Lufta në front dhe terren nuk është ndalur por Donald Trump duket optimist se negociatorët e tij specialë kanë hedhur hapa pozitive sa i takon një takimi të nivelit të lartë që do të sjellin fundin e luftës më afër.
"Po bëjmë shumë përparim për çështjen Rusi–Ukrainë. Shumë shpejt do të organizohet një takim me presidentin Putin dhe presidentin Zelensky", tha Trump.
Trump nuk u shpjegoi gazetarëve se për cfarë takimi bëhej fjalë, nëse ai vetë do të merrte pjesë, nëse Putin dhe Zelneksy do të ishin ballë përballë njërit tjetrit apo do të ishin takim të emisarëve të tij special me lideërt rus dhe ukrainas veç e veç.
Përpjekjet e amerikanë ndërkohë me të dërguarin special Uitkof dhe Kushner vazhdojnë koordinimet me Moskën dhe Kievin.
Kievi dhe Moska nuk e kanë komentuar deklaratën e trump, por më herët Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka deklaruar se një takim trepalësh mes Ukrainës, SHBA-së dhe Rusisë mund të zhvillohej në nëntor, me synimin për të rifilluar negociatat e paqes. Ai ka theksuar se çështjet territoriale duhet të diskutohen në nivelin e liderëve.
Nga Kremlini është thënë se një takim trepalësh mund të zhvillohej në nëntor në Abu Dhabi por zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka këmbëngulur në deklarata të mëparshme se një takim i drejtpërdrejtë Putin–Zelensky duhet të zhvillohet në Moskë.





Komente
Komento