Kryeministri Edi Rama ka ‘kritikuar’ Bashkimin Europian, për atë që ai e cilësoi si heqje dorë nga diplomacia me Rusinë, pas nisjes së luftës në Ukrainë.

Komentet Rama i bëri nga Dublini, ku tha se Europa ka qenë e prirur gjithmonë drejt diplomacisë.

“S’na merr malli për Rusinë, nuk shoh ndonjë oreks për t’u angazhuar me Rusinë në nivele të larta. Por mund të them që Europa ka bërë një gabim shumë të madh që prej ditës së parë, që hoqi dorë nga diplomacia dhe që e përnqëndroi gjithçka te armatimet, duke ndryshuar natyrën e vetvetes, sepse Europa është prirur gjithmonë drejt diplomacisë. Prandaj vënia bast për një fitore përfundimtare kundër Rusisë dhe ndalja e bisedimeve, ishte një gabim i madh.

S’mund ta kuptoj, por ndoshta sepse s’jam një njeri i sofistikuar, që në Gjermani të ketë gjykim për Angela Merkelin sepse preferoi gazin e lirë rus. Imagjinojeni që Merkel atë kohë t’i thoshte qytetarëve të saj se ‘unë s’do blej më gaz nga Rusia, por do e blejë më shtrenjtë nga Katari’. Askush nuk i kërkon Shqipërisë të zgjidhë gjë dhe as nuk e fajëson dot për mos-zgjidhjen e gjërave”, tha mes të tjerash Rama.


Lajmi kryesor:

Rama nga Dublini: Shohim një derë të hapur për t’u bërë pjesë e BE! Protestat e 'flamingove', rezultat i urrejtjes ndaj Trump! Investimi në Zvërnec do i bëjë shqiptarët krenarë