Lufta në Ukrainë/ Plani amerikan prezantohet javën e ardhshme në Mynih, i dërguari i Trump do jetë në Konferencën e Sigurisë

Lufta në Ukrainë/ Plani amerikan prezantohet javën e ardhshme në Mynih, i dërguari i Trump do jetë në Konferencën e Sigurisë

Donald Trump dhe Keith Kellogg

Pas deklaratës të presidentit ukrainas, i cili për herë të parë tha se ishte gati për negociatat e drejtpërdrejta me Vladimir Putin, Kremlini u përgjigj duke mos përjashtuar një negociatë. Keith Kellogg, i dërguari i Donald Trump për Ukrainën, citohet nga Reuters se ai do të diskutojë propozimet e presidentit amerikan për t'i dhënë fund konfliktit me aleatët në Konferencën e Sigurisë në Mynih, të planifikuar të mbahet nga 14-16 shkurt.

Trump tha të hënën se krahas përpjekjeve diplomatike për paqen marrvëshjes më Ukrainën I është shtuar një pikë tjetër. Ne po synojmë të arrijmë një marrëveshje me Ukrainën, ku ata do të sigurojnë atë që ne u kemi dhënë në këmbim me mineralet e tyre të rralla të tokës dhe gjëra të tjera, tha ai në një takim me gazetarët, ku shpjegoi se aksesi në mineralet e ralla në Ukrainë është një barapeshë ë nidhmës që Ukraina po merr nga SHBA.

Së fundmi Moska dhe Kievi, janë afruar sa i takon kushteve për nisjen e negociatave, ku Kremlini u tërhoqë nga kushti që në Ukrainë të zhvilloheshin zgjedhje dhe më pas të vijoheshin negociata. Zelensky ka kërkuar që në tryezën e negociatave Ukraina të ketë praninë e BE dhe SHBA.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 15 Mars, 07:27

    A mendoni se SPAK po e heton siç duhet masakrën e Gërdecit?



×

Lajmi i fundit

Incident pranë institucioneve në Serbi/ I moshuari kërcënon me eksploziv, ndalohet me forcë nga forcat speciale

Incident pranë institucioneve në Serbi/ I moshuari kërcënon me eksploziv, ndalohet me forcë nga forcat speciale