UASHINGTON - Sapo shtrënguan duart në Shtëpinë e Bardhë, presidenti i SHBA Donald Trump e komplimentoi Volodymyr Zelenskyn për xhaketën. Zelensky, duke e falenderuar për ftesën, i tha se Putini nuk është gati për paqe, por me ndihmën e tij, mund t'i jepnin fund luftës në Ukrainë.
Presidenti ukrainas, i pyetur nëse do të bënte lëshime për t'i dhënë fund luftës, tha se është i gatshëm që të flasë në çdo format negociues. Ai theksoi edhe rëndësinë e një garancie sigurie me SHBA-në, duke e cilësuar si "dokumentin më të rëndësishëm sepse Shtetet e Bashkuara janë shumë të forta".
"Para së gjithash, mendoj se duhet të ulemi dhe të flasim. Pika e dytë, ne kemi nevojë për një armëpushim. Edhe tani që shihni në Lindjen e Mesme, është shumë e vështirë të mbahet një armëpushim. Jam i gatshëm të flas në çdo lloj formati. Dypalëshe, trepalëshe: nuk ka rëndësi. Vetëm paqe. Kjo është e rëndësishme.", tha ai.
Zelensky i propozoi një "marrëveshje" për t'i dhënë SHBA mijëra dronë ukrainas në këmbim të raketave Tomahawk shumë të dëshiruara për të shënjestruar objektivat thellë në Rusi. Trump shprehu interes për dronët e Ukrainës, por për të, dhënia e raketave të tilla Kievit do të shënonte një përshkallëzim. Ai tha se shpreson se raketat Tomahawk nuk do të duhet që të përdoren deri në fund të luftës, për të cilën shprehu bindjen se do të përfundojë shumë shpejt.
“Dhënia e Tomahawk-ëve Kievit do të ishte një përshkallëzim, por do të flasim për këtë. Shpresojmë që ato nuk do të nevojiten deri në fund të luftës. Do të diskutojmë mundësinë e sulmeve në tokën ruse”, tha Trump.
Trump përjashtoi gjithashtu edhe mundësinë e një takimi trepalësh. I pyetur nëse Putin po i zvarrit mundësitë për diskutime, Trump u shpreh se ai dëshiron t'i japë fund luftës.
"Takime të ndara, jo takime trepalëshe, me Putinin dhe Zelenskyn. Ka një marrëdhënie të keqe midis të dyve.", tha Trump.

“Putin dëshiron që lufta të përfundojë, ndoshta po përpiqet të fitojë kohë. India nuk do të blejë më naftë ruse” – tha Donald Trump gjatë takimit në Shtëpinë e Bardhë me Volodymyr Zelensky, duke theksuar se gjërat “po ecin mjaft mirë”.
Volodymyr Zelensky i sugjeroi Donald Trumpit që Ukraina mund t'i ofrojë SHBA-së mijëra dronë nëse Uashingtoni i lejon të përdorë raketat Tomahaëk për të shënjestruar brenda Rusisë.
"Kjo është arsyeja pse mund të punojmë së bashku, ku mund të forcojmë prodhimin amerikan. Ne kemi një propozim të madh me dronët tanë", u shpreh presidenti i Ukrainës.
Edhe presidenti i SHBA u pyet nëse do të ishte i interesuar për një marrëveshje të tillë.
"Po, do të ishim. Ne kemi shumë dronë tani. Ne i ndërtojmë vetë dronët tanë, por blejmë edhe dronë nga të tjerët, dhe ata [Ukraina] prodhojnë dronë shumë të mirë.", u shpreh Trump.

Presidenti i SHBA, Donald Trump përjashtoi mundësinë e një takimi trepalësh me Volodymyr Zelenskun dhe Vladimir Putinin.
"Takime të ndara, jo takime trepalëshe, me Putinin dhe Zelenskyn. Ka një marrëdhënie të keqe midis të dyve.", tha Trump.
Ai komentoi edhe mundësinë e dhënies Kievit të raketave Tomahaëk, që sipas tij, do të përbënin një përshkallëzim.
“Dhënia e Tomahawk-ëve Kievit do të ishte një përshkallëzim, por do të flasim për këtë. Shpresojmë që ato nuk do të nevojiten deri në fund të luftës. Do të diskutojmë mundësinë e sulmeve në tokën ruse”, tha Trump.
Sipas tij, edhe Putin dëshiron t'i japë fund luftës.
“Putini dëshiron që lufta të mbarojë, ndoshta dëshiron të humbasë kohë. India nuk do të blejë më naftë ruse”, tha Trump.
Megjithatë, presidenti i SHBA u shpreh optimist teksa tha se ka shumë mundësi që lufta në Ukrainë të ndalet së shpejti.
"Mendoj se kemi një shans shumë të mirë për ta përfunduar luftën në Ukrainë shpejt, përpara se të takohem me Xi pas dy javësh", shtoi ai.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky u pyet nga një gazetar në Shtëpinë e Bardhë nëse do të bëjë lëshime për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë. Ai tha se është i gatshëm të flasë në çdo format, ndërsa u shpreh mes të tjerash gjithashtu se mund t'i japin fund luftës me ndihmën e Trumpit.
"Para së gjithash, mendoj se duhet të ulemi dhe të flasim. Pika e dytë, ne kemi nevojë për një armëpushim. Edhe tani që shihni në Lindjen e Mesme, është shumë e vështirë të mbahet një armëpushim. Jam i gatshëm të flas në çdo lloj formati. Dypalëshe, trepalëshe: nuk ka rëndësi. Vetëm paqe. Kjo është e rëndësishme."
Më tej ai tha se sigurimi i garancive dypalëshe të sigurisë me SHBA-në është "dokumenti më i rëndësishëm sepse SHBA-të janë shumë të forta".

Presidenti i SHBA, Donald Trump mirëpriti në Shtëpinë e Bardhë presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky. Sapo e takoi, Trump e komplimentoi për veshjen. "Mendoj se ai duket shumë bukur me xhaketën e tij", tha ai.
Në takimin e tyre të parë në shkurt në Shtëpinë e Bardhë pas rikthimit në pushtet të Trump, Zelensky u kritikua nga një gazetar në Zyrën Ovale pasi nuk kishte veshur një kostum.
Zelensky i u vesh më zyrtarisht për takimin e tij të dytë në Uashington në gusht, dhe duket se e ka bërë këtë përsëri sot.
Komente









