
Trupat ruse hodhën pesë raketa kundër qytetit të Kharkivit nga rajoni Belgorod i Rusisë. Kjo është raportuar nga kreu i administratës rajonale ushtarake të Kharkiv , Oleh Syniehubov .
"Ambjentet jo-rezidenciale u dëmtuan nga sulmet me raketa ruse në distriktin Kharkiv, të nisura gjatë ditës. Okupuesit hodhën pesë raketa nga Belgorod. Sipas të dhënave paraprake, nuk raportohet për viktima", thuhet në një deklaratë. Sipas Syniehubov, shërbimet përkatëse janë duke punuar në vendin e sulmit dhe dokumentimin e krimeve të kryera nga pushtuesit rusë.
Lajmi kryesor:
Putin: S’jam penduar që pushtova Ukrainën! Tani s’ka nevojë për më shumë sulme në shkallë të gjerë












