Mero Baze: Përse i duhet i 'shkarkuar' Gabriel Escobari, Albin Kurtit?

Mero Baze: Përse i duhet i 'shkarkuar' Gabriel Escobari, Albin Kurtit?

Escobar dhe Kurti

Gabriel Escobar, zëvendës ndihmës sekretari i Shtetit i SHBA dhe i dërguari Special në zyrën e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike, si dhe i dërguari Special për Çështjet e Ballkanit Perëndimor, ka 24 orë që sulmohet nga portale të afërta me Lëvizjen Vetëvendosja në Kosovë, si i “shkarkuar” nga Departamenti i Shtetit.

Siç shikohet nga përshkrimi i punës, Escobar, një nga tre detyrat e tij të rëndësishme ka dhe të qenit i dërguari Special për Çështjet e Ballkanit Perëndimor, detyrë që e ka përballuar atë me Albin Kurtin dhe problemin e dialogut Kosovë- Serbi.

Entuziasmi që ka ngjallur tek Vetëvendosja e Albin Kurtit lajm i rremë, ka të bëjë me shpikjen e arsyeve pse Escobar nuk do të jetë më me këto detyra, por me një detyrë tjetër diplomatike në karrierën e vet, siç sqaron vetë Departamenti i Shtetit. 

Lajmi i rremë nuk ka të bëjë thjesht me shpikjen e “shkarkimit” të Escobarit, por arsyet e shkarkimit, të cilat sipas portaleve të Vetëvendosjes, janë fiks arsyet përse Albin Kurti mund të shkarkojë ndonjë kryetar komune, apo zyrtar shteti që nuk është në një vijë ideologjike me Vetëvendosjen. 

Lajmet e rreme rreth gruas së tij dhe lidhjet me Serbinë, janë ilustrim i faktit, se si e thjeshtëzon një politikan populist politikën dhe diplomacinë si ushqim për “qentë e vet”. Ai dëshiron t’u tregojë atyre përse Albin Kurti nuk po i bindet SHBA deri tani, se nuk “mund t’i bindej” dikujt që ka lidhje me Serbinë.

Edhe më tutje entuziasmi i Vetëvendosjes, në të vërtetë tregon se si funksionon makineria propagandistike e Albin Kurtit, për të justifikuar dështimet e tij në raport me SHBA dhe se si mund të gjejë arsye nga pala amerikane për këtë dështim.

Dhe kjo është shumë e rrezikshme.

Gabriel Escobar ka ndërruar detyrë, nuk ka ndërruar profesion, dhe as institucion. Në vend të tij do të vijë dikush tjetër që do të vazhdojë dialogun, ashtu siç ai ka zëvendësuar paraardhësin e vet, kur ky problem ishte ende i hapur dhe vazhdon të mbetet i tillë.

Procesin e dialogut me Serbinë nuk e ka shpikur Gabriel Escobar, por Departamenti i Shtetit, dhe ky institucion do të vazhdojë këtë rrugë.

Përpjekja për të ilustruar dështimet në raportet e Kosovës me shtetin amerikan përmes linçimeve talibaneske ndaj zyrtarëve të lartë amerikanë të përfshirë në këtë proces, thjeshtë tregojnë me kë e ka problemin Albin Kurti dhe jo me kë e ka problemin Escobar. 

Escobar nuk ka asnjë problem, thjesht ka një detyrë tjetër përpara. 

Albin Kurti ka të njëjtën detyrë, me të njëjtin armik të Kosovës, Serbinë, dhe me të njëjtin aleat të Kosovës, SHBA. Dhe nuk di pse shpreson më shumë të shpëtojë nga SHBA, se sa nga Serbia./ Tema

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Met: 07/05/2024 14:10

    Epo futi dhe nje shkrim demaskimi te Janosh Bugajski meqe mire i bie vrimes se fyellit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni punën e qeverisë gjatë vitit 2024?



×

Lajmi i fundit

Jakin Marena: ‘Skifterët’ në PD, ‘babi i Zenit’ dhe tundja e belit në K’cimin e ‘Berishës’

Jakin Marena: ‘Skifterët’ në PD, ‘babi i Zenit’ dhe tundja e belit në K’cimin e ‘Berishës’