Moska njoftoi se ka nisur fazën e tretë të stërvitjeve të saj për përdorimin e armëve bërthamore taktike.
Sipas asaj që deklaroi Ministria e Mbrojtjes ruse "kjo fazë e stërvitjes përfshin trajnimin e sistemeve raketore Iskander-M dhe avionëve të ndryshëm".
Ndërkohë forcat ruse nisën "një nga sulmet më masive me dron" në Ukrainë në mesnatë, me 89 mjete ajrore pa pilot. Lajmi u bë i ditur nga Forcat Ajrore të Kievit Telegram të cilët theksuan se "të gjitha objektivat u rrëzuan".
“Armiqtë përdorën të njëjtin numër Shahed (dronësh) si në natën e Vitit të Ri, 1 janar 2024”, thuhet në mesazh.
Rusët lëshuan edhe "një raketë të drejtuar X-59 nga hapësira ajrore e rajonit të pushtuar Kherson për të sulmuar rajonin e Mykolaiv" dhe ajo gjithashtu u shkatërrua, theksojnë Forcat Ajrore.