Lufta/ Gati 14 milionë ukrainas janë larguar nga shtëpitë e tyre! Papa: Do të doja të shkoja në Ukrainë, po pres momentin e duhur

Në ditën e 100 të luftës nuk pati asnjë shenjë të rifillimit të bisedimeve për armëpushim.

Putin nga ana tjetër u tregua i hapur për të diskutuar për çështjen e grurit, por disponueshmëria është e kufizuar në portet e Mariupol dhe Berdyansk dhe në territorin bjellorus. 

Ndërkohë, Kievi akuzon rusët se kanë sekuestruar sasi të mëdha të drithërave ukrainase dhe se e kanë dërguar në vende të ndryshme, përfshirë Turqinë. 

Për sa i përket diplomacisë, në mungesë të kontakteve zyrtare mes Moskës dhe Kievit, NATO thotë se nëse bisedimet nuk do të rifillojnë, konflikti do të zgjasë me vite.

Brenda NATO-s ka "shqetësim në rritje" për faktin se "nëse ukrainasit dhe rusët nuk kthehen në tryezë për të kërkuar një marrëveshje, lufta mund të zvarritet me vite" .

Ministria e Punëve të Jashtme e Ukrainës ka deklaruar synimin e saj për të kërkuar sanksione kundër kreut të Kishës Ortodokse Ruse Kirill dhe rusëve të tjerë që minojnë sigurinë kombëtare. 

Në përgjithësi, lista e sanksioneve përfshin më shumë se 12,000 oligarkë rusë, zyrtarë, propagandistë dhe kriminelë lufte, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Ukrainës, Oleh Nikolenko për Radio Svoboda. 

"Përpjekjet kryesore janë përqendruar në zonat e Severodonetsk dhe Bakhmut dhe me mbështetjen e artilerisë.  Rusët po vazhdojnë  sulmet në qytetin e Severodonetsk", kjo është bërë e ditur nga ushtria ukrainase, sipas përditësimit të publikuar në Facebook nga Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, forcat ruse filluan një ofensivë në drejtim të qytetit të Ustynivka, por nuk patën sukses.

Dje, Guvernatori i rajonit të Luhanskut, Sergei Haidai, njoftoi se forcat e armatosura ukrainase kanë rimarrë rreth 20% të territorit të humbur në zonë.

Kombet e Bashkuara (OKB) thonë se gati 14 milionë ukrainas janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre për shkak të konfliktit Rusi-Ukrainë, sipas njoftimit këtë të shtunë të  "Agjencisë së Lajmeve "Ukrinform".

Sipas një deklarate të Amin Aëad, Ndihmës Sekretarit të Përgjithshëm dhe koordinator i Kombeve të Bashkuara për krizën në Ukrainë, shumica e të zhvendosurve janë gra dhe fëmijë.

Papa Françesku është shprehur se do të deshironte të vizitonte Ukrainën, dhe është në pritje të  momentit të duhur. 

“Do të doja të shkoja në Ukrainë por duhet të pres momentin e duhur”. Papa e tha këtë kur iu përgjigj pyetjes së një fëmije ukrainas gjatë një takimi me një grup të rinjsh që u mbajt në oborrin e  San Damasos.

Papa u shpreh se së shpejti do të takohet me autoritetet ukrainase për të parë nëse kjo do të jetë e mundur.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:47
Ukraina reagon ashpër ndaj komenteve të presidentit francez Macron për Rusinë

1654375784_er.JPG

Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba reagoi ashpër ndaj presidentit francez Emmanuel Macron, pasi ai u kërkoi fuqive botërore të mos "poshtërojnë" presidentin rus Vladimir Putin lidhur me Ukrainën, në mënyrë që të ketë shanse për një zgjidhje diplomatike të konfliktit.

"Thirrjet për të shmangur poshtërimin e Rusisë poshtërojnë vetëm Francën dhe çdo vend tjetër që do të bënte një thirrje të ngjashme. Sepse është Rusia ajo që poshtëron veten," shkruante Kuleba të shtunën në Twitter.

Më mirë të përqendrohemi të gjithë tek përpjekjet për t’i treguar vendin Rusisë. Kjo do të sillte paqe dhe do të shpëtonte jetë", tha ai.

"Ne nuk duhet ta poshtërojmë Rusinë në mënyrë që ditën kur luftimet të ndalen, të mund të krijojmë një platformë për zgjidhje diplomatike," tha Macron në një intervistë të premten, duke shtuar se Franca do të luante një rol kyç në ndërmjetësim.

“Unë mendoj dhe ia kam thënë (Presidentit Putin) se ai ka bërë një gabim historik dhe themelor për popullin e tij, për veten e tij dhe për historinë," tha Macron. "Unë mendoj se ai u vetëizolua”, shtoi ai.

Macron është përpjekur të mbajë të hapur dialogun me udhëheqësin e Kremlinit, Vladimir Putin që kur filloi agresioni i Moskës më 24 shkurt.

Qëndrimi i tij është kritikuar vazhdimisht nga disa partnerë në vendet e Evropës Lindore dhe baltike në Evropë, pasi ata e shohin atë si minim të përpjekjeve për të ushtruar presion ndaj presidentit rus për t’u ulur në tryezën e bisedimeve.

Presidenti Macron ka folur rregullisht me presidentin Putini që kur filloi agresioni, si pjesë e përpjekjeve për të arritur një armëpushim dhe për të filluar negociata të besueshme mes Kievit dhe Moskës.

Franca e ka mbështetur Ukrainën ushtarakisht dhe financiarisht, por deri tani, Macron nuk ka qenë në Kiev për të ofruar mbështetje simbolike politike si udhëheqësit e tjerë të BE-së, diçka që Ukraina ka kërkuar që ai të bëjë. Macron tha se nuk e ka përjashtuar mundësinë e një vizite./VOA

Ora 22:32
Forcat ruse sulmojnë aeroportin e rajonit Kharkiv me 4 raketa

1654263675_Capture.JPG

Forcat ruse hodhën katër raketa në një aeroport civil në rajonin e Kharkiv. 

"Si rezultat, disa hangarë dhe avionë civilë u dëmtuan", u raportua nga zyra e prokurorit rajonal Kharkiv. 

Ora 16:50
Moska: Ukrainasit kanë humbur 90% të ushtarëve gjatë luftimeve në Severodonetsk

Trupat ukrainase kanë humbur në disa njësi deri në 90% të ushtarëve të tyre gjatë luftimeve në Severodonetsk, në Ukrainën lindore, dhe po tërhiqen drejt Lysychansk.

Kështu ka thënë gjenerali i ushtrisë ruse Mikhail Mizintsev, cituar nga "Ria Novosti". 

"Njësitë e Forcave të Armatosura të Ukrainës, pasi kanë pësuar humbje kritike,në një numër njësish deri në 90%, gjatë betejave për Severodonetsk, po tërhiqen drejt Lysychansk," tha ai.

Ora 16:45
NATO nis nesër stërvitjen vjetore në Baltik, pjesë janë 16 shtete, përfshirë dhe Finlandën dhe Suedinë

Stërvitjet vjetore ushtarake të NATO -s do të zhvillohen nga nesër deri më 17 qershor me pjesëmarrjen e 16 vendeve.

Lajmi është bërë i ditur nga agjencia "Baltic Neës Service", raportuar nga Interfax, duke cituar Ministrinë e Mbrojtjes së Letonisë.

Stërvitjet do të përfshijnë 14 vende anëtare të NATO -s(Belgjika, Bullgaria, Danimarka, Franca, Gjermania, Estonia, Letonia, Lituania, Holanda, Norvegjia, Polonia, Turqia, Mbretëria e Bashkuar, SHBA) janë pjesëmarrjen, gjithashtu Suedia dhe Finlanda. Gjatë manovrave, pjesëmarrësit do të testojnë kapacitetin e mbrojtjes kolektive në rajonin e Balltikut dhe zbatimin e politikës së parandalimit.

Operacionet e ndryshme taktike do të përfshijnë mjete detare, ajrore dhe të blinduara të Aleancës, duke përfshirë ato të sulmit amfib, dhe do të kryhen në ujërat territoriale të Letonisë. Manovrat do të nisin në Stokholm, me rastin e 500-vjetorit të Marinës Suedeze dhe përfundimi i tyre do të festohet në Kiel të Gjermanisë. Katër mijë burra të përfshirë, më shumë se 60 avionë dhe 40 anije të klasave të ndryshme.

Ora 16:07
Ukraina asgjëson ushtrinë e 35-të ruse

"Në Izyum, ushtria e 35-të ruse u shkatërrua pothuajse plotësisht", lajmi  u bë i  ditur në Telegram nga Andriy Yermak, Këshilltari Kryesor i presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky 

Ora 15:20
Bombardohet nga ushtria ruse kisha historike e vitit 1526 në Donetsk! Moska: Ishin ukrainasit ata që i  vunë zjarrin

Kisha historike ortodokse "Fjetja e Shenjtë"  në Svyatohirsk, Donetsk, e ndërtuar në vitin 1526, u godit nga bombardimet ruse dhe mori flakë. Lajmin e bënë të ditur  mediat ukrainase duke postuar imazhet e shkatërruara në rrjetet sociale. Nuk do të kishte viktima. Kisha i përket Patriarkanës së Moskës.

Në lidhje me këtë lajm ka reaguar ushtria ruse e cila ka fajësuar ukrainasit se ishin ata  të cilët i vunë zjarrin kishës.

"Ushtria ruse ka deklaruar se nuk është e angazhuar në aksione luftarake pranë Svyatohirsk dhe për të mos bombarduar territorin e Rezervës Historike dhe Arkitekturore, ndërkohë që brigada e 79-të e sulmeve ajrore të Ukrainas Forcat po tërhiqeshin nga qyteti i Svyatohirsk, i vunë zjarrin Kishës së të Gjithë Shenjtorëve në Lavra Svyatohirsk",  deklaroi Ministria ruse e Mbrojtjes, e cituar nga Interfax, duke iu referuar zjarrit që shpërtheu në kishën e Të Gjithë Shenjtorëve të Lavrës në Svyatohirsk, në Donetsk, pasi u godit nga një bombë.

Ora 14:53
Media britanike: 'Vdekja e një tirani', disa gjeneralë mund të vrasin Putin fshehurazi dhe vdekja mund të inskenohet si një atak kardiak

Presdenti rus Vladimir Putin mund të me vritet  nga disa gjeneralë  rus të zemëruar për shkak të menaxhimit dhe trajtimit katastrofik të luftës në  Ukrainë.

Lideri rus, sikurse bëhet e ditur është i sëmurë , ai mund të nxirret jashtë nga shërbimet e tij të sigurisë  dhe vdekja e  tij mund të kalojë  në heshtje, thjesht si rezultat i shëndetit  të tij të dobët, me një atak në zemër, raporton "The Sun" .

Më pas "The Sun" thotë se ai  mund të zëvendësohet nga një udhëheqës edhe më i ashpër, i cili mund të dërgojë trupa përsëri në Kiev.

Dr Thornton, një profesor në studimet e konfliktit dhe sigurisë në King's College në Londër, tha për "The Sun Online" se gjeneralët ushtarak rus humbasin durimin me  udhëheqësin e tij dhe duan që ai të largohet.

“FSB (Shërbimi i Sigurisë së Rusisë) mendon se Putini duhet të hiqet, sepse ai është treguar i butë ndaj Ukrainës”, tha ai.

Dr. Thornton tha se njësia e inteligjencës ushtarake të Rusisë, GRU, mund të jetë më e mira për të hequr Putinin dhe mund të lëvizë së shpejti nëse shohin se trupat janë duke humbur  terren në Ukrainën lindore.

 “Ata kanë inteligjencën për ta bërë këtë”, tha ai për The Sun Online.

Ai tha se një grup i vogël oficerësh të lartë të sigurisë mund t'i afrohej Putinit me një ultimatum për të lënë detyrën ose të vritet.

Vdekja e tij te publiku, sipas Dr. Thornton mund  të justikikohet  se ai nuk ka qenë mirë nga gjendja shëndetësore.

“Do të bënit dikë që të thojë: I gjori zoti Putin pati një atak në zemër, nga gjithë sforcimi i operacionit të tij special ushtarak dhe ne e kemi vënë në krye të tijin", tha ai.

Rusia tani ka humbur rreth 30,000 ushtarë, ka parë mijëra tanke dhe avionë të shkatërruar dhe madje ka humbur anijen e saj në Detin e Zi Moskva.

Kufomat e djegura të automjeteve ruse mbushin fshatrat e Ukrainës në ato që quhen "varreza tankesh", së bashku me kufomat e mijëra ushtarëve rusë të grumbulluar.

Rreth 100 ditë nga ky konflikt dhe Rusia ende nuk ka arritur asnjë nga objektivat e saj kryesore ushtarake./The Sun 

Ora 14:20
Macron: Thelbësore që Rusia të mos poshtërohet, duhet një zgjidhje diplomatike


"Është thelbësore që Rusia të mos poshtërohet, në mënyrë që të gjendet një zgjidhje diplomatike pasi të pushojnë luftimet në Ukrainë", tha presidenti francez, Emmanuel Macron, gjatë një interviste me disa gazeta rajonale.

"Presidenti rus Vladimir Putin ka bërë një gabim historik dhe themelor për popullin e tij, për veten dhe për historinë, por Rusia nuk duhet të poshtërohet, në mënyrë që ditën që luftimet të ndalen, ne të mund të hapim një rrugëdalje përmes diplomacisë”, shtoi Macron.

Ora 14:00
Gati 14 milionë ukrainas janë larguar nga shtëpitë e tyre që prej fillimit të luftës

Kombet e Bashkuara (OKB) thonë se gati 14 milionë ukrainas janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre për shkak të konfliktit Rusi-Ukrainë, sipas njoftimit këtë të shtunë të  "Agjencisë së Lajmeve "Ukrinform".

Sipas një deklarate të Amin Awad, Ndihmës Sekretarit të Përgjithshëm dhe koordinator i Kombeve të Bashkuara për krizën në Ukrainë, shumica e të zhvendosurve janë gra dhe fëmijë.

Konflikti ka lënë 15.7 milionë ukrainas në nevojë për mbështetje humanitare, me disa prej tyre që nuk kanë akses në ujë dhe energji elektrike, thuhet në deklaratë.

 

Ora 13:50
'Do të doja të shkoja , po pres momentin e duhur ', Papa së shpejti në Ukrainë

“Do të doja të shkoja në Ukrainë por duhet të pres momentin e duhur”. Papa e tha këtë kur iu përgjigj pyetjes së një fëmije ukrainas gjatë një takimi me një grup të rinjsh që u mbajt në oborrin e  San Damasos.

Papa u shpreh se së shpejti do të takohet me autoritetet ukrainase për të parë nëse kjo do të jetë e mundur.

Ora 11:37
Kievi përgatit listën e sanksioneve për 12 mijë rusë, përfshirë edhe Patriarkun Kirill

Ministria e Punëve të Jashtme e Ukrainës ka deklaruar synimin e saj për të kërkuar sanksione kundër kreut të Kishës Ortodokse Ruse Kirill dhe rusëve të tjerë që minojnë sigurinë kombëtare. Në përgjithësi, lista e sanksioneve përfshin më shumë se 12,000 oligarkë rusë, zyrtarë, propagandistë dhe kriminelë lufte, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Ukrainës, Oleh Nikolenko për Radio Svoboda. 

“Ne po punojmë në përgatitjen e sanksioneve personale për të gjithë ata që kontribuojnë ose janë të përfshirë në agresionin e Rusisë kundër Ukrainës. Regjimi rus, i cili u ka shkaktuar kaq shumë mjerim ukrainasve, duhet të marrë përgjegjësinë më të rreptë”, tha zëdhënësi i ministrit.

Ora 10:25
Ukraina: Vazhdojnë luftimet në qytetin Severodonetsk

"Përpjekjet kryesore janë përqendruar në zonat e Severodonetsk dhe Bakhmut dhe me mbështetjen e artilerisë.  Rusët po vazhdojnë  sulmet në qytetin e Severodonetsk", kjo është bërë e ditur nga ushtria ukrainase, sipas përditësimit të publikuar në Facebook nga Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, forcat ruse filluan një ofensivë në drejtim të qytetit të Ustynivka, por nuk patën sukses.

Dje, guvernatori i rajonit të Luhanskut, Sergei Haidai, njoftoi se forcat e armatosura ukrainase kanë rimarrë rreth 20% të territorit të humbur në zonë.

Ora 10:15
Rusia ka pushtuar 3620 qendra të banuara

"Një total që përfshin qytetet e mëdha dhe qytetet e vogla. Të gjithë pësuan dëme të mëdha. Shumë nuk mund të kthehen në jetën civile. Ky është realiteti i sjellë nga Rusia” tha Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky gjatë fjalimit të tij në Konferencën Vjetore të Kryetarëve të Bashkive të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke shtuar se që nga fillimi i pushtimit ushtarak, Federata Ruse ka përdorur rreth 2500 të ndryshme. raketa kundër Ukrainës, dhe shumica e tyre goditën infrastrukturën civile.

Ora 10:00
BE fut në listën e zezë 'kasapët' e Buchas dhe Mariupolit në sanksionet më të fundit ndaj Rusisë

Bashkimi Evropian futi të premten në listën e zezë komandantët ushtarakë rusë për të cilët tha se udhëhoqën trupat e përfshirë në mizoritë në Ukrainë, duke i përshkruar ata si "kasapët" e Bucha dhe Mariupol.

BE-ja publikoi emrat e 65 personave të tjerë të shënjestruar nga raundi i fundit i sanksioneve mbi pushtimin rus të Ukrainës, i cili përfshinte gjithashtu një ndalim të shumicës së importeve të naftës dhe heqjen e huadhënësit kryesor rus Sberbank nga sistemi ndërkombëtar i pagesave SWIFT.

Në mesin e 65 personave të përmendur ishte Azatbek Omurbekov, për të cilin BE tha se udhëhoqi trupat ruse ndërsa ata "vranë, përdhunuan dhe torturuan civilët në Bucha", duke i dhënë atij pseudonimin "Kasapi i Buçës". Rusia ka mohuar vrasjen e civilëve në Bucha. I quajtur gjithashtu Mikhail Mizintsev, një gjeneral që BE tha se mbikëqyri rrethimin dhe bombardimin e Mariupolit që vrau mijëra njerëz. Sulmet ruse në qytetin port të Detit Azov goditën një maternitet dhe një teatër, duke vrarë qindra fëmijë, tha BE, duke e quajtur atë "Kasapi i Mariupolit". Rusia mohoi të ketë shënjestruar civilët në Mariupol dhe ka thënë, pa paraqitur prova, se incidentet duke përfshirë bombardimin e teatrit dhe sulmin në maternitet janë inskenuar për të inkriminuar Rusinë.  Kyiv dhe aleatët e tij perëndimorë e hodhën poshtë këtë si një shpifje për të shmangur fajin.

Ora 09:54
Çmimet e grurit pësojnë ulje pas njoftimit të Putinit për lirimin e porteve

“Ata janë kthyer në të njëjtat nivele si dy muaj më parë pas dritës jeshile nga presidenti rus Putin për të përdorur portet e pushtuara për eksporte edhe për prodhimet e Ukrainës”, kjo u deklarua nga analiza e Coldiretti në mbylljen javore të Bordit të Tregtisë së Çikagos ku gruri në tregun e të ardhmes kuotohej me 10.4 dollarë për buhel (27.2 kilogramë) dhe me një ulje prej 10% në tre ditë u kthye në vlerat në fillim të prillit. 

"Çmimet e misrit të destinuar për ushqimin e kafshëve janë gjithashtu në rënie të cilat bien në 7.27 dollarë për buhel për shkak të rënies prej 6.4% në 3 ditët. Nisja e anijeve nga portet e Detit të Zi nënkupton zbrazjen e magazinës ukrainase ku vlerësohet prania e mbi 20 milionë tonëve drithëra midis grurit, elbi dhe misri i destinuar për eksport në vendet e pasura dhe më të varfra ku bllokada rrezikon të shkaktojë trazira dhe zi buke. Vende si Egjipti, Turqia, Bangladeshi dhe Irani që blejnë më shumë se 60% të grurit të tyre nga Rusia dhe Ukraina, gjithashtu Libani, Tunizia Jemeni dhe Libia dhe Pakistani varen shumë nga furnizimet nga Rusia dhe Ukraina", shtoi ai.

Ora 09:41
Ukraina ka rimarrë një pjesë të qytetit industrial të Sievierdonetsk

Ukrainasit paralajmërojnë se do të jenë në gjendje ta mbajnë  qytetin industrial të Sievierdonetsk në maksimum për disa javë. Sipas guvernatorit të provincës Luhansk Sergiy Gaidai, të paktën 20 për qind e territorit të pushtuar më parë nga rusët është rimarrë.

"Sapo të kemi armë me rreze të gjatë perëndimore, ne do të largojmë artilerinë e tyre nga pozicionet tona. Dhe këmbësoria ruse do të ikë", tha ai.

Ora 08:39
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së: Ndaloni dhunën menjëherë

1652301531_Capture.JPG

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, në një deklaratë për CNN, përsëriti kërkesën e tij për t'i dhënë fund fuftës që po ndodh në Ukrainë. “Përsëris apelin tim për një ndërprerje të menjëhershme të dhunës, për akses të pakufizuar humanitar për të gjithë ata që kanë nevojë, për evakuimin e sigurt të civilëve të bllokuar në zonat e luftimit dhe për mbrojtjen urgjente të civilëve dhe respektimin e të drejtave të njeriut në përputhje me standardet ndërkombëtare."- tha Guterres. Kombet e Bashkuara, shtoi ai, janë "të përkushtuara ndaj përpjekjeve humanitare", por negociatat dhe dialogu do të nevojiten përfundimisht për të zgjidhur konfliktin.

M.Q.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Turi: 04/06/2022 15:30

    Hahahah filluan keta jo do ta vrasin , jo do vdes nga tumori e bla bla bla ai zoteria ne fjale Putini do tjua shkaterroj ate sistemin e qelbur anglo .amerikan dhe do zoti sa me shpejt te jete e mundur

    Përgjigju
    • Free ukraine: 04/06/2022 16:42

      Do e shofim sa do e shkatroj ti si ke pa ushtrin ruse sa katastrof eshte.! Nje vend ku paga minimale eshte vetem 250$ e di sa te motivuar jan njerzit e rusis.!

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

GJKKO i hoqi 'arrestin shtëpiak' Berishës, Kthupi në Repolitix: Praktikë gjyqësore, dosja ka shkuar për hetim, Berisha nuk prish më provat! Gazetari: Bien akuzat e PD për kapje të drejtësisë

GJKKO i hoqi 'arrestin shtëpiak' Berishës, Kthupi në Repolitix: Praktikë gjyqësore, dosja ka shkuar për hetim, Berisha nuk prish më provat! Gazetari: Bien akuzat e PD për kapje të drejtësisë