Lufta/ Perëndimi ndan 1.5 miliardë euro për ushtrinë ukrainase! Nisen dy anije me grurë nga Ukraina

Lufta/ Perëndimi ndan 1.5 miliardë euro për ushtrinë ukrainase! Nisen dy anije me grurë nga Ukraina

Foto ilustruese

Cenrtali bërthamor në Zaporizhzhia po mbahet nën kërcënimin e armëve, ndërsa trupat ruse e përdorin qytetin si bazë ushtarake. Forcat ruse kanë pushtuar qytetin ku ndodhet centrali bërthamor më i madh në Evropë, që nga fillimi i marsit. Megjithatë, ai ende operohet nga teknikë ukrainas. Moska kohët e fundit është akuzuar për përdorimin e uzinës "si mburojë" ndërsa trupat e saj lëshojnë raketa nga atje drejt vendeve të afërta.

Të enjten, u raportuan më shumë bombardime - dhe kreu i OKB-së lëshoi ​​një paralajmërim të ri për luftimet pranë zonës bërthamore "që çojnë në katastrofë". Mbikëqyrja bërthamore e OKB-së pretendon se ekziston një "rrezik real i katastrofës bërthamore" nëse luftimet nuk ndalojnë dhe inspektorët nuk lejohen të hyjnë.

Teksa rreziku dhe frika për pushtimin e Zaporizhzhias është i madh, falë marrëveshjes së Detit të Zi një sasi e grurit ukrainas u ngarkua për t'u dorëzuar në Etiopi. Numri i përgjithshëm i anijeve që do të nisen nga vendi sipas një marrëveshjeje të ndërmjetësuar nga OKB është tani 14, duke përfshirë eksportin e parë të grurit. Sa i përket sulmeve Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky u ka bërë thirrje zyrtarëve që të mos flasim më me gazetarët për taktikat ushtarake që po ndjek Ukraina kundër ushtrisë ruse. Në të njëjtën kohë, Ukraina i ka kërkuar inspektorëve të OKB-së të vizitojnë burgjet ruse për të parë se si trajtohen të burgosurit ukrainas.

Zvicra ka kërkuar të jetë ndërmjetëse mes Rusisë dhe Ukrainës, por Rusia e ka kundërshtuar këtë plan. SHBA, nga ana tjetër thotë se Moska po përgatit referendume në territoret e pushtuara të Ukrianës.

Sulmet ruse në Ukrainë nisën më 24 shkurt, ndërsa luftimet vazhdojnë pa ndrëprerje, me pasojë mijëra të vrarë, mes tyre civilë e fëmijë.  Pavarësisht sanksioneve të shumta nga Perëndimi, Rusia vijon me me objektivin e saj.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:11
SHBA: Moska po përgatit referendume në territoret e pushtuara të Ukrianës

Moska ka nisur planifikimin konkret të disa referendumeve në qytete të shumta në zonat e pushtuara të Ukrainës lindore në një përpjekje për t'i afruar ato me Rusinë. Lajmi u raportua nga një zyrtar i lartë i Këshillit të Sigurisë Kombëtare në Uashington. Referendumet e para priten të mbahen në Kherson, Zaporizhzhia, dhe në rajonet e shkëputura të Lugansk dhe Donetsk dhe në disa pjesë të Kharkiv.

Ora 16:21
'Të burgosurit ukrainas mund të torturohen ose ekzekutohen', Ukraina i kërkon inspektorëve të OKB-së të vizitojnë burgjet ruse

Autoritet ukrainase shprehen të shqetësuara lidhur me fatin e ushtarëve ukrainas që janë kapur dhe se mund të jenë torturuar ose ekzekutuar nga rusët. Kievi i ka drejtuar një thirrje OKB-së dhe Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq që të inspektojnë kampet ruse të robërve të luftës. Ukraina u ka kërkuar inspektorëve ndërkombëtarë t'u jepet akses në burgjet ruse ku mbahen ushtarë ukrianas.

Ora 14:04
Rusia kundërshton planin zviceran për të vepruar si ndërmjetës me Ukrainën

Rusia ka refuzuar një ofertë zvicerane për të përfaqësuar interesat e Ukrainës në Moskë, duke thënë se nuk e konsideron më Zvicrën si një vend neutral për shkak të vendosjes së sanksioneve të saj për luftën në Ukrainë.

Refuzimi i së enjtes erdhi një ditë pasi Berna dhe Kievi ranë dakord për një mandat që Zvicra të përfaqësonte interesat e Ukrainës në Rusi, e cila pushtoi fqinjin e saj në fund të shkurtit.

Ora 09:13
Nisen dy anije me drithëra nga Ukraina! Pritet të ngarkohen më shumë se 23 mijë ton

1660288395_UkrainianshipsinKerch.jpg

Një sasi e grurit ukrainas do të ngarkohet për t'u dorëzuar në Etiopi më vonë sot pasi dy anije të tjera eksporti thuhet se u larguan nga portet e Ukrainës. Numri i përgjithshëm i anijeve që do të nisen nga vendi sipas një marrëveshjeje të ndërmjetësuar nga OKB është tani 14, duke përfshirë eksportin e parë të grurit.

“Falë Iniciativës së Detit të Zi, ne jemi gati të ngarkojmë më shumë se 23,000 tonë drithë dhe ta eksportojmë atë në Etiopi”, tha në Tëitter ministri i infrastrukturës i Ukrainës, Oleksandr Kubrakov.

Ministria e Mbrojtjes e Turqisë raportoi se anija Star Laura me flamurin e Ishujve Marshal do të transportojë 60,150 ton misër në një port iranian , ndërsa anija me flamur Belize, Sormovskiy 121, do të transportojë 3,050 ton grurë në një port turk , Dzerkalo Tyzhnia.

Ora 09:10
Rusia sulmon centralin bërthamor në Ukrainë, OKB: Luftimet mund të çojnë në katastrofë

Sulme të tjera me raketa janë raportuar në drejtim të centralit bërthamor të Zaporizhzhia. Të paktën 10 raketa ranë pranë zyrës dhe stacionit të zjarrfikësve në termocentralin bërthamor më të madh në Europë.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres ka komentuar sulmet në Zaporizhzhia, teksa tha se sulmet mund të çojnë në një katastrofë të rëndë.

Ora 08:41
Zelensky thirrje zyrtarëve të lartë: Mos bëni publike taktikat që po ndjek ushtria ukrainasë

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky u ka bërë thirrje zyrtarëve që të mos flasim më me gazetarët për taktikat ushtarake që po ndjek Ukraina kundër ushtrisë ruse. Një zyrtare e lartë e Ministrisë së Mbrojtjes njoftoi e është hapur një hetim lidhur me rrjedhjen e informacioneve.

Deklaratat Zelenskyt vijnë teksa një seri shpërthimesh kanë ndodhur gjatë kësaj jave në bazën ajrore ruse në Krime. Shpërthimet kanë shkatërruar të paktën tetë avionë luftarakë rusë që ishin në bazën ajrore në Krime.

Ora 08:01
Lufta në Ukrainë/ Perëndimi do të ndajë edhe 1.5 miliard euro për Ukrainën

Shtetet perëndimore janë zotuar se do të ndajnë më shumë se 1.5 miliard euro, ashtu që të rrisin kapacitetet e Ukrainës teksa përballet me luftën e Rusisë. Kjo shumë është premtuar nga 26 shtete, të cilat janë përfaqësuar nga ministrat e Mbrojtjes, në një konferencë të mbajtur në Kopenhagë.

 “Të gjithë përfaqësuesit e shteteve që kanë ardhur në Kopenhagë, kanë ardhur me synimin e mbështetjes së Ukrainës”, ka thënë ministri i Mbrojtjes së Danimarkës, Morten Bodskov.

Paratë do të përdoren për të blerë armë, raketa dhe municion, përfshirë rritjen e prodhimit të armëve për Ukrainën. Një pjesë do të ndahet edhe për trajnim të ushtarëve ukrainas. Britania është zotuar se do të ndajë 300 milionë euro shtesë, përfshirë sistemet raketore me precizitet të lartë që mund të godasin shënjestrat në largësi prej 80 kilometrash.

G.MO/D.GJ/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lali: 12/08/2022 09:24

    Hidhni leke per te shkaterruar ekonomine tuaj se asgje nuk do ndryshoni atje ne front sepse fundi asaj lufte dihet

    Përgjigju
  • Beni: 12/08/2022 09:22

    Ukrainasit po e sulmojne sepse ajo eshte ne doren e ushtrise Ruse dhe nuk ka kuptim te sulmojne nje gje qe e kane te pushtuar

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Nëntor, 23:23

    A po japin rezultat protestat e PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë