Lufta në Ukrainë/ Sulm masiv ajror nga Kharkivi në Kiev, u lëshuan 80 raketa e dronë për 5 orë

Lufta në Ukrainë/ Sulm masiv ajror nga Kharkivi në Kiev, u lëshuan 80 raketa e dronë për 5 orë

Zjarrfikësi duke shuar zjarrin pas sulmeve ruse

Forcat ruse kryen një sulm ajror masiv në të gjithë Ukrainën mbrëmjen e të mërkurës. Kiev Independent thekson se dëme në infrastrukturë janë raportuar veçanërisht në rajonet Kharkiv dhe Kiev.

Forcat Ajrore të Kievit lëshuan një alarm ajror në të gjithë vendin duke njoftuar se Rusia lëshoi drone, raketa lundrimi nga bombarduesit Tu-95 dhe raketat hipersonike Kinzhal. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se u lëshuan 80 raketa dhe dronë nga Rusia.

“Më shumë se 40 raketa dhe rreth 40 dronë u lëshuan nga rusët. Arritëm të rrëzonim disa raketa dhe dronë. Fatkeqësisht, vetëm një pjesë. Ka pasur një tjetër sulm të tmerrshëm me raketa në Kharkiv dhe rajon.  Të gjithë partnerët tanë e kuptojnë se sa vendimtare është nevoja për mbrojtje për mbrojtjen ajrore të Ukrainës. Ne kemi nevojë për mbrojtje ajrore. diskutime jo të gjata", shkroi Zelensky.

Kievi tha se nga sulmet kanë mbetur të vrarë 4 civilë, duke përfshirë një vajzë 10-vjeçare në Odessa, ndërsa një vajzë 10-vjeçare u vra në Kharkiv. Viktima mbetën edhe dy gra 43 dhe 59 vjeç. Kjo u raportua nga guvernatorët e dy rajoneve të cituar nga UNIAN. Kreu i administratës ushtarake në Odessa, Oleg Kiper tha se katër persona janë në gjendje të rëndë.

Sulmet ruse ndodhën edhe në rajonet perëndimore të Ukrainës, duke filluar nga rajoni Lviv ku u raportua prania e një rakete ruse në hapësirën ajrore. Ndërkohë shpërthime u dëgjuan edhe në Ivano-Frankivsk e Zaporizhzhia.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:17
VIDEOLAJM/ Rusia bombardon 5 orë pa ndalim Kievin, banorët strehohen nëpër metro

 

Rusia ka përdorur dhjetëra raketa dhe dronë për të shkatërruar infrastrukturën e Ukrainës në pesë rajone.

Në Kiev, banorët nxituan në stacionet e metrosë për të kërkuar strehim ndërsa sirenat e sulmit ajror u dëgjuan në të gjithë kryeqytetin.

Ora 22:08
Zelenskyy thirrje për armatime pas sulmit të gjerë nga Rusia

1711785666_volodymyrzelensky.JPG

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy bëri thirrje të enjten për ndihma konkrete ushtarake, veçanërisht sisteme të mbrojtjes ajrore, dhe jo vetëm mbështetje me fjalë për vendin e tij. Thirrja e tij pason një sulm në shkallë të gjerë të Rusisë gjatë natës, sipas ushtrisë ukrainase, me 42 raketa dhe 40 dronë.

“Nëse raketat ruse dhe dronët ‘Shahed’ vazhdojnë të godasin jo vetëm Ukrainën, por edhe vendosmërinë e aleatëve tanë, atëherë kjo do të nënkuptonte autorizim në rang botëror për të kryer terror,” shkroi Presidenti Zelenskyy në mediat sociale. "Ne kemi nevojë për sisteme të mbrojtjes ajrore dhe ndihma të tjera në fushën e mbrojtjes dhe jo që të mbyllet njëri sy dhe të zhvillohen diskutime të gjata", shkroi ai.

Presidenti Zelenskyy tha se sulmet e fundit kishin objektiv rajonet Kharkiv, Kiev, Zaporizhzhia, Lviv dhe Odesa.

“Terroristët rusë kanë vënë në shënjestër edhe një herë infrastrukturën kritike”, tha zoti Zelenskyy.

Forcat ajrore ukrainase thane se rrëzuan 39 nga 40 dronët dhe shkatërruan 18 nga 42 raketat.

Operatori i shpërndarjes së energjisë elektrike Ukrenergo tha se sulmet ruse dëmtuan objektet e saj në pesë rajone të ndryshme.

Parlamenti i Ukrainës miraton ligjin e diskutueshëm për shtimin e rekrutëve

Parlamenti ukrainas miratoi të enjten një ligj të ri mbi mobilizimin e rekrutëve, pas disa muaj vonesash dhe mijëra amendamenteve.

Ligjvënësit e zvarritën për muaj të tërë ligjin, i cili pritet të jetë jopopullor. Ligji u nxit nga një kërkesë e forcave të armatosura, e drejtuar në atë kohë nga ish-komandanti Valerii Zaluzhny, i cili tha se Ukraina kishte nevojë për deri në 500,000 rekrutë të rinj për të rritur rradhët e ushtrisë.

Ushtarët e rraskapitur në vijën e frontit që kur Rusia nisi sulmin në shkallë të plotë të Ukrainës, nuk kishin mundësi të këmbeheshin për të pushuar, pasi mijëra ukrainas vazhdojnë t'i shmangen mobilizimit për t’iu bashkuar ushtrisë.

Ligji i ri zgjeron kompetencat e autoriteteve ukrainase për të nxjerrë njoftime mobilizimi duke përdorur një sistem elektronik.

Komandanti i ri i forcave të armatosura ukrainase Oleksandr Syrskyi dhe presidenti Zelenskyy thanë se numri i rekrutëve të rinj të nevojshëm nuk ishte aq i lartë.

Ka patur njoftime se shkak për shkarkimin e ish komandantit Zaluzhny ishte çështja e mobilizimit./ VOA

Ora 20:49
Moska: Partnerët tanë në Azi, Afrikë dhe Amerikën Latine nuk shkojnë në samitin e Ukrainës në Zvicër

1712861526_1647441107kievmoske.JPG

"Perëndimi duhet" të marrë pjesë në konferencën për paqen në Ukrainë në Zvicër "vetëm për t'i dhënë peshë një "ultimatumi kolektiv" të caktuar që ata do t'i paraqesin Rusisë. Ne shpresojmë që partnerët tanë në Azi, Afrikë dhe Amerikën Latine do të jenë vigjilentë dhe mos e lini veten të tërhiqen në një tjetër aventurë anti-ruse”.

Kjo ka qenë thirrja që ka bërë zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova .

Ora 19:05
Ministri gjerman i Mbrojtjes: Pas Kievit, Putini nuk do të ndalet, ashtu si Hitleri

Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, e ka krahasuar Vladimir Putinin me Adolf Hitlerin.

"Putini nuk do të ndalojë kur të përfundojë lufta në Ukrainë - tha ai, duke folur në prezantimin e një libri për Winston Churchill.

 Ai e ka thënë këtë në mënyrë të qartë, pikërisht siç e kishte thënë Hitleri, i cili kishte paralajmëruar se nuk do të ndalet”,-sipas Bloomberg.

"Ne duhet ta kthejmë këtë vend në pozicionin për të mbrojtur veten. Ne duhet të vendosim tani nëse duam të përgatitemi në rast se një kërcënim konkret nga Putini materializohet, apo nëse duam t'ia bëjmë të lehtë atij ", - shton Pistorius.

Ora 15:56
Navalnaya: Alexei shkroi një autobiografi para se të ndërronte jetë, do të publikohet më 22 tetor

1712843863_muraleealexeit.JPG

E veja e Alexei Navalnyt ka njoftuar në mediat sociale se së shpejti do të publikohet autobiografia e bashkëshortit të saj të ndjerë. Yulia Navalnaya thotë se Alexei para se të ndërronte jetë në burgun siberian, la të shkruar një autobiografi që do të dalë në shitje më datë 22 tetor.

‘Më 22 tetor, biografia e Alexeit do të publikohet njëkohësisht në shumë gjuhë. Ai tashmë është përkthyer në 11 gjuhë dhe është i disponueshëm për porositje paraprake duke filluar nga sot. do të botohet patjetër edhe në rusisht’, shkruan Yulia Navalnaya.

Ora 12:33
Ukrainë/ shkatërrohet termocentrali pranë kryeqytetit

Termocentrali Trypilska , në rrethin e Kievit, u shkatërrua plotësisht nga sulmet ruse.

 Këtë e deklaroi Interfax Ukraine, duke cituar një zyrtar të lartë të Termocentralit, rapoton Sky News.

Para shkatërrimit të këtij termocentrali, sulmi në rajonin verilindor të Kharkivit ka lënë 200,000 njerëz pa energji elektrike. Ky njoftim erdhi nga operatori i rrjetit kombëtar të Ukrainës Ukrenergo, i cili tha se në pesë rajone u dëmtuan nënstacionet dhe gjeneratorët e energjisë elektrike.

 

Xh.K//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sot sondazhi i fundvitit në Report Tv/ Si ndahen mandatet në 5 qarqet më të rëndësishme! Çfarë mendojnë shqiptarët për mbylljen e TikTok-ut

Sot sondazhi i fundvitit në Report Tv/ Si ndahen mandatet në 5 qarqet më të rëndësishme! Çfarë mendojnë shqiptarët për mbylljen e TikTok-ut