Lufta në Ukrainë/ Sulmi me dronë shkakton zjarr në një depo nafte në Krime
Një depo e naftës është përfshirë nga zjarri mëngjesin e së hënës në Feodosia, në Krime si pasojë e një sulmi ukrainas me dronë, raportuan kanalet ruse në Telegram.
Një depo e naftës është përfshirë nga zjarri mëngjesin e së hënës në Feodosia, në Krime si pasojë e një sulmi ukrainas me dronë, raportuan kanalet ruse në Telegram.
Banorët raportuan se kishin dëgjuar disa shpërthime të fuqishme rreth orës 4:30 të mëngjesit me orën lokale, pak para se të fillonte zjarri.
Kanali i Krimesë Wind Telegram raportoi gjithashtu se fushat ajrore Belbek dhe Saky u sulmuan gjatë natës.
"Ka një zjarr në depon e naftës Feodosia. Shërbimet e urgjencës janë në vend. Nuk është raportuar për viktima apo të lënduar," shkroi në Telegram Oleg Kryuchkov.
Kjo është një nga depot më të mëdha në Krime për përpunimin e naftës.
Ndërkohë Ministria e Mbrojtjes ruse në një mesazh në Telegram tha se njësitë ruse të mbrojtjes ajrore njoftuan se shkatërruan 21 dronë ukrainas gjatë natës.
Dymbëdhjetë nga dronët u rrëzuan mbi gadishullin e Krimesë, gjashtë mbi rajonin Kursk dhe pjesa tjetër mbi rajonet Belgorod, Bryansk dhe Voronezh.
Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:07
Kievi 'uron' për ditëlindje Putin, hakerat ukrainas sulm kibernetik ndaj medias shtetërore të Rusisë
Televizioni shtetëror rus u godit këtë të hënë nga një sulm kibernetik i një grupi hakerësh pro-ukrainas.
Faqja e internetit e medias shtetërore nuk ishte funksionale për disa orë, si dhe kanali i saj i lajmeve 24-orëshe “Rossiya-24” nuk ishte i disponueshëm në internet.
“Media shtetërore është përballur me një sulm të paprecedentë hakeri në infrastrukturën e saj dixhitale," u tha gazetarëve zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov.
Specialistët po punojnë për të zbardhur të gjitha rrethanat, për të kuptuar se ku çojnë gjurmët që kanë lënë ata që organizuan këtë sulm kibernetik.
Kievi e konfirmoi se hakerët ukrainas ishin përgjegjës për sulmin, duke thënë se kjo ishte një dhuratë për ditëlidnjen e ditëlindjen e 72-të të presidentit rus Vladimir Putin.