Lufta në Ukrainë/ Washington Post: Sulmi në Kursk shkatërroi negociatat sekrete midis Moskës dhe Kievit në Doha

Lufta në Ukrainë/ Washington Post: Sulmi në Kursk shkatërroi negociatat sekrete midis Moskës dhe Kievit në Doha

Kursk

Ukraina dhe Rusia duhej të dërgonin delegacione në Doha në fund të gushtit për të negociuar një marrëveshje historike që do të ndalonte sulmet ndaj infrastrukturës së energjisë elektrike nga të dyja palët, por ofensiva ukrainase në Kursk e prishi këtë iniciativë shkruan Washington Post duke cituar diplomatë dhe zyrtarë.

Shpresa ishte se negociatat mund të çonin në një marrëveshje më gjithëpërfshirëse për t'i dhënë fund luftës, sipas zyrtarëve që folën në kushte anonimiteti.

Zyrtarët ukrainas dhe rusë nuk janë takuar ballë për ballë për bisedime që nga muajt e parë të luftës, kur delegacionet nga të dyja palët u mblodhën për bisedime sekrete në Stamboll. Këto negociata përfundimisht dështuan. Të dy palët ranë dakord më vonë për një marrëveshje drithërash që bëri që Rusia të heqë përkohësisht një bllokadë detare, duke i lejuar Ukrainës të eksportojë drithërat përtej Detit të Zi.

Edhe përpjekjet për të krijuar korridore humanitare kryesisht kanë dështuar. Një diplomat i informuar mbi bisedimet tha se zyrtarët rusë e shtynë takimin e tyre me zyrtarët e Katarit pas inkursionit të Ukrainës në Rusinë perëndimore.

Delegacioni i Moskës e përshkroi atë si "një përshkallëzim", tha diplomati, duke shtuar se Kievi nuk e paralajmëroi për ofensivën ndërkufitare.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:35
Avionët luftarakë F-16 ngjallin shpresa në Ukrainë

Foto: Avionë luftarakë F-16

Pas shumë vonesash, Ukraina njoftoi këtë muaj se ka filluar të furnizohet me avionë luftarakë amerikanë F-16 nga aleatët e saj evropianë. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës Mariia Prus, nuk dihet numri i avionëve të dhuruar deri tani, por planet janë që rreth 20 të dërgohen në Ukrainë brenda këtij viti.

Avionët e shumëpritur luftarakë F-16 u ngjitën në qiellin e Ukrainës.

Video e publikuar më 4 gusht nga zyra e Presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy, është konfirmimi i parë zyrtar i furnizimit të Kevit me avionë F-16.

Ky është një përparim i madh për forcat ajrore ukrainase që deri vonë kishin vetëm avionë luftarakë të epokës sovjetike.

Gjenerali James Hecker, Komandant i Forcave Ajrore amerikane në Evropë thotë se avionët F-16 nuk pritet të sjellin ndryshime të mëdha në fushëbetejë, përballë sistemeve të avancuara ruse.

“Nuk do të jetë ai plumbi i artë, që papritur, pas furnizimit me avionë F-16 ata do të mbizotërojnë hapësirën ajrore”, thotë ai.

Koloneli në pension i Forcave Ajrore amerikane, Jeffrey Fischer thotë se avionët F-16 janë shumë të përparuar dhe se varësisht nga numri do të rritet edhe ndikimi i tyre.

“Kur arrin në 12, 24, 36 bëhet sfiduese. Sepse tani Ukraina është në gjendje të ekzekutojë misionin që dëshiron - që është mbizotërimi i ajrit, pra të jetë në gjendje të kontrollojë hapësirën ajrore të territorit të vet dhe të planifikojë fuqinë ajrore kundër forcave ruse”, thotë zoti Fischer.

Ukrainës i janë premtuar 65 avionë F-16 nga aleatët perëndimorë. Por një tjetër sfidë është mungesa e pilotëve të stërvitur ukrainas. Ish-piloti i forcave ajrore amerikane, Dan Hampton thotë se një zgjidhje e mundshme mund të jetë krijimi i kushteve që ish-pilotët perëndimorë të drejtojnë këta avionë për Ukrainën.

“Këtu hyjnë në punë njerëzit si unë. Nëse hiqen pengesat, kjo na mundëson që të shkojmë si vullnetarë dhe të ndihmojmë Ukrainën. Atëherë mund ta zgjidhim problemin”, thotë nënkoloneli në pension.

Për momentin, zyrtarët ukrainas thonë se avionët F-16 do të luajnë një rol të rëndësishëm në mbrojtjen e Ukrainës nga sulmet ruse me raketa dhe dron.VOA

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Refuzoi gjobën, i riu dhunon efektivin e policisë në Ksamil! Shpallet në kërkim, shoqërohet i vëllai

Refuzoi gjobën, i riu dhunon efektivin e policisë në Ksamil! Shpallet në kërkim, shoqërohet i vëllai