Xhaçka: I jemi bashkuar sanksioneve ekonomike ndaj Rusisë! Tre shqiptarë kanë kërkuar ndihmë! Pushtimi i Ukrainës, shkelje e marrëveshje të firmosura nga vetë Rusia

 

Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, tha në Kuvend se pushtimi i Ukrainës është shkelje e marrëveshjeve të firmosura nga vetë Rusia. Xhaçka theksoi se i janë bashkuar sanksioneve ekonomike të BE-së ndaj Rusisë. Xhaçka deklaroi se tre shqiptarë kanë kërkuar ndihmë në Ukrainë, ndërsa i është sugjeruar të largohen në rrugë tokësore drejt Polonisë, ku do të priten nga ambasada shqiptare atje.

Pushtimi i Ukrainës është shkelje flagrante e marrëveshjeve të firmosura nga vetë Rusia. Shqipëria dënon aktin e agresionit rus dhe e konsideron atë jo vetëm një akt kundër Ukrainës, por dhe kundër themeleve të rendit dhe sigurisë ndërkombëtare. Si bashkë-penë-mbajtëse me SHBA për Ukrainën dhe në bashkërendim me vendet e tjera të njëmendta: Shqipëria po jep kontribut të mirëfilltë në hartimin projekteve të dokumenteve që do të shtrohen për diskutim në Këshillin e Sigurimit. Në kuadër të OSBE, në mbledhjen urgjente të thirrur pas njohjes së pavarësisë së të ashtuquajturave republika të Doneskut dhe Luhanskut, Shqipëria ka mbajtur qëndrim të fortë në mbështetje të pavarësisë dhe tërësisë territoriale të Ukrainës, të parimeve të bashkëpunimit dhe të arkitekturës së sigurisë të ngritur nga kjo organizatë.

Shqipëria nuk është mjaftuar vetëm me fjalë dhe linjëzim politik me BE, SHBA, MB dhe vende të tjera të njëmendta: që në krye të herës i jemi bashkuar sanksioneve ekonomike që BE vendosur ndaj Rusisë, duke marrë mbi vete edhe sanksionet që Rusia ka vendosur si reagim. Dje vendosëm t’i bashkohemi deklaratës së Bashkimit Evropian që dënoi fuqishëm vendimin e Rusisë për të njohur rajonet e Donetsk dhe Luhansk, si entitete të pavarura dhe vendimin që pasoi për të dërguar trupa ruse në këto zona – deklaratë që përcaktoi se do të ketë sanksione shtesë ndaj Rusisë. Ne do të bashkohemi dhe me këto sanksione. Shqipëria ka mbajtur një qëndrim të hapur, të qartë dhe të argumentuar ndaj politikës ruse në rajon dhe më gjerë, qëndrim që përputhet me atë të ShBA dhe BE dhe që e bën këtë qëndrimi të vendit tonë të dallueshëm në rajon.

Si një vend anëtar i NATO-s na rritet edhe më shumë përgjegjësia për ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor dhe më gjerë. Kjo e bën Shqipërinë të dallueshme dhe të aftë për të luajtur një rol udhëheqës në rajon. Po e mbyll ndërhyrjen time, me vëmendjen që i kemi kushtuar qytetarëve shqiptarë që ndodhen në Ukrainë, ndonëse në numër shumë të vogël dhe me familje të krijuara atje prej vitesh. Që para 10 ditësh, MEPJ ka bërë thirrje për largim nga Ukraina, duke dhënë numrat e kontaktit të vënë në dospozicion. Që prej atëherë, Ambasada jonë në Varshavë dhe Drejtoria Konsullore në MEPJ kanë qenë në kontakt me këta qytetarë shqiptarë. Deri më sot ata nuk kanë kërkuar asistencë për largim nga Ukraina. Vetëm sot, 3 qytetarë kanë kërkuar asistencë, pasi kanë prerë biletë avioni dhe fluturimet janë anulluar. U kemi sugjeruar kalimin me rrugë tokësore në kufirin me Poloninë ose Rumaninë dhe ambasadat tona në këto dy vende janë të gatshme për t’i pritur dhe asistuar. Sa i përket shtetasve shqiptarë në Misionin e OSBE në Ukranië: prej 11 të punësuarve (të sekonduarve) në këtë Mision, 6 janë larguar dhe 5 janë në Ukrainë. Jemi në kontakt me OSBE për zbatimin e Planit te evakuimit dhe kemi kontakt të vazhdueshëm për secilin prej të sekonduarve."-tha Xhaçka.


Lajmi kryesor:

Pushtimi i Ukrainës, Rama: Krah NATO-s e BE-së kundër agresionit rus! Meta: E pajustifikueshme!Kim: SHBA-Shqipëri, bashkë kundër Moskës! Basha: Putin njësoi si Millosheviçi


/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja