Lufta në Ukrainë, Shevchenko: Do strehoj 150 refugjatë në shtëpinë time në Angli

Lufta në Ukrainë, Shevchenko: Do strehoj 150 refugjatë në shtëpinë time në Angli

Andiy Shevchenko, ish-fituesi i ‘Topit të Artë’, ka deklaruar se do të strehojë 150 refugjatë ukrainas të luftës në shtëpinë e tij në Mbretërinë e Bashkuar. Shevchenko, futbollisti më i njohur i Ukrainës që tashmë është kthyer në trajner, herë pas here ka bërë thirrje për ndalimin e luftës, por siç dihet kanë rënë në vesh të shurdhër.

Lajmin e bëri të ditur vetë në një intervistë për transmetuesin sportiv anglez ITV: “Lufta është mizore, është e vështirë të shohësh qytete të shkatërruara, njerëz që vdesin. Unë kam 4 fëmijë dhe nuk mund të shoh foto të fëmijëve që vdesin, të bombave që shpërthejnë në një spital pediatrik. Nuk mendoj se ka ndonjë person në botë që mund ta durojë. Mundohem të mbështes vendin tim, të tërheq vëmendjen, të prek zemrat e njerëzve. Dhe, sigurisht, përpiqem të mbledh ndihma humanitare për njerëzit e mi dhe refugjatët”.

Ish-lojtari po bashkëpunon ngushtë me Ambasadorin e Ukrainës: “Prisja rregullat e qeverisë dhe tani gjithçka është e qartë. Jam në kontakt të ngushtë me Ambasadorin e Ukrainës në Angli. Kam nja dy miq që më ndihmojnë dhe do të sjellim 150 refugjatë këtu. Do të vijnë edhe disa fëmijë në shtëpinë time”.

Ndërkohë e ëma e Shevchenkos vijon të qëndrojë në Ukrainë për shkak se është e sëmurë rëndë dhe e ka të vështirë për të lëvizur.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Neymar do të bëhet baba për herë të katërt

Neymar do të bëhet baba për herë të katërt