Lufta në Ukrainë/ Zelensky: Javën tjetër do t'u prezantojmë aleatëve një plan fitoreje! Stoltenberg: Vendet të vendosin vetë nëse Kievi mund t’i përdorë armët me rreze të gjatë në Rusi

Lufta në Ukrainë/  Zelensky: Javën tjetër do t'u prezantojmë aleatëve një plan fitoreje! Stoltenberg: Vendet të vendosin vetë nëse Kievi mund t’i përdorë armët me rreze të gjatë në Rusi

Volodymyr Zelensky dhe Jens Stoltenberg

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka njoftuar se ka përfunduar "90%" "planin e tij për fitore", të cilin do t'ua prezantojë aleatëve javën e ardhshme, duke filluar me Joe Biden , në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork.

Ndërkohë Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s (në largim) Jens Stoltenberg, gjatë një interviste për radion britanike LBC tha se vendet anëtare të NATO-s duhet të marrë një vendim individual nëse do të lejojë apo jo Ukrainën të përdorë armë perëndimore sulme me rreze të gjatë në Rusi.

“I takon aleatëve të marrin këto vendime, por është e rëndësishme që ne të konsultohemi me kujdes për këto çështje,”, tha Stoltenberg.

Më tej ai shtoi se nëse aleatët do t'i jepnin dritën jeshile Ukrainës kjo do të thotë se NATO është drejtpërdrejt në luftë me Rusinë.

"Nuk ka opsione pa rrezik në luftë," komentoi më vonë sekretari mbi pretendimet e Moskës se një veprim i tillë do të nënkuptonte se NATO është drejtpërdrejt në luftë me Rusinë.

 “Por unë ende besoj se rreziku më i madh për ne do të jetë nëse presidenti Vladimir Putin fiton në Ukrainë”, theksoi Stoltenberg.

lajm ne perditesim...

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    DASH rithekson se SPAK është kyçi i luftës ndaj korrupsionit, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Dialogu Kosovë-Serbi, kryenegociatorët sot takim në Bruksel

Dialogu Kosovë-Serbi, kryenegociatorët sot takim në Bruksel