godet ndërtesën! Banorëve u kërkohet të drejtohen në strehën më të afërt (VIDEO)

KIEV- Një raketë ka goditur një ndërtesë banimi në Chernihiv, një qytet 150 km në veri nga Kievi, sipas Shërbimit Shtetëror të Komunikimeve. Dy katet e poshtme u dogjën. Aktualisht nuk ka informacione për viktima, sipas burimeve të Kyiv Independet.

Forcat ruse kryen sulme me raketa në të gjithë Ukrainën gjatë natës, tha Oleksiy Arestovych, këshilltar i kreut të Zyrës së Presidentit. Sulmet ajrore ndodhën në Kiev, Zhytomyr, Zaporizhzhia dhe Chernihiv dhe sirenat e sulmit ajror ranë në shumë të tjera.

Ora 02:36
Hartat e Ukrainës: Ndjekja e pushtimit të Rusisë, ja çfarë ka ndodhur në “Luftën për Kievin”

Luftime të ashpra kanë ndodhur në Kharkiv, qyteti i dytë i Ukrainës, në orët e para të mëngjesit të së dielës, në ditën e katërt të pushtimit rus në shkallë të plotë. Rusët nisën sulmin e tyre të enjten nga tre drejtime kryesore: veriu, jugu dhe lindja. Dhjetra objektiva janë goditur, ndërsa trupat ruse janë derdhur në Ukrainë.

Forcat ruse mbërritën pranë Obolon në periferi të Kievit të premten, por deri më tani nuk kanë avancuar në qendër të kryeqytetit.

Trupat ruse tani kontrollojnë një shteg të ngushtë përtej lumit Dnieper në lindje të Kievit, sipas Institutit për Studimin e War R. Gjatë natës pati raportime për përleshje me të ashtuquajturat grupe diversante në rrugët e qytetit - dhe një depo nafte u godit në Vasylkiv në jug të qytetit.

Një bllok banimi në periferi të Buçës u godit nga granatimet dhe pati luftime të ashpra në Irpin aty pranë. Të shtunën pati shpërthime në perëndim të qytetit pranë Peremohy Avenue dhe një ndërtesë banimi u godit nga një raketë. Luftime të ashpra ka pasur edhe në aeroportin Hostomel, në perëndim të Kievit. Rusia tani është në kontroll të plotë të pjesëve të konsiderueshme të territorit të Ukrainës.

Pasi mbrojtja ajrore e Ukrainës dhe infrastruktura tjetër ushtarake u sulmuan të enjten, kolonat e tankeve u vendosën në pozicione, të mbështetura nga artileria dhe fuqia ajrore.

Trupat janë përhapur në pjesë të veriut, lindjes dhe jugut, me sulme me raketa dhe artileri duke hapur rrugën për avancimin e forcave ruse. Por disa analistë thonë se përparimi i përgjithshëm i trupave ruse ka qenë më i ngadaltë se sa pritej. Raportet sugjerojnë se në disa zona trupave ruse kanë mbetur pa karburant.

Goditje nga veriu

Nga veriu, trupat ruse kaluan kufirin në Ukrainë në kryqëzimin trekahësh midis Ukrainës, Rusisë dhe Bjellorusisë, në Senkivka. Në javët e fundit, një dislokim i madh i trupave ruse u mblodh pranë Novye Yurkovichi dhe Troebortno, duke përfshirë "të gjithë ushtrinë e 41-të", sipas Michael Kofman i Qendrës për Analizat Detare me qendër në SHBA.

Kolonat e blinduara, duke përfshirë tanke dhe sisteme të shumta raketash, u zhvendosën drejt Chernihiv, por analistët thonë se trupat ruse kanë braktisur përkohësisht përpjekjet e tyre për të marrë qytetin pasi u përballën me kundërshtimin e fortë ukrainas Raportet thonë se disa forca kanë anashkaluar zonën për të vazhduar lëvizjen në jug.

Një përparim i dytë, më i shpejtë ka zbritur në anën perëndimore të lumit Dnieper nëpërmjet Çernobilit, duke marrë nën kontroll një zonë të madhe në veri dhe perëndim të Kievit.

Goditja nga lindja 

Të dielën në mëngjes forcat ruse depërtuan në Kharkiv. Pati raportime për luftime në rrugë dhe shpërthime. Imazhet u shfaqën duke treguar trupat ukrainase që gjuanin granata me raketa në cepat e rrugëve dhe trupat ruse, në këmbë, duke lëvizur pas automjeteve të blinduara.

Më vonë gjatë ditës, zyrtarët ukrainas thanë se sulmi rus ishte zmbrapsur.

Raportet thonë se bombardimet po vazhdojnë rreth Donetskut, i cili është sulmuar nga trupat që kalojnë nga Belgorod në Rusinë perëndimore. Mendohet se janë rreth 15,000 separatistë të mbështetur nga Rusia në Donetsk dhe Luhansk, të cilët mund të ndihmojnë një avancim rus. Ukraina beson se shifra është më e lartë. Luftimet kanë vazhduar gjithashtu rreth Sumy.

G.MO/K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 02/03/2022 03:23

    Paqja duhet arritur patjeter,por jo duke sakrifikuar ne emer te saj,idealet per te cilat po vriten gjithe ata ukrainas civile e ushtare.Ukraina nuk duhet te pranoje nje qeveri kukull pro-ruse,nuk duhet te heqe dore nga ambicjet per anetaresim ne NATO.Te qenit pjese e BE nuk te jep te njejtin siguri sa anetaresimi ne NATO.Nuk duhet te zgjedhe neutralitetin me forcen e armeve e detyrim.Nuk duhet te lejoje humbjen e zonave kufitare,por duhet t'ju siguroje banoreve ruse te atyre zonave te njejtat te drejta te barabarta si dhe shtetasve te tjere ukrainas.Nese nuk zbatohen keto dhe i sakrifikon ne bisedime me ruset,atehere adm.Zelenski neser nuk mund te kete fytyre te takoje familjet dhe te afermit e atyre qe u vrane duke mbrojtur vendin e tyre ne emer te ketyre idealeve.

    Përgjigju
  • lomi: 02/03/2022 00:50

    SAPO te pushtohet ukraina,,,,qe do zgjase jo me shume se 6 muaj,,,,,rusia do nise pushtimin e tre republikave sovjetike,,,letoni,estoni,lituani,,,kjo mund te zgjase 2-3 muaj,,,,, pastaj RUSIA DO NISE PUSHTIMIN E RUMANISE,,,OSE BULLGARISE ME QELLIM QE TE LIDHET ME SERBINE ME KUFI TOKESOR,,,,DHE PASTAJ SERBIA DO NISE LUFTE ME KOSOVEN PER TE MARRE OSE TE GJITHE KOSOVEN OSE VERIUN E MITROVICES,,,DHE DO VAZHDOHET ME FUTJEN E REPUBLIKES SERBSKA NE BOSNJE NE SERBI,,,MUND TE KEMI DHE INSTALIMIN NE MAL TE ZI TE NJE QEVERIE PRO RUSE,,,,MUND TE KETE DHE RREMUJA NE POLONI,,,,NATO VETEM DO SHIKOJE,,, SE NUK JA MBAN TE HYJE NE LUFTE ME RUSINE,,,JA KA FRIKEN ARMEVE BERTHAMORE QE KA RUSIA,,,,,KURSE EUROPES NUK JU INTERESON FARE UKRAINA,,,,SEPSE E DI QE UKRAINA ESHTE NE SFEREN E INFLUENCES RUSE,,,,EUROPES DHE SHBA I INTERESON QE NGA UKRAINA TE SHKOJE NE EUROPE DHE SHBA NJE FUQI PUNETORE E LIRE,,,QE EUROPA TI SHFRYTEZOJE PER NJE COPE BUKE,,,ASHTU SIC SHFRYTEZUAN ME PERPARA REFUGJATET NGA KURDISTANI--SIRIA---+AFGANISTANI,,KOSOVA ,ETJ,,...

    Përgjigju
  • blushi: 01/03/2022 01:09

    LUFTEN e peson kot fare populli ne kete rast i ukraines,,,qeveria e ukraines duhet te jape menjehere doreheqjen ,,,,,sepse nuk qe e afte te mbronte vendin,,,dhe te shpallen zgjedhjet e parakoheshme.....nuk ka zgjedhje tjeter,,,rusia nuk e do qeverine e zheleskit.....ik o maskara president se e vrave popullin ukrainas kot se koti,,po iken populli nga syte kembet.....president me te papergjegjshem se ky zheleski nuk me kane zene syte,,,,U BE TAMAM SI SALI BERISHA NE 1997 QE NUK JEPTE DOREHEQJEN ,,,,E QANTE NATE E DITE NE PRESIDENCE,,,,E SHPALLI GJENDJEN E JASHTZAKONSHME......

    Përgjigju
    • Avokati: 01/03/2022 13:13

      Populli i Ukraines po tregon qe e do presidentin e saje, po ruset ca duan aty, apo je i ambasades ti?

  • Emigranti: 28/02/2022 13:26

    Kiev po e fiton luften pse kerkojne armepushim?

    Përgjigju
    • Berat Çelepias: 28/02/2022 21:26

      .....në Hagë noku, në Hagë do shkoj Putini. Federata ruse do shperbehet si Jugosllavia. Idhulli i te majtes boterore do perfundoj si Sllobodani. O ambasada ruse, nuk i shpallet lufte Perendimit, qyteterimit. Na katë çarin me propagande

    • emri: 28/02/2022 14:28

      ka perceptime idiote sa te duash. si eksperi qe tha kane avantazh shume te madh ne bisedime ukrainasit se social media eshte me ta. kohera qyfyresh lexoji per qejf me kafen e mengjesit.

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë