6 miliardë euro janë mbledhur nga konferenca ndërkombëtare e donatorëve në Varshavë për mbledhjen e fondeve për Ukrainën, e organizuar të enjten. Vendet perëndimore janë angazhuar t'i qëndrojnë pranë Kievit për ringritjen dhe rindërtimin. Ndihmë financiare, armatime dhe përshpejtim të anëtarësimit në BE, ishin këto kërkesat që Presidenti Ukrainas, Volodymyr Zelenksy i drejtoi kryetarëve të shteteve në Konferencën e Donatorëve që po zhvillohet në Varshavë të Polonisë për Ukrainën.
Zelensky tha se liria duhet të fitojë, ndërsa shtoi se për rindërtimin e Ukrainës pas luftës, duhen investime të shpejta dhe të sigurta. Ai kërkoi po ashtu përshpejtimin e procedurave për anëtarësimin e Ukrainës në BE, që e konsideroi një goditje të fortë për Rusinë.
E pranishme në tryezën e konferencës së Donatorëve, ishte edhe Shqipëria, që dha kontributin e saj me 1 mln euro. Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij tha se vendi ynë është ndër të parat vende, i cili i ka ofruar Ukrainës, ndihmë ushtarake si dhe ndihmë për pranimin e refugjatëve. Kemi mbështetje maksimale për Ukrainën, tha kreu i qeverisë, ndërsa uroi që t’i jepet sa më shpejt fund luftës.
"Do të them shumë pak fjalë, duke e nisur nga pozita e Shqipërisë si anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ku jemi bashkënismëtarë të rezolutës për Ukrainën me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe me vende të tjera që e mendojnë njësoj. Po japim kontributin tonë për organizimin e takimeve dhe hartimin e dokumenteve lidhur me luftën dhe në mbështetje të plotë të Ukrainës. Nga ana tjetër, në aspektin dypalësh kemi qenë nga të parët që kemi dhënë kontributin tonë me municione për forcat e armatosura të Ukrainës dhe në të njëjtën kohë kemi miratuar të gjithë kuadrin e nevojshëm ligjor për të lejuar qytetarët ukrainas që të vijnë në vendin tonë për periudhat kohore për të cilat kanë nevojë ose për të cilët duan të rrinë. Në këtë konferencë donatorësh Shqipëria synon të kontribuojë me 1 milionë euro. E di që kjo nuk do të ndryshojë fatin e luftës e të rindërtimit, por jemi shumë të nderuar që jemi këtu dhe jam shumë mirënjohës Kryeministrave të Polonisë e të Suedisë që na bënë pjesë të saj. Deri në fund ne do të bëjmë më të mirën për të nderuar detyrimin tonë ndaj miqve tanë Ukrainas dhe popullit ukrainas, duke synuar sigurisht atë çka të gjithë këtu synojnë, që të kemi një fund të kësaj lufte e të shohim paqen të mbërrijë sa më shpejt të jetë e mundur. Faleminderit shumë", tha Kryeministri Rama.
Kjo konferencë është bashkëorganizuar nga Kryeministri i Polonisë Mateusz Moraëiecki dhe Kryeministrja e Suedisë Magdalena Andersson, në partneritet me Presidentin e Këshillit Evropian Charles Michel dhe Presidenten e Komisionit Europian Ursula von der Leyen.
Konferenca, me pjesëmarrje të nivelit të lartë të kryetarëve të shteteve dhe qeverive i dedikohet qëllimit të përbashkët për të mbështetur reagimin humanitar të OKB-së në Ukrainë dhe për të diskutuar hapat e mëtejshëm drejt mbështetjes së përpjekjeve të Ukrainës për të trajtuar sfidat ekonomike të krijuara nga lufta.
Konferenca diskutoi masa konkrete për t’ju përgjigjur fatkeqësisë humanitare të shkaktuar nga lufta, ku sipas vlerësimit të OKB-së, miliona njerëz kanë nevojë për ndihmë urgjente humanitare, duke përfshirë ushqim, furnizime mjekësore dhe strehim. Në përgjigje të rritjes së shpejtë të nevojave, OKB-ja ka ngritur strukturat e posaçme për të hyrë në zonat më të goditura në ndihmë për shpëtimin e jetëve, duke vendosur ekspertë, për koordinimin, angazhimin e komunitetit, mbrojtjen dhe menaxhimin e informacionit. Ndërkohë, që kërkohet më tepër nga komuniteti ndërkombëtar për t'iu përgjigjur intensitetit të këtyre nevojave.
Konferenca ndërkombëtare e donatorëve në Varshavë për mbledhjen e fondeve për Ukrainën, e organizuar të enjten, mblodhi 6 miliardë euro për të ndihmuar vendin e shkatërruar nga lufta. Lajmin e dha kryeministri i Polonisë Mateusz Moraëiecki.
Vendi ynë do të japë për Ukrainën 1 mln euro, pas krizës humanitare që ka përfshirë vendin, pas sulmit nga ushtria ruse. Kështu tha kryeministri Edi Rama tha gjatë konferencës së Donatorëve në Varshavë.
‘Do të kemi mbështetje maksimale për Ukrainën. Ne kemi qenë ndër të parët që kemi dhënë kontributin tone edhe ndihmesën sa i takon forcave të armatosura. Kemi qenë edhe ndër të parët që kemi pritur refugjatët ukrainas. Do japim kontributin tomë me armë e municione. Në këtë konferencë ne do të kontribuojmë me 1 mln euro, e di që nuk do të ndryshoje në përfundimin e luftës pra mënyrën si po zhvillohet lufta, por ne jemi të nderuar që jemi këtu. Jam falenderues për kryeministrin polak që është pjesë e kësaj konference, për të bërë më të mirën për ukrainasit dhe të shohim sa më shpejt paqen.’- tha Rama.
Në konferencën e donatorëve në Varshavë, Presidenti Ukrainas ka kërkuar mbështetje financiare dhe armatime. Nëpërmjet një lidhje live, Zelensky tha se Ukraina do të rindërtohet, por për këtë duhen investime të shpejta dhe efikase. Po ashtu Zelensky ka kërkuar edhe përshpejtimin e negociatave për anëtarësimin e Ukrainës në BE.
"Liria duhet të fitojë dhe kjo konferencë është shumë e rëndësishme për ne. Kemi nevojë për mbështetje financiare. Po ashtu kemi nevojë edhe për armatime, por më pas edhe një mbështetje në aspektin humanitar. Do të jetë një lloj plani Marshall, një plan historik. Çdo gjë që është shkatërruar nga lufta do të ndërtohet nga e para. Duhen investime të shpejta, por edhe efikase, në mënyrë që të gjithë ata që janë larguar për shkak të luftës, të kenë mundësi të kthehen në shtëpitë e tyre. Kërkohen investime shumë të mëdha. Ukraina duhet të ecë shpejt në rrugën në anëtarësimin në BE. Ne kërkojmë të përshpejtohen procedurat që Ukraina të bëhet anëtare e BE. Një unifikim do jetë një përgjigje edhe më e ashpër ndaj Rusisë. Ne jemi gati për këtë hap dhe jam i bindur që pjesa më e madhe prej jush e kuptoni këtë", tha ai.