Lufta në Ukrainë/ Një depo municionesh në rajonin Voronezh në Rusi goditet nga dronët

Lufta në Ukrainë/ Një depo municionesh në rajonin Voronezh në Rusi goditet nga dronët

Një depo municionesh në rajonin Voronezh të Rusisë është goditur nga dronët, thonë mediat, raportojnë zyrtarët.

Kanali rus Telegram Astra raportoi se shpërthimi ndodhi në një depo municioni në Ostrogozhsk, Voronezh Oblast, më 24 gusht.

‘Mbrojtja ajrore ruse rrëzoi shtatë dronë ukrainas mbi tre rajone të vendit mbrëmë'. Kështu njoftoi ministria ruse e Mbrojtjes në Telegram.

Pesë dronë u shkatërruan në territorin e rajonit Voronezh dhe nga një në territoret e rajoneve Belgorod dhe Bryansk.

Ndërkaq grupi ‘Wagner’ është tkurrur ndjeshëm 1 vit pas vdekjes së Prigozhin, raporton Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar.

“Krahasuar me numrin maksimal të personelit prej rreth 50,000 në vitin 2023, Wagner tani ka të ngjarë të mbajë rreth 5,000 personel total në dislokimet e tij të mbetura në Bjellorusi dhe Afrikë,” tha ministria.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • LORA: 24/08/2024 10:06

    Sot mbushen 30 muaj nga agresioni ushtarak rus ne Ukraine. Respekt per rezistencen dhe luften vetmbrojtese te ushtrise dhe popullit te saj. Uroj me shpirt fitoren mbi fashizmin e ri rus.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Anti-berishistët mbledhin firmat për partinë e re, a do të mbështetet?



×

Lajmi i fundit

 EKSKLUZIVE/ Kursi me luhatje, BSH asnjë masë shtesë për të frenuar euron! U ulën kreditë e borxhi në valutë, por rrezikohen kursimet

EKSKLUZIVE/ Kursi me luhatje, BSH asnjë masë shtesë për të frenuar euron! U ulën kreditë e borxhi në valutë, por rrezikohen kursimet