Lufta ne Ukrainë ka arritur në ditën e 155-të. Ndërkohë që ka luftime në zona të ndryshme të vendit, ka pritshmëri për rifillimin e eksporteve të grurit.
Në Kiev mbrojtja ajrore ukrainase u aktivizua në Kiev ndërsa më shumë shpërthime u dëgjuan në të gjithë rajonin. Ndërkohë termocentrali i qymyrit në Vuhlehirsk , termocentrali i dytë më i madh në vend, është gjithashtu nën kontrollin e forcave ruse të cilat po kryejnë një "rivendosje të madhe" të kontingjentit të tyre në tre rajone jugore.
Sekretari amerikan i Shtetit Anthony Blinken, në një deklaratë për mediat tha se ‘do të flasë me Lavrorv, por ku nuk është fillimi i negociatave. Nga ana tjetër Gazprom ka shkurtuar furnizimet e Nord Stream në 20%, duke bërë kështu që çmimet të rriten, veçanërisht në Gjermani, ekonomia e së cilës është e lidhur fort me furnizimet ruse.
Në Bucha, katër muaj më vonë, tetëqind kufoma ende presin të identifikohen.