Takimi i pritshëm në Florida mes Donald Trump dhe Volodymyr Zelensky, vjen një javë pasi delegacioni amerikan i kryesuar nga Steve Ëitkoff dhe Jared Kushner, bisedoi me ato ruse dhe ukrainase.

Sot Presidenti ukrainas teksa dha sinjale për një takim të afërt me Trump, tha se shumë mund të vendoset përpara fundvitit.

'Rustem Umerov raportoi për kontaktet e tij më të fundit me palën amerikane. Nuk po humbasim asnjë ditë. Ne kemi rënë dakord për një takim në nivelin më të lartë – me Presidentin Trump së shpejti. Shumë gjëra mund të vendosen para Vitit të Ri. Lavdi Ukrainës', tha ai. 

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, deklaroi se plani 20-pikësh i paqes i SHBA-së për Ukrainën është rreth 90% gati.

Zelensky, pasi u informua nga delegacioni i tij për rezultatet e bisedimeve la të hapur mundësinë e një zone të çmilitarizuar në rajonet lindore të vendit të tij. Ndërkohë, rusët ende nuk kanë dhënë sinjale të qarta pas bisedimeve në Miami fundjavën e kaluar.

Putin kërkon tërheqjen e Ukrainës nga rajonet lindore ndërsa këtë të premte, sipas Kommersant, ai ka zhvilluar një takim më sipërmarrës të cilëve u ka folur për centralin bërthamor të Zaporizhias, një nga temat e diskutuara nga delegacionet.

Kjo sipas Putin është ende një temë e hapur mes rusëve dhe amerikanëve. Sipas planit të propozuar për bisedimet e paqe, Centrali Bërthamor i Zaporizhias, që është më i Madhi në Evropë, mund të bashkëmenaxhohet nga SHBA, Ukraina dhe Rusia.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:52
Media: SHBA-të ofrojnë garanci sigurie 15-vjeçare për Ukrainën

1763053968_shba.JPG

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky njoftoi se Shtetet e Bashkuara i kanë ofruar Ukrainës garanci sigurie 15-vjeçare, me mundësi zgjatjeje. Zelensky e bëri këtë deklaratë në një intervistë me Axios.

Presidenti njoftoi gjithashtu gatishmërinë e tij për të mbajtur një referendum kombëtar mbi planin e Presidentit të SHBA-së Donald Trump për t'i dhënë fund luftës nëse Rusia pranon një armëpushim që zgjat të paktën 60 ditë.

Zelensky beson se një "armëpushim 60-ditor për të organizuar dhe zhvilluar votimin" është minimumi, pasi mbajtja e një referendumi të tillë do të sillte ndërlikime të konsiderueshme politike, logjistike dhe sigurie.

Zelensky beson se zgjidhja më e mirë do të ishte mbajtja e një referendumi për të gjithë planin 20-pikësh. Presidenti gjithashtu vuri në dukje se nëse njerëzit nuk votonin për arsye sigurie, rezultati i referendumit mund të ishte i pavlefshëm.

Sipas presidentit, shumica e aspekteve të marrëveshjeve dypalëshe midis Shteteve të Bashkuara dhe Ukrainës janë finalizuar tashmë, megjithëse ka disa "aspekte teknike" që kanë nevojë për diskutim të mëtejshëm.

Sipas Axios, një nga këto është kohëzgjatja e marrëveshjes: Shtetet e Bashkuara kanë propozuar një pakt 15-vjeçar të rinovueshëm, megjithëse Zelensky beson se Ukrainës i duhen më shumë se 15 vjet për sigurinë e saj.

Ora 21:39
Merz-Zelenskyt: Evropianët janë me Kievin, ne po koordinohemi me SHBA-në

1763926786_friedrichmerz.JPG

"Ne qëndrojmë me ju. Një qasje e fortë dhe e koordinuar evropiane mbetet thelbësore për paqen, lirinë dhe sigurinë. Grupi i Berlinit është i gatshëm t'ju mbështesë, në koordinim të ngushtë me partnerët tanë amerikanë", shkroi kancelari gjerman Friedrich Merz në X pas telefonatës së tij me Volodymyr Zelensky përpara takimit të presidentit ukrainas me Donald Trump të planifikuar për të dielën në Mar-a-Lago.

Referenca ndaj 'Grupit të Berlinit' kujton formatin që u takua në kryeqytetin gjerman dy javë më parë, ku morën pjesë 13 udhëheqës evropianë: përveç pritësit Merz, kryeministri britanik Keir Starmer, presidenti francez Emmanuel Macron, kryeministri italian Giorgia Meloni, presidenti finlandez Alexander Stubb, kryeministri danez Mette Frederiksen, kryeministri polak Donald Tusk, kryeministri suedez Ulf Kristersson, kryeministri holandez Dick Schoof, kryeministri norvegjez Jonas Gahr Store, presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, presidenti i Këshillit Evropian António Costa dhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte.

Ora 19:38
Sulm rus me bombë në Kharkiv, 2 të vdekur dhe 6 të plagosur

1766774457_aa.JPG

Një sulm rus në Kharkiv, ka lënë dy të vdekur dhe gjashtë të plagosur në Ukrainë.

Një bombë ajrore goditi vendin, ndërsa morën flakë edhe disa makina, sipas kryetarit të bashkisë së Kharkivit, Ihor Terekhov.

Ora 18:44
Moska: Nuk kemi qenë kurrë kaq afër një marrëveshjeje, por Kievi dhe Evropa duan ta prishin atë

1766771186_aa.JPG

Sipas zëvendësministrit të jashtëm rus Sergei Ryabkov, një zgjidhje për konfliktin në Ukrainë "është afër, nevojitet një shtytje përfundimtare".

Por Kievi dhe Evropa, shtoi ai, duket se po forcojnë përpjekjet e tyre për të minuar marrëveshjen.

"Unë besoj se 25 dhjetori 2025 do të mbetet në kujtesën tonë si një moment historik, dita kur iu afruam shumë një zgjidhjeje. Nëse do të arrijmë të bëjmë shtytjen përfundimtare dhe të arrijmë një marrëveshje, do të varet nga ne dhe nga vullneti politik i palës tjetër", përfundoi ai.

Ora 17:11
BE: Jemi në kontakt me Kievin, asnjë shenjë paqeje nga Moska

1758718626_1754399883bashkimievropian1.jpg

'Ndërsa bisedimet në Miami vazhdojnë, nuk ka indikacione se Rusia është e interesuar për paqe ose një armëpushim. Qasja e Evropës mbetet e dyfishtë: vazhdimi i mbështetjes së Ukrainës dhe rritja e presionit mbi Rusinë për t'u angazhuar seriozisht në negociata”, tha zëdhënësja e Komisionit Evropian, Arianna Podestà, duke raportuar kontakt të vazhdueshëm me partnerët ukrainas për të arritur një fund të drejtë, të qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës të luftës ruse.

Zëdhënësja kujtoi telefonatën e 23 dhjetorit midis Ursula von der Leyen dhe Volodymyr Zelensky, duke theksuar se Brukseli mirëpret iniciativën e paqes së Trump.

“Megjithatë, që çdo plan paqeje të ketë sukses, mbështetja e Evropës do të jetë thelbësore”, theksoi ajo.

Ora 15:46
Zelensky: Plani me 20 pika mbi të cilin kemi punuar është 90% gati

1764656683_volodymyrzelensky.jpeg

Plani 20-pikësh i paqes i SHBA-së për Ukrainën është "rreth 90% gati", njoftoi Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky duke konfirmuar se do të takohet me presidentin e SHBA-së Donald Trump në Florida të dielën.

"Plani 20-pikësh mbi të cilin kemi punuar është 90% gati. Detyra jonë është të sigurohemi që gjithçka është 100% gati. Nuk është e lehtë, por duhet t'i afrohemi rezultatit të dëshiruar me çdo takim, me çdo bisedë", tha Zelensky.

Takimi i njoftuar është zhvillimi më i fundit në një iniciativë të gjerë diplomatike të udhëhequr nga SHBA-ja për t'i dhënë fund luftës gati katërvjeçare në Ukrainë, por përpjekjet janë përballur me kërkesa të ashpra kontradiktore nga Moska dhe Kievi.