Ukraina po përgatit një përgjigje ndaj një vale të re të përshkallëzimit rus dhe po punon me partnerët për të siguruar paketa shtesë të mbrojtjes ajrore dhe municione për avionët luftarakë F-16.
Kështu deklaroi presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në një mesazh në Telegram.
"Një raport nga kreu i Shërbimit të Sigurisë së Ukrainës, Oleksandr Poklad, dhe zëvendëskryetari i Zyrës Presidenciale, Pavlo Palisa. Së pari, ne po përgatisim përgjigjet tona ndaj kësaj vale të përshkallëzimit rus", tha ai.
Ai gjithashtu theksoi se Ukraina po punon përmes të gjitha kanaleve të disponueshme me partnerë të aftë për të ofruar mbështetje shtesë, duke përfshirë sisteme të mbrojtjes ajrore dhe municione për F-16. Zelensky falënderoi të gjitha vendet e gatshme të ofrojnë ndihmë.
"Së treti, ne vazhdojmë të përmbushim kërkesat e bëra nga komandantët e korpusit dhe brigadave të ushtrisë gjatë takimeve në front", përfundoi ai.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Zelensky: Negociatorët ukrainas dhe amerikanë të premten dhe të shtunën takim në SHBA! Rusia sulmon dy autobusë, 33 viktima dhe 18 të plagosur









